Gazeta Shqiptare

Atjon Zhiti: Do ta sundojmë botën me buzëqeshje ...

- në 5 vjetorin e ikjes në qiell -

-

Ubënë 5 vjet që Atjon Zhiti, dhe pse në qiell, e shton praninë e tij prej dritë dhe dashurie mes njerëzve, jo vetëm mes atyre që e duan vazhdimish­t, shokëve dhe shoqeve dhe cilët e kanë njohur apo dëgjuar, por tashmë është bërë dhe emblema vezulluese e gjeneratës së tij, të atyre që lindën në liri, pas ’ 90. Studenti i Filozofisë, “19- vjeçari i përhershëm” siç e quajnë, që dinte vetëm të donte, thoshte se ne do të shkollohem­i nëpër universite­te në Europë e Amerikë e do të kthehemi që Shqipërinë ta bëjmë më të mirë ne. NE!

Adhuruesit e Atjonit janë të shumtë, jo vetëm në Tiranë, por dhe në Prishtinë e Tetovë, dhe në universite­te të tjera në Itali, në Milano, ku ai studionte për Filozofi, edhe te të rinjtë në diasporë, etj., etj., se ndërkaq ai ishte dhe anëtar i Parlamenti­t Rinor Europian, përfaqëson­te të rinjtë shqiptarë dhe punonte që “Europa të gjente Europë dhe në Shqipëri” siç i pëlqente të thoshte.

5 VJET

Bëma rinore, botime dhe vlerësime. Akte të qëndrueshm­e. Po veçojmë pesë:

1- Dolën libri i Atjonit me “traktate”, siç i quante ai, ese dhe kumte të forta, me jehonë në media dhe në lexues, me titullin emocionues “Për atë që dua( m)” dhe më pas albumi i shkëlqyer “Opera Atjon” me piktura, fantazi me ngjyrat e fëminisë dhe të adoleshenc­ës, për të cilat iu dha dhe një çmim në Paris.

Të shumta janë botimet e librave që kanë dalë me ilustrime të Atjonit, në Shqipëri, Kosovë e Itali, kalendarët vjetorë dhe me citate të tij në tre gjuhë, shqip, italisht e anglisht, etj. Atjoni ishte dhe anëtari më i ri i PEN Clubit italian. Në tekstet e letërsisë të shkollave 9vjeçare ka dhe një poezi me fotografi të Atjonit.

2- Çmimi Ndërkombët­ar në Kinema, “Giffoni”, me emrin “Atjon Zhiti”, për jurinë e fëmijëve, për anëtarin më të spikatur siç u shqua dhe Atjoni vetë, veprimtari vjetore kjo që në Shqipëri ka si ideator dhe realizues kineastin Niko Ajazi,

3- Çmimi Ndërkombët­ar “Atjon Zhiti” në letërsi, që e jep “IWA Bogdani” – Shoqata e Shkrimtarë­ve me qendrat në Bruksel/ Belgjikë dhe Prishtinë/ Kosov: e me President Akademikun, Prof. Dr. Jeton Kelmendi. Deri tani e kanë marrë kët: e çmim poetja argjentina­se Susana Roberts dhe poetja japoneze Kae Morii.

4- Në Tiranë është dhe “Rruga e Atjonit”, pikërisht ajo pranë shtëpisë së tij, që Bashkia e Kryeqyteti­t zgjodhi t’i vinte këtë emër në nderim të djaloshit “që s’pati shumë vite në jetë, por pati shumë jetë në vite” siç tha kryebashki­aku në përurimin e saj, rrugë që të çon në Parkun e madh.

5- “Vepër” është buzëqeshja e Atjonit një kryevepër madje, engjëllore, që dinte ta jepte aq çiltërsish­t aq sa besonte në atë që thoshte se “ne do ta sundojmë botën me buzëqeshje e punë të pareshtur”. Pra, BUZËSHEJA, PUNA. Mahnitëse! Dhe kjo e bënte Atjonin dhe serioz, dhe guximtar, dhe të trishtuar, por gjithmonë të bukur. Atë e dashuronin dhe ai dinte të dashuronte.

Piktorë të ndryshëm kanë bërë portrete me Atjonin buzëqeshur, Maks Velo e Nestor Jonuzi e Skënder Kamberi, etj., e deri te Ibrahim Kodra, ndërsa piktori Gjergj Kola ka një cikël me Atjonin, edhe afresk dhe një portret i tij është në një ekspozitë pranë Luvrit.

Janë realizuar dhe ikona apo qeramikë nga artistë italianë me buzëqeshje­n e Atjonit, ndërsa shoku i tij Denis Kapo ka bërë një murale në një lokal në Milano, buzë lumit Navilje, atje ku Atjoni shkonte shpesh si student .

Në Romë është dhënë dhe një koncert nga violinistj­a Anyla Kraja, kishte dhe një pianofortë dhe një aktor që recitonte pjesë nga shkrimet e Atjonit...

Atjoni i kishte rënë dhe flautit, ndërsa ishte dhe notar i shkëlqyer, bënte kanotazh dhe tenis. Dashuritë e Atjonit, - dëshmon një shok i tij nga Kosova, - ishin vajzat, atdheu dhe udhëtimet e s’dihej kush ishte e para ndonjëherë. Ndërkaq ai u nis herët dhe pa pritur për në rrugën e amëshimit, në mugëtirën e një dite dimri, si sot. Kishin marrë rrugën për të parë se si do të lindë dielli buzë detit në Durrës dhe ndodhi tragjedia dhe shkoi vërtet i vetëm drejt dritës duke e ndërprerë planin e madh: sundimi i botës me buzëqeshje dhe punë të pashtershm­e për të mirën e njeriut, forca e buzëqeshje­s së mençur.

Nga botimet dhe artikujt të ndryshëm kemi përzgjedhu­r thënie për Atjonin si djalë, që pikturonte dhe shkruante, që dinte të donte. Na duket si mrekulli se si ai mblodhi kaq shumë simpati rreth vetes, fare i ri dhe kaq shumë vlerësime dhe nga të njerëzve të shquar. Në fund të çdo thënie sikur fshihet buzëqeshja qiellore e Atjonit.

VLERËSIME PËR ATJONIN

- Atjoni ishte djali që çdo prind do të donte ta kishte të vetin...

( Sebastiano Grasso, Poet, President i PEN Clubit, Milano, Itali)

- Nuk kam takuar një të ri kaq të mirë, kaq fisnik dhe kaq të dashur në Shqipëri se Atjoni.

Robert Elsie, albanalog kanadez, jeton në Gjermani

- E kam ende të gjallë buzëqeshje­n e tij të çiltër, kokën e bukur plot kaçurele të zinj, tek vraponte galerive të Muzeut të Arteve në Vjenë, për të kapur dhe kuptuar gjithçka mahnitëse të atyre tablove të mjeshërve të mëdhenj, që po vizitonim së bashku. I them këto se nuk është diçka e zakonshme për një fëmijë të moshës së tij ai pasion dhe ajo kureshtje, për të mësuar njëherësh dhe sa më shpejt gjithçka. Kjo fytyrë e bukur engjëllore... Helena dhe Ismail Kadare

Atjoni i vogël e ka kuptuar dhe vizatimi i tij është një “strategji politike” e madhe, shumë më serioze dhe konkrete se ato të udhëhequra me forcën e armëve. Giampaolo Mattei, gazetar “Osservator­e Romano, Itali

Një lojë tensionesh dhe harmonish kromatike befasuese të krijuara me kokëshkrep­jen dhe guximin tipik për temperamen­tet krijues. Këto tablo dhe vizatime të arrira janë dëshmitare të heshtura të energjisë, lirisë dhe dëshirës së natyrshme fëminore për të komunikuar. Prof. Gëzim Qendro, Kritik arti, studiues.

Kapja e universit në të gjitha dimensione­t. Kjo është fabula e pikturës së tij. I mbërthyer nga ky detaj artistik… ajo tingëllon përtej moshës dhe me tendenca të dukshme ndaj artit modern, abstraksio­nit apo minimalizm­it… Për të fluturuar drejt së pamundurës, përjetësis­ë... Gëzim Tafa, Kritik arti, piktor, botues

Është tronditese, një mrekulli në ngjyra. Gjej vizatime të Atjonit që janë ashtu si në kaligrafin­ë antike kineze, në atë të parën fare. Një fëmijë që mbledh kështu shpirtin e figuracion­it të një civilizimi 4000 vjeçar dhe arrin të njëjtën sintezë, e bën njeriun si atëherë, një sensibilit­et ky, ku dëgjohet bota. Do t’i jap në kurset e leksioneve në Universite­tin Gregoriano në Romë për studentët. Atjoni ka ndjerë shpirtin universal, shpirtin e Zotit, me rëndësi humane. Padre Marko Rupnik.

- Në shkrimet e Atjonit ka filozofi, jo si diçka abstrakte, por të lidhur me politikën, jo në kuptimin e politikës sot, por si te grekërit e lashtë, pjesë e jetës, ndërkaq të lidhura aktualitet­in...

Mauro Geraci, antropolog, kritik arti

- ... libri të Atjonit - testamenti i Tij për Shqipërinë, një testament që do t’u drejtohet bashkëmosh­atarëve të Tij më fatlume. Ai do të jetë si Ungjilli për ta, mbasi në të janë të gjithë elementët e projektit të Tij për Vendin... Ai projekt do të jetë fari ndriçues i brezit të Tij. Kështu Ai do të jete i pranishëm përherë jo vetëm në kujtesën, por edhe në jetën e përditshme të popullit të vet, apo më mirë, të pjesës së tij më të mirë... Eugjen Merlika, studiues.

- Kur do ta takoja për herë të parë Atjonin në shtëpinë e mikut Sebastiano Grasso, ai shkëlqente prej poezisë. Dhe vetë është një poezi e magjishme. Adonis, poet, kandidat për Çmimin Nobel.

M’u bë se ti, Atjon, ishte mes petaleve të melodive/ Vallëzues me format e natyrës./ Shpirti yt po më thoshte të mbroja rrjetin / Që lidh njerëzit, ku njerëzit flasin për të tjerë njerëz... / Pastaj ma qarkove gjithë qenien time/ Me mrekullinë e buzëqeshje­s tënde... / Dhe e kuptova që njerëzit kurrë nuk vdesin... Susana Roberts, poete argjentina­se.

 ??  ?? Atjon Zhiti
Atjon Zhiti
 ??  ?? Visar dhe Atjon Zhiti
Visar dhe Atjon Zhiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania