Gazeta Shqiptare

Autoriteti i Dosjeve: 8 prokurorët e SPAK? Nuk ka dokumente për ta

Pas verifikime­ve dalin të pastër, ja përgjigja zyrtare e institucio­nit që merret me dosjet “Për asnjë nga kandidatët e mësipërm, të cilët janë verifikuar nuk rezultojnë dokumente arkivore”

- Fatmira Nikolli

Tetë anëtarët e “Strukturës së Posaçme kundër Korrup sionit dhe Krimit të Organizuar” ( SPAK) dalin të jenë emra për të cilët nuk ka dosje tek Ish- Sigurimi i Shtetit. Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish- Sigurimit të Shtetit i është përgjigjur dje kërkesës për Informacio­n që “Gazeta Shqiptare” i dërgoi një javë më parë. Sipas përgjigjes zyrtare dhe vendimeve të marra që në muajin prill të këtij viti nga Autoriteti del se për prokurorët Arben Kraja ( i zgjedhur kryetar i SPAK), Behar Dibra, Edvin Kondili, Elida Celami, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho, institucio­ni i trajtimit të dosjeve për periudhën 19441991 nuk disponon dokumente arkivore.

“Për asnjë nga kandidatet e mësipërm, të cilët janë verifikuar nuk rezultojnë dokumente arkivore”, thuhet në ‘ e- mail’- in dërguar “Gazetës Shqiptare”. Ndërkohë, vihet në dukje se “z. Altin Dumani, prokuror në Prokurorin­ë e Apelit Tiranë nuk rezulton të jetë verifikuar nga ana jonë”. Më herët, studiues të periudhës së regjimit diktatoria­l janë shprehur se nga këta prokurorë, “njëri është hetues i diktaturës, tjetri bir hetuesi ( torturuesi i Vilson Blloshmit)”.

PËRGJIGJA ZYRTARE

E nderuar znj. Nikolli, Në përgjigje, të kërkesës për informacio­n me nr. 1736 të datës 18.12.2019, në zbatim të dispozitav­e ligjore të përcaktuar­a në Ligjin 119/ 2014 “Për të drejtën e informimit”, në lidhje me kërkesën për informacio­n për verifikimi­n e zyrtareve të SPAK ju informoj sa me poshtë:

Nga ana e AIDSSH- së deri më tani janë kryer verifikime për këta prokurorë,

1. Z. Arben Kraja, prokuror në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me verifikuar Vendimi i AIDSSH nr. 185 datë 03.04.2019.

2. Z. Behar Dibra, prokuror në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda verifikuar Vendimi nr. 183 datë 03.04.2019.

3. Z. Edvin Kondili, prokuror në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda verifikuar Vendimi nr. 184 datë 03.04.2019.

4. Z. Elida Celami ( Kaçkini) prokurore në Prokurorin­ë e Tiranës verifikuar Vendimi nr. 182 datë 03.04.2019.

5. Z. Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda verifikuar Vendimi nr. 184 datë 03.04.2019.

6. Z. Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorin­ë e Elbasanit verifikuar Vendimi nr. 182 datë 03.04.2019.

7. Z. Klodian Braho, prokuror në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda verifikuar Vendimi nr. 183 datë 03.04.2019.

Për asnjë nga kandidatet e mësipërm, të cilët janë verifikuar nuk rezultojnë dokumente arkivore.

Ndërsa z. Altin Dumani, prokuror në Prokurorin­ë e Apelit Tiranë nuk rezulton të jetë verifikuar nga ana jonë.

Me respekt.

Koordinato­ri Për të Drejtën e Informimit,

Selami Zalla

VENDIMET SIPAS RADHËS

Vendim Nr. 185,

Datë 03.04.2019 ( i shkurtuar) Bazuar në nenin 36 e vijues të ligjit nr. 45/ 2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ishsigurim­it të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionim­in e Organeve Kolegjiale të Administra­tës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti­t për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

1. Të informojë Institucio­nin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë për informacio­nin që kërkohet me shkresën nr., 144/ 1 prot. datë 21.02.2019, “Kërkesë për verifikimi­n e figurës së pastërtisë, përpara

emërimit të kandidatëv­e për Prokuror të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar” se:

a). Për zotin A. K., nga verifikime­t e kryera deri tani, nuk figuron të ketë materiale, në dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit, në emër të tij, sipas Nenit 29, pika 2 të Ligjit Nr. 45/ 2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

2. Kopje e këtij vendimi t’i dërgohet institucio­nit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendim Nr. 183,

Datë 03.04.2019 ( i shkurtuar) Bazuar në nenin 36 e vijues të ligjit nr. 45/ 2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ishsigurim­it të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionim­in e Organeve Kolegjiale të Administra­tës

Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti­t për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

1. Të informojë Institucio­nin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë për informacio­nin që kërkohet me shkresën nr., 144/ 1 prot. datë 21.02.2019, “Kërkesë për verifikimi­n e figurës së pastërtisë, përpara

emërimit të kandidatëv­e për Prokuror të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar” se:

a). Për zonjat dhe zotërinjtë 1. F. H., 2. V. M., 3. E. M., 4. E. K., 5. E. B., nga verifikime­t e kryera deri tani, nuk figurojnë të ketë materiale, në dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit, në emër të tyre, sipas Nenit 29, pika 2 të Ligjit Nr. 45/ 2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

2. Kopje e këtij vendimi t’i dërgohet institucio­nit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendim Nr. 184,

Datë 03.04.2019 ( i shkurtuar) Bazuar në nenin 36 e vijues të ligjit nr. 45/ 2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ishsigurim­it të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionim­in e Organeve Kolegjiale të Administra­tës

TUFA: KREU I SPAK, HETUES I DIKTATURËS Ish Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve të Diktaturës, Agron Tufa ka reaguar mbrëmë për SPAK. Ai shkroi: "Ish Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimi­n absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK- ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë ' krimesh e kriminelës­h të komunizmit', do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisënën­ë!"

Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti­t për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

1. Të informojë Institucio­nin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë për informacio­nin që kërkohet me shkresën nr., 144/ 1 prot. datë 21.02.2019, “Kërkesë për verifikimi­n e figurës së pastërtisë, përpara

emërimit të kandidatëv­e për Prokuror të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe

Krimit të Organizuar” se:

a). Për zonjat dhe zotërinjtë 1. D. M., 2. A. M., 3. B. D., 4. K. B., 5. Sh. C., nga verifikime­t e kryera deri tani, nuk figurojnë të ketë materiale, në dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit, në emër të tyre, sipas Nenit 29, pika 2 të Ligjit Nr. 45/ 2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

2. Kopje e këtij vendimi t’i dërgohet institucio­nit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendim Nr. 182,

Datë 03.04.2019 ( i shkurtuar) Bazuar në nenin 36 e vijues të ligjit nr. 45/ 2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ishsigurim­it të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionim­in e Organeve Kolegjiale të Administra­tës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti­t për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

1. Të informojë Institucio­nin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë për informacio­nin që kërkohet me shkresën nr., 144/ 1 prot. datë 21.02.2019, “Kërkesë për verifikimi­n e figurës së pastërtisë, përpara emërimit të kandidatëv­e për prokuror të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar” se: a). Për zonjat dhe zotërinjtë 1. E. O., 2. B. H., 3. E. K., 4. E. N., 5. D. B., nga verifikime­t e kryera deri tani, nuk figurojnë të ketë materiale, në dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit, në emër të tyre, sipas Nenit 29, pika 2 të Ligjit Nr. 45/ 2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

2. Kopje e këtij vendimi t’i dërgohet institucio­nit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 ??  ?? Faksimile e vendimit për kryetarin e SPAK Arben Kraja
Faksimile e vendimit për kryetarin e SPAK Arben Kraja
 ??  ?? Faksimile e përgjigjes zyrtare nga Autoriteti i Dosjeve
Faksimile e përgjigjes zyrtare nga Autoriteti i Dosjeve
 ??  ?? Anëtarë e SPAK në presidencë
Anëtarë e SPAK në presidencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania