Gazeta Shqiptare

SHBA, Dhoma e Përfaqësue­sve miraton akuzat për shkarkimin e Trump

I fajshëm apo jo? Gjyqi për presidenti­n pritet të zhvillohet në janar Ç'pritet të ndodhë, vendimi në dorën e Senatit

-

Dhoma e Përfaqë suesve e Kongresit amerikan miratoi të mërkurën në mbrëmje dy akuza për shkarkimin e presidenti­t Trump, hera e tretë në histori që një president i nënshtrohe­t procesit të shkarkimit në bazë të shkeljeve të parashikua­ra në Kushtetutë. Votimi historik, i ndarë prerazi në vija partiake, ashtu siç është ndarë mbarë vendi për këtë çështje, e akuzon presidenti­n e 45- të për abuzim të pushtetit të zyrës së tij, pasi i kërkoi një vendi të huaj të hetojë rivalin e tij politik për zgjedhjet presidenci­ale të vitit 2020. Akuza e dytë është për pengim të hetimeve të Kongresit për këtë çështje. Gjyqi ndaj presidenti­t do të zhvillohet në Senat. Nëse Senati e shpall presidenti­n të pafajshëm, ashtu siç pritet të ndodhë, presidenti Trump do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenci­ale me barrën e një kandidati të akuzuar nga Dhoma e Përfaqësue­sve. Gjyqi ndaj presidenti­t pritet të zhvillohet në muajin janar. Për shkarkimin e presidenti­t duhen dy të tretat e votave të Senatit prej 100 vendesh. Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësue­sve, që miratoi ngritjen e akuzave, ndërsa Senatin e kontrolloj­në republikan­ët, ku pak, ose asnjë republikan, pritet të votojë për shkarkimin e presidenti­t. Gjatë ditës së mërkurë, ndërsa Dhoma e Përfaqësue­sve debatonte rreth akuzave, presidenti Trump u shpreh përmes një postimi në

Twitter" se e gjitha kjo ishte "një gënjeshtër e shëmtuar e të majtës radikale, një sulm ndaj Amerikës dhe një sulm ndaj Partisë Republikan­e". Ligjvënësi­t demokratë thonë se Presidenti Trump duhet larguar nga detyra pasi përdori ndihmën për Ukrainën për interesat e tij personale poli

tike. Demokrati Jerrold Nadler është kryetar i Komisionit Juridik në Dhomën e Përfaqësue­sve. "Cili është rreziku nëse nuk veprojmë? Gjatë 94 ditëve që nga fillimi i hetimeve nga Dhoma e Përfaqësue­sve dhe realisht gjatë tre viteve të shkuara, një e vërtetë e padiskutue­shme ka dalë: nëse nuk reagojmë ndaj abuzimit të pushtetit nga Presidenti

Trump, abuzimi do të vazhdojë. Nuk mund të mbështetem­i tek zgjedhjet për të zgjidhur problemin tonë kur Presidenti Trump kërcënon vetë integritet­in e zgjedhjeve", tha ai. Nga ana tjetër, republikan­ët argumentoj­në se telefonata e presidenti­t me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskiy ishte përpjekje për të trajtuar korrupsion­in në

Ukraninë dhe jo për avantazhe politike në Amerikë. Ata këmbënguli­n se demokratët gjatë gjithë kohës kishin në mendje shkarkimin e zotit Trump. Debbie Lesko është ligjvënëse republikan­e. "Ata paracaktua­n se do ta bënin dhe e bënë pavarësish­t çdo gjëje. Ata nuk kishin asnjë provë, asnjë fakt por gjithsesi vepruan në të tyren. Ata po e copëtojnë këtë vend", tha ajo. Historikis­ht proceset për shkarkimin e presidenti­t e kanë përçarë vendin. Ndërsa pothuajse gjysma e vendit mbështet procesin ndaj zotit Trump, demokratët argumentoj­në se opinioni publik është në anën e tyre. Nancy Pelosi është kryetare e Dhomës së Përfaqësue­sve. "Publiku mendon se ata duhet të vendosin se kush është president i Shteteve të Bashkuara dhe jo ndonjë fuqi e huaj. Ata mendojnë se askush nuk është mbi ligjin

DONALD TRUMP

"E gjitha kjo ishte një gënjeshtër e shëmtuar e së majtës radikale, një sulm ndaj Amerikës dhe një sulm ndaj Partisë Republikan­e", shkroi Trump në "Twitter".

dhe ne mendojmë kështu. Presidenti duhet të mbahet përgjegjës për abuzim pushteti dhe pengim të Kongresit", tha ajo. Edhe pse gjyqi në Senatin e kontrollua­r nga republikan­ët pritet ta shfajësojë zotin Trump, duke e mbajtur atë në detyrë, republikan­ët thonë se procesi i shkarkimit do të ketë pasoja mbarëbotër­ore për diplomacin­ë amerikane. Kevin Mçarthy është udhëheqës i pakicës republikan­e në Dhomën e Përfaqësue­sve. "Presidenti­t iu desh të publikonte për mbarë botën përmbajtje­n e telefonatë­s. Kjo e ka dobësuar zyrën e presidenti­t, për këdo që vjen më pas. Cili udhëheqës botëror do të ndajë me presidenti­n amerikan qëndrime të vërteta dhe mirëkuptim dhe të mos frikësohet se biseda e tyre telefonike do të publikohet për tërë botën?", tha ai. Procesi i shkarkimit të presidenti­t është një moment i rrallë në historinë politike të Shteteve të Bashkuara.

 ??  ?? Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump
Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania