Gazeta Shqiptare

Zbardhen 272 emrat e mjekëve që do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit

Qendra e Shërbimeve Arsimore: Dokumentac­ioni që duhet të paraqesin para testit Lista e plotë, data e testimit për secilin kandidat

-

Mjekët, farmacistë­t, stomatolog­ët e in fermierët do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit për profesione­t e mjekësisë deri në fund të janarit të 2020- ës. Testimi do të zhvillohet edhe për fizioterap­istët, logopedist­ët, mamitë, teknikët e imazherisë dhe teknikët e laboratori­t. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot emrat e 272 mjekëve që do të testohen dhe datat përkatëse për secilin kandidat. "Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ( QSHA) me adresë bulevardi "Zhan D'Ark", Nr. 23 ( ish- godina e ATSH), Tiranë. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit", - thekson Qendra e Shërbimeve Arsimore.

DOKUMENTAC­IONI

Në ditën e provimit kandidati duhet të ketë me vete letërnjoft­imin ( kartë ID ose pasaportë) për pjesëmarrj­e në provimin e shtetit ( dokumenti origjinal); kopje të kartës ID ose pasaportës, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA në një bankë të nivelit të dytë/ postë ( sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrj­es. "Për paraqitjen në qendrat e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimi­t gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifiki­mi. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit, ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit", - bën me dije QSHA.

Kandidatët duhet të verifikojn­ë emrin, atësinë, mbiemrin si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të QSHA. Ligji "Për profesione­t e rregulluar­a në Republikën e Shqipërisë" në nenin 7 thekson se personi që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ ose kualifikim­e profesiona­le në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania