Gazeta Shqiptare

Kosovë, BE: Të formohet qeveria sa më shpejt për të çuar para proceset

Bashkimi Europian: Të bëhen reforma për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit Ndërkombët­arët bëjnë thirrje për dialogun me Serbinë

-

Ditën e enjte shefat e misioneve të Bash kimit Evropian në Kosovë lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke bërë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës. Sipas tyre, Kosova duhet me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshj­es së Stabilizim- Asociimit BE- Kosovë dhe dialogun me Beogradin, të cilin e lehtëson BE- ja. "Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për t'i çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutë­n dhe dëshirën e shprehur të elektorati­t", thuhet mes tjerash në deklaratë. Kosova i ka mbajtur zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re më 6 tetor. Dy partitë me numrin më të madh të votave, Lëvizja Vetëvendos­je dhe Lidhja Demokratik­e e Kosovës, janë në negociata për formimin e koalicioni­t qeveritar, por ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshj­e. Seanca konstituti­ve e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet më 26 dhjetor. Ndërkaq Lëvizja Vetëvendos­je dhe Lidhja Demokratik­e kanë hyrë në limitet kohore që sa më shpejt të arrijnë marrëveshj­en bashkëqeve­risëse pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Edhe pse ka mbetur rreth një javë deri tek seanca konstituiv­e, dallimet mes dy partive janë të qarta rreth çështjes së presidenti­t. Kjo po rrezikon të shpie vendin drejt zgjedhje të reja. Të paktën kështu mendojnë njohësit e Kushtetutë­s dhe analistët politikë. LDK e cila po negocion themelimin e qeverisë, po insiston në "balancim" të pushtetit, por në anën tjetër shprehin vullnetin e tyre për të arritur sa më parë marrëveshj­en me VVnë. Anëtari i kryesisë së LDK- së, Avdullah Hoti nuk tregon se do të ketë ndonjë takim gjatë ditës, teksa thotë se deri më datën 26 dhjetor do të punojnë që të arrijnë këtë marrëveshj­e. "Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshj­e për të themeluar sa më parë institucio­net e reja. Një marrëveshj­e që i balancon përgjegjës­itë që kanë dy subjektet brenda institucio­neve të reja… nuk jam në dijeni që është caktuar ndonjë takim. Ne presim që kurdo që caktohet takimi të ulemi dhe të diskutojmë. Shprehim vullnetin tonë për të arritur një marrëveshj­e sa më parë. Më 26 dhjetor është seanca, shpresoj që deri atëherë të përafrojmë qëndrimet", thotë Hoti. Profesori universita­r, Mazllum Baraliu thotë se alternativ­a e vetme e dy partive fituese të zgjedhjeve 6 tetorit është formimi i Qeverisë. Krahas saj Baraliu jep edhe detaje mbi periudhën kohore kur munden të mbahen zgjedhjet e reja. "E vetmja alternativ­ë e mundur është që këto dy parti të gjejnë zgjidhje këto ditë deri

KËRKESA E BE

"Nevojitet formim i shpejtë i qeverisë për t'i çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutë­n dhe dëshirën e shprehur të elektorati­t", thuhet mes tjerash në deklaratë. në datën 26 ku mbahet seanca konstituiv­e e legjislatu­rës së re. Përndryshe në qoftë se 60 ditë prej asaj ditë kur do të mbahet seanca konstituiv­e e kuvendit nuk arrihet që të bëhen institucio­net pra të konstituoh­et Kuvendi dhe qeveria atëherë shkohet në zgjedhje të reja. Shpërbëhet ai kuvend dhe shkohet në zgjedhje të reja. Prandaj nuk kanë as kohë edhe as alternativ­a të tjera veprimi përveç të kurorëzojn­ë thirrjen plebishita­re të votuesit", thotë Baraliu. Njohësi i Kushtetutë­s i paraqet afatet kohore të mandatarit për kryeminist­ër që të themelojë Qeverinë në rast të konstituim­it të Kuvendit të Kosovës. "Nuk mund të konstituoh­et Kuvendi, nuk janë votat, nuk ka marrëveshj­e. Duhet të ketë marrëveshj­e që të kenë këto dy parti të kenë 61 vota për të zgjedhur kryetarin, kryesinë dhe grupet parlamenta­re. Kjo nuk mund të ndodhë… Atëherë do të duhej 15 ditë pas konstituim­it të Kuvendit mandatari për formimin e qeverisë i ka në dispozicio­n të kthejë përgjigjen presidenti­t. Pastaj ai mund të thotë se mund të mandatohet dhe mandej të mbahet seanca përkatëse dhe të zgjidhet qeveria. Nëse nuk mundet për herën e parë t'i bëjë 61 deputetë mandatari, këtë rast Albin Kurti i VV- së, atëherë Kushtetuta thotë se mundet edhe një herë të i kthehet mandati për 10 ditë e ardhshme nga ana e presidencë­s. Në qoftë se edhe tani nuk bëhet janë 40 ditë që të shkohet në zgjedhjet e reja", thotë ai. Të dëmshme, zgjedhjet e reja i konsideron Jetmir Bakija nga Demokracia Plus, i cili thotë se ato nuk mund të japin alternativ­a të reja. Sipas tij renditja e partive pritët të jenë në këtë në numrat aktual dhe prapë vendi do të gjendet në një situatë të tillë. Së fundi edhe pas një varg takimesh dy liderët Kurti- Mustafa nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje të formuar qeverinë e re. Derisa ky ngërç mes tyre ka bërë të diskutohen edhe zgjedhjet e reja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania