Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Minishenge­ni pa Kosovën, i nxituar dhe nxit konflikt

-

Kryetarja

e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi dje se minishenge­ni ballkanik është i nxituar dhe mbi të gjitha mbart shumë enigma që nxisin konflikte. Nëpërmjet një reagimi publik të shpërndarë nga zyra e shtypit e LSI, Kryemadhi tha se kjo nismë duhet të bëjë pjesë të saj edhe Kosovën dhe duket të jetë transparen­te. "Minischeng­eni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është jo vetëm një iniciativë e nxituar, por ajo nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Grenell pak kohë më parë kur theksoi se ' Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës'. LSI është në mbështetje të çdo marrëveshj­eje dhe bashkëpuni­mi që sjell stabilitet dhe rritje ekonomike, por që ky të jetë një proces i besueshëm ka nevojë emergjente për transparen­cë", - shprehet Kryemadhi në reagimin e saj. Më tej në këtë reagim ajo shtron edhe disa pyetje që kanë të bëjnë pikërisht me transparen­cën e kësaj nisme dhe të bisedimeve mes liderëve të Ballkanit duke nisur nga temat e diskutuara dhe rezultatet e arritura deri më tani, pikat e bashkëpuni­mit dhe mbi të gjitha a garantohet nëpërmjet kësaj iniciative njohja e Kosovës si shtet i pavarur. "Nëse Minischeng­eni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiv­a evropiane e Shqipërisë është e pazëvendës­ueshme. Kushtet e Bundestagu­t janë i vetmi udhërrëfye­s që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin europian të vendit!", - tha Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania