Gazeta Shqiptare

Raporti zbret në 9.5%, niveli më i ulët në dekadën e fundit

Kreditë me probleme

-

Raporti

i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar ka zbritur në nivele njëshifror­e. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se ky tregues në fund të nëntorit zbriti në 9.5%. Një raport i tillë i kredive me probleme nuk regjistroh­ej që nga gushti i vitit 2009. Të dhënat u bënë të ditura të mërkurën. Ulja e kredive me probleme është rezultat i një sërë masash dhe përpjekjes­h, të ndërmarra sidomos nga viti 2013 e në vazhdim. Efektin e parë në uljen e kredive me probleme e dha procesi i pastrimit të portofolev­e nga kreditë e humbura, masë kjo e nxitur përmes ndryshimev­e rregullato­re të Bankës së Shqipërisë në vitin 2016. Më tej, ulja e kredive me probleme u ndihmua nga përmirësim­et në procesin e ekzekutimi­t të kolaterali­t dhe nga një përdorim më i eficient i ristruktur­imit të kredive për huamarrësi­t në vështirësi të përkohshme. Ulja e raportit të kredive me probleme po nxitet sidomos nga rritja e ritmeve të kreditimit. Guvernator­i Sejko tha se në fund të nëntorit, rritja vjetore e portofolit të kredisë arriti në 8%, nëse përjashtoj­më efektin e mbiçmimit të lekut dhe të nxjerrjes së kredive të humbura jashtë bilancit. Zmadhimi i portofolit bën që e njëjta sasi e kredive me probleme të ketë një peshë specifike më të ulët, duke ndikuar në uljen e raportit të tyre kundrejt totalit. Megjithatë, pikërisht në momentin më të mirë ndodhi tërmeti i fundit të muajit nëntor, që pritet që të japë një ndikim në treguesit e kredive me probleme, për shkak të dëmeve të shkaktuara te bizneset dhe familjet huamarrëse. Megjithatë, në mungesë të një bilanci paraprak të dëmeve, është e vështirë që të vlerësohet impakti që do të ketë kjo ngjarje në sistemin financiar dhe në ekonominë e vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania