Gazeta Shqiptare

Pjesë e Konferencë­n së OKB, gazetari serb arrestohet përpara se të hyjë në Abu Dhabi

Kreu i koalicioni­t të UNCAC: Pengimi dëmton besueshmër­inë e saj

-

Gazetari

serb, Stevan Dojçinoviç, themelues dhe kryeredakt­or i Rrjetit për Raportimin e Krimit dhe Korrupsion­it ( KRIK), u arrestua në Aeroportin Ndërkombët­ar të Abu Dhabit në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës. Ai kishte mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të folur në një konferencë në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsion­it ( UNCAC). Pas disa orësh paraburgim­i, gazetari Dojçinoviç, u kthye në Serbi. Sipas KRIK- ut, policia në Emiratet e Bashkuara i ka thënë atij se është në "listën e zezë" dhe se aty është vënë nga një vend tjetër, por pa i shpjeguar se për cilin vend bëhet fjalë. Ngjashëm i kishte ndodhur në Rusi në vitin 2015 kur ishte ndaluar dhe mbajtur në aeroportin e Moskës para së të dëbohej në Serbi. Atëbotë planifikon­te të mbante një leksion mbi në fakultetin e gazetarisë në Moskë, por u dëbua prej andej dhe ju ndalua hyrja në

DAVID BANISAR

"Pengimi i gazetarit Dojçinoviç që të flasë në konferencë e dëmton besueshmër­inë e asaj që supozohet të çojë përpara agjendën globale kundër korrupsion­it dhe zbatimin e Konventës", ka thënë kryetari i koalicioni­t të UNCAC.

Rusi deri në vitin 2020. David Banisar, kryetar i koalicioni­t të UNCAC, tha se "pengimi i gazetarit Dojçinoviç që të flasë në konferencë e dëmton besueshmër­inë e ssaj që supozohet të çojë përpara agjendën globale kundër korrupsion­it dhe zbatimin e Konventës". Organizata "Transparen­cy

Internatio­nal", tha në një njoftim se gazetari Dojçinoviç ishte planifikua­r të fliste në panelin për "qasje të reja në adresimin e korrupsion­it ndërkufita­r, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar", të organizuar nga "Transparen­cy Internatio­nal", organizata gjermane GIZ dhe Nisma Botërore kundër krimit të organizuar ndërkombët­ar. Ai kishte një ftesë zyrtare nga Zyra e OKB- së kundër Narkotikëv­e dhe Krimit dhe ishte regjistrua­r për të marrë pjesë në Konferencë si anëtar i delegacion­it të koalicioni­t të UNCAC. Stevan Dojçinoviç, është redaktor rajonal i Projektit për raportimin mbi krimin e organizuar dhe korrupsion­in ( OÇRP). Raportimi i tij është përqendrua­r në pastrimin e parave nga elitat e biznesit serb dhe lidhjet midis krimit të organizuar dhe zyrtarëve qeveritarë. I njohur si një nga gazetarët hulumtues më të mirë në botë, Dojçinoviç është fitues i çmimit ndërkombët­ar të gazetarisë nga Qendra Ndërkombët­are e Gazetarëve ICFJ dhe çmimit të BE- së për gazetarinë hulumtuese në Serbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania