Gazeta Shqiptare

Profili "Arsim special", për herë të parë licencohet "Mësuesi Ndihmës"

MASR: 83% e të testuarve rezultojnë të suksesshëm

-

Për

herë të parë në Sh qipëri u realizua licencimi i "Mësuesi Ndihmës", në kuadër të profilit "Arsim Special". Dy ditë më parë, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore ( QSHA), është zhvilluar provimi i shtetit për profesioni­n e rregulluar të mësuesit, në profilin "Arsim Special", procedurat dhe vijimësia e të cilit përfunduan me sukses. Sakaq, nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë ( MASR) janë ngritur prej muajsh komisionet përkatëse dhe gru

KANDIDATET NE TESTIM

Nga 30 kandidatë të shpallur në faqen zyrtare të QSHA, dy ditë më parë iu nënshtruan testimit përkatës 24 kandidatë. Nga këta, 20 kandidatë ( ose 83% e pjesëmarrë­sve) rezultuan të suksesshëm në provim.

pet e punës për të punuar mbi programin orientues të provimit të shtetit dhe fondin e pyetjeve, që do të shërbejë për të vlerësuar kandidatët e ardhshëm në

këtë profil. Drejtoritë Rajonale Arsimore Parauniver­sitare kanë nxjerrë njoftimet për aplikime të studentëve që i përmbushin kriteret e formimit universita­r dhe kanë dorëzuar listat e kandidatëv­e potencialë pranë QSHA dhe MASR.

TESTIMI

Nga 30 kandidatë të shpallur në faqen zyrtare të QSHA, dy ditë më parë iu nënshtruan testimit përkatës 24 kandidatë. Nga këta, 20 kandidatë ( ose 83% e pjesëmarrë­sve) rezultuan të suksesshëm në provim.

PËRFSHIRJA NË SISTEM

Në vijim, profili i "Arsimit Special" do të jetë pjesë e inkorporua­r në tërësinë e profileve që ka mësuesia, duke u përfshirë në sezonet e ardhshme të provimit të shtetit në profesioni­n e rregulluar të mësuesit. Arsimi gjithëpërf­shirës është pjesë integrale dhe prioritet kyç i punës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania