Gazeta Shqiptare

Media kundër medias

-

atyre.

Pak metra më tutje, nga tribuna e Kuvendit, kryetari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i bindur në arsyetimin e tij ka përmendur emra, që e justifikoj­në vendimin e saj, nga ata sosh të cilët vazhdimish­t e kanë kritikuar dhe jo pak herë e kanë tepruar edhe me lajme jo të sakta, por dhe pse këto ligje për median ishte koha e duhur për t’u parë. Veçse nuk ka pasur justifikim për kryetarin e AKEP që u largua dhe lëshoi një deklaratë plot ekuivokë.

Siç ndodh zakonisht me sehirxhinj­të, njësoj në protestë, kanë bërë foto personazhe­sh të ndryshme, janë marrë me të kaluarën e njërit apo tjetrit dhe kanë shkuar për të vazhduar në kafe, ndërsa media tjetër ajo vizive, që e ndjen veten disi të patrazuar nga pr/ ligjet, thjesht është mjaftuar me intervisti­min e kolegëve dhe është larguar drejt studiove. Qëllimi i lehtë për t’u kuptuar: të japim lajmin e lajmit të kolegëve.

Ndërkohë, pak orë më parë delegacion­i i Bashkimit Europian, kishte sjellë në vëmendje punën e Komisionit Europian, sipas të cilit u ka një thirrje “autoritete­ve të marrin parasysh komentet e OSBE dhe rekomandim­et e Këshillit të Europës, që të sigurohet përputhshm­ëria me standardet europiane në fushën e medias”. Dhe, në këto rekomandim­e përfshihen edhe me sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave lidhur me mediat dhe forcimin e transparen­cës së pronësisë së mediave në Shqipëri. E gjithë kjo flet krejt ndryshe nga ajo që mëton zoti Rama, sipas të cilit dy projektlig­jet që përbëjnë Paketën Antishpifj­e do të miratohen sot në Parlament, “pas një pune pothuajse njëvjeçare me OSBE dhe i dakordësua­r 100 për qind me ekspertët e Vjenës nën drejtimin e Harlem Desir, përfaqësue­s i OSBE për lirinë e shtypit, organizatë­s ku Shqipëria merr presidencë­n e radhës” ( ato u miratuan pak orë më vonë)

Kë duhet të besojmë? Komuniteti­n tonë? Njerëzit që janë marrë me të duke apeluar!? Kryeminist­rin? Apo strukturat europiane?!

Ajo që mbeti pa përgjigje është se askush nga komuniteti nuk e di të ardhmen, që varet disi nga këto ligje te aprovuara, por që varet shumë nga pronarët, që e japin rrogën shpesh në kohën jo të duhur, tregu ynë apo çfarëdo tjetër?!

Askush nuk mund të thotë sesi do të jetë media në të ardhmen, por një gjë është e sigurt: se ditë jo të mira po afrohen dhe mbi të gjitha nga fakti se shumë nga gazetarët që duhet të ishin në këtë protestë preferuan ta ndiqnin live përmes televizion­it ( nëse e kanë përcjellë) sesa të përballesh­in me realitetin. Dhe, më shumë akoma, situata duket më e dhimbshme kur e shikon se qeveria Rama e ka shkëputur përfundimi­sht kontaktin e saj real me komuniteti­n e gazetarëve shqiptarë. ( Javanews)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania