Gazeta Shqiptare

Omer Kaleshi, fytyrat që kërkojnë shpirtin

Një ekspozitë e artistit në Xhaminë e Madhe të Parisit

-

parë askund” janë “origjinale nga mijëra fytyra që kemi parë nëpër ekspozita arti”. Të jesh origjinal në botën e pikturës dhe për më tepër në metropolin e saj, kjo nuk është e vogël. E rëndësishm­e dhe kryesore për Omerin është dhe mbetet padyshim portreti…”

Një ditë, gjatë një bisede të gjatë, duke iu referuar dervishëve të tij, here në sfonde të kuqe, herë me guna të zeza, të zymtë e mistikë i kujtova dhe një tablo ku dervishi shfaqej përballë spektatorë­ve.

- Sigurisht, - m’u përgjigje ai, - dervishët janë të preferuari­t e mi dhe kjo sepse unë jam rritur në një mjedis fetar. Im gjysh ishte kadi, im atë ishte hoxhë dhe ai shkonte mirë me bektashinj­të që jetonin në mëhallën tonë, por ata nuk shkonin në xhami. Njerëzit thonin: po shkojmë te dervishët. Te ne vinte gjithnjë dervish Halimi, një mik i babait, me mjekër të madhe dhe ne gëzoheshim. Neve fëmijëve na sillte gjithnjë vezë të zjera ose gështenja. “Dervishët rrotullues” apo marramendë­s, i kam parë për herë të parë në Turqi... Ishte një spektakël i vërtetë. Për mua, tri janë në fakt personalit­etet humaniste më të mëdha muslimane që më kanë lënë mbresa të mëdha: Haxhi Bektash Veliu, themeluesi i bektashizm­it, Mevlana, krijuesi i ritit të “dervishëve rrotullues” mevlevi, pasi ai e donte shumë vallëzimin e muzikën, dhe në atë rrotullim ai shihte udhën drejt Perëndisë, si dhe Jonuz Emre, dervish poet e humanist i madh i shekujve 13- 14- të, i cili Zotin e shihte te Njeriu dhe Njeriun te Zoti.

- Ti flet për dervishët dhe mua më kujtohet një spektakël i tyre, në një teqe pranë mëhallës sonë, në zemër të Tiranës, kur isha fëmijë. Pas atij spektakli, dervishët u zhdukën dhe nuk i pashë më. Kishat katolike, ortodokse si dhe xhamitë, të gjitha u mbyllën. Shqipëria u shpall i pari vend ateist në botë. Ishte një delir. Tani përpiqem të imagjinoj atë spektakël gjigand që bëhet në Konja ku prehen eshtrat e Mevlana- s që më 1284, autorit të poemës “Mesnevi”, prej gjashtë volumesh. Diku kam lexuar një varg të tij ku thoshte: “Shumë rrugë të çojnë për te Zoti. Unë zgjodha atë të valles e të muzikës...”

- Spektakli në Konja është vërtet impresiona­nt... dervishët, me qeleshet e gjata, “sikké” rrotullohe­n pareshtur nën tingujt e flautit, tambures dhe të violinave, me sy të mbyllur, kredhur në një botë mistike. Diku Mevlana thotë: “Mos ji pa dashuri, që të mos vdesësh. Vdis në dashuri që të mbetesh i gjallë!” A nuk të ngjan si një lajtmotiv për jetën tonë efemere?! Shumë e shumë vite më parë, mbaj mend që kam parë në një ekspozitë të Rembradt- it, një grafikë të tij me figurën e një dervishi. Të duket e çuditshme që Rembrandt ka krijuar një personazh të tillë. Kam kohë që e kërkoj në ndonjë nga albumet e botuara këtu, por nuk po e gjej.

MARSHI I DERVISHËVE

Dervishë bektashi… mevlevi. Në sfonde të bardha, të zeza apo të kuqe dhe rallë në jeshile. Dervishë “tourneur” ( rrotullues), që pas një dansi dehës e mistik, kanë lënë pas teqetë, vendet e kultit, oborret e gurtë, duke u shfaqur në telajot e Omer Kaleshit. Udhëtarë të largët të një bote të shkuar. Ata janë disi të ngjashëm, hijerëndë, burrërorë, sikur në supet e tyre të mbajnë shkëmbenj të mëdhenj, halle. Megjithatë secili është një botë më vete. Një jetë, një histori. Një dhimbje e heshtur, e mpiksur.

Në vështrimin e tyre disi të mjergullt, ata qëndrojnë gjithnjë në këmbë, të lodhur si duket nga ai rrugëtim i gjatë përmes fushash pa anë, shkretëtir­ash të djegura nën një diell përvëlues. Hijerëndë tek mërmërisin këngë të vjetra sa bota. Bukur u këndonte në vjershat e tij Lacarrier:

„ Asnjëherë nata nuk është vërtet e zezë, as dielli nuk është vërtet dritë, çfarë gjë të mrekullues­hme ke parë atje lart

që fjalët të pa nevojshme t’i bën

dhe drejt pikturës veç të nxit?...”

herë me kapuçë të kuq, herë krahëhapur, herë të mbytur në trisht e në dhimbje, ata janë gjithnjë aty, në tabllotë e studios së tij apo në ekspozita, gjithnjë diku…. Gjithnjë të paqtë, të mirë, me sy të perënduar. Ata mund të jenë dhe Jonuz Emre, dhe Haxhi Bektash apo Ibu Ata Allah… njerëz që vijnë nga errësira në dritë, sufistë që thonë: “edhe në errësirën më të madhe, fytyra tënde më jep dritë”. Në tablotë e Omerit, dervishët, herë burra, herë adoleshent­ë apo gra, mërmërisin pambarimis­ht lutje, që prej njëmijë vjetësh.

 ??  ?? Omer Kaleshi
Omer Kaleshi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania