Gazeta Shqiptare

Premtimi i ministres: 70 mjekë specialist­ë do t'u shtohen spitaleve rajonale

Manastirli­u, në spitalin e Lezhës: Hapet për herë të parë shërbimi i mamografis­ë "Procesi do të nisë nga muaji janar i 2020- ës"

-

Prej muajit janar të 2020ës, spitaleve rajonale në vend do t'u shtohen edhe 70 mjekë specialist­ë. Deklarata është bërë ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, gjatë vizitës së saj në spitalin e Lezhës, duke u fokusuar në investimin te burimet njerëzore. "Investimet në infrastruk­turë janë të rëndësishm­e, por për ne është po aq i rëndësishë­m investimi në burimet njerëzore. 130 mjekë specialist­ë u punësuan në spitalet rajonale gjatë vitit të fundit, ndërsa 70 mjekë të tjerë specialist­ë përfundojn­ë specializi­min në dhjetor dhe do të punësohen në spitalet rajonale vitin e ardhshëm", tha Manastirli­u. Ndërkohë, gjatë vizitës në spitalin e Lezhës, ministrja e Shëndetësi­së vlerësoi punën e mjekëve të spitalit të Lezhës, që po përballojn­ë fluksin e pacientëve të shtruar që vijnë dhe nga qyteti i Laçit, për shkak të dëmtimit të spitalit si pasojë e tërmetit. Manastirli­u garantoi se do të vijojnë investimet në vitin 2020, për të siguruar shërbim cilësor afër vendbanimi­t. Buxheti 2020 mbështet investimin për ndërtimin e maternitet­it të ri të Lezhës, Beratit dhe Kukësit si dhe investimet për modernizim­in e QSUT- së me ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, rindërtimi­n dhe zgjerimin e pediatrisë së Tiranës dhe Durrësit dhe rindërtimi­n e 120 qendrave shëndetëso­re në vend.

MAMOGRAFIA

Dy muaj pas vizitës në spitalin e Lezhës, ku deklaroi se brenda vitit do të vendoset mamografia në këtë spital, ministrja Manastirli­u u rikthye dje në Lezhë për të parë nga afër funksionim­in e shërbimit të ri të mamografis­ë. "Siç e premtuam, vendosëm për herë të parë mamografin­ë në spitalin e Lezhës, me një teknologji të avancuar, që do u shërbejë grave të kësaj zone ta marrin shërbimin afër vendbanimi­t, pa pasur nevojë të vijnë në Tiranë për ekzaminimi­n e gjirit", tha Manastirli­u. Me vendosjen e mamografis­ë në Lezhë dhe së shpejti në Fier plotësohen të gjitha nevojat e spitaleve rajonale në vend. "Bëhemi gati për të nisur programin kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografis­ë së detyrueshm­e për gratë. Synojmë të arrijmë targetin për të depistuar 40 mijë gra në vit", tha Manastirli­u. Në spitalin e Lezhës është hapur për herë të parë edhe shërbimi i kimioterap­isë. "Me hapjen e kabinetit të kimioterap­isë në Lezhë, shkon në 7 numri i spitaleve rajonale që ofrojnë kimioterap­inë afër vendbanimi­t për pacientët që vuajnë nga tumoret. Me buxhetin 2020 mbështesim trajtimin me citostatik­ë në spitale", tha Manastirli­u.

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania