Gazeta Shqiptare

"Qeveri e re", Basha: Nga zgjidhja e krizës politike, varet ekonomia

"Jo qeveri që pasurohet mbi rrënojat e tërmetit"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha shprehu dje shqetësimi­n se vendi ndodhet në një krizë të plotë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetues­e. Sipas Bashës, zgjidhja e kësaj krize duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëv­e pa dallime partiake, për të pasur një qeveri të përgjegjsh­me. Në një videomesaz­h pas vizitës nga Thumana, kryeopozit­ari Lulzim Basha akuzoi strukturat shtetërore se nuk po veprojnë për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve. Ai akuzon qeverinë e Edi Ramës se po pasurohet mbi rrënojat e tërmetit. Basha pohon se Thumana nxori në pah papërgjegj­shmërinë dhe dështimin e qeverisë së Ramës. Sipas Bashës, vdekja e banorëve të Thumanës i "faturohet" shtetit, pasi shton faktin, se pallatet e dëmtuara nga tërmetet e mëparshme nuk u morën në konsiderat­ë.

FTESA

Ftesës së vazhdueshm­e të kreut të qeverisë për bashkëpuni­m pas tërmetit, por edhe ironisë pas mbledhjes së kryesisë, Lulzim Basha iu kundërpërg­jigj me akuza. Pas vizitës në Thumanë, nëpërmjet videomesaz­hit kryetari i opozitës u shpreh se është alarmante gjendja e banorëve të pastrehë. "Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare", u shpreh kreu I PD- së. Fajin ia adresoi qeverisë. "Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet. Sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeminist­ri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe gra

KRIZA

"Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet. Sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeminist­ri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje", - deklaroi z. Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Thumanë
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Thumanë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania