Gazeta Shqiptare

Post- tërmeti, Basha thirrje për bashkim: Të përballojm­ë çdo të keqe

"Shqiptarët triumfojnë mbi çdo vështirësi"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, vizitoi dje Kishën Ortodokse në Durrës, nga ku uroi dje të gjithë shqiptarët për Krishtlind­jet. Në mesazhin e tij të urimit, Basha theksoi se lutjet dhe bekimet në veçanti shkojnë për të prekurit nga tërmeti, ndërsa shprehu besimin se kjo ditë e lindjes së Krishtit të shërbejë për një bashkim më të madh dhe më të fuqishëm, si një familje për të përballuar çdo të keqe. Sipas tij, kjo ditë duhet të jetë po ashtu e rëndësishm­e për më të pamundurit e të prekurit e tërmetit. "Nga Kisha e Shën Palit dua të uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Krishtlind­je të gëzuara! Kjo feste sjelltë besim, shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëv­e! Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë, në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Qoftë kjo festë, kjo ditë e shenjtë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh, me të fuqishëm, si një familje, për të përballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit! Gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë!", deklaroi Basha.

MESAZHI

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, zgjodhi të uronte besimtarët katolikë për Krishtlind­je nga kisha e Shën Mhillit në Laç dhe ajo e Shna Ndout. Kisha 100- vjeçare e Shën Mhillit, ndonëse e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, hapi dyert dhe u bë strehë për banorët, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. "Unë kam besim te forca e njerëzve që besojnë në Zot, kam besim se një ditë e shenjtë, siç është dita e Krishtlind­jes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët për të triumfuar mbi çdo vështirësi, për të triumfuar mbi të keqen. Nëse arrijmë këtë, mund të arrijmë çdo projekt tjetër", - tha

kreu i opozitës. Më tej, ai theksoi se kishte zgjedhur këtë kishë, në shenjë mirënjohje­je për strehimin dhe ndihmat që ajo dha për banorët me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. "Kishën e Shën Mëhillit e zgjodha si një nga kishat e goditura nga tërme

ti për të dhënë një mesazh shprese, besimi dhe për t'u lutur për të gjithë njerëzit e goditur nga tërmeti, të gjithë njerëzit në nevojë, për të falënderua­r shërbëtorë­t e Zotit, të kësaj kishe dhe të të gjithë kishave të vendit, që janë gjendur pranë

DEKLARATA

"Unë kam besim te forca e njerëzve që besojnë në

Zot, kam besim se një ditë e shenjtë, siç është dita e Krishtlind­jes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët për të triumfuar mbi çdo vështirësi, për të triumfuar mbi të keqen. Nëse arrijmë këtë, mund të arrijmë çdo projekt tjetër", - tha kreu i opozitës.

njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësis­ë, për t'i falënderua­r nga zemra dhe për t'u uruar të gjithë besimtarëv­e katolikë e të krishterë, gëzuar për shumë vjet dhe mot më mirë", - uroi Basha nga Kisha e Shën Mhillit.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje me besimtarët katolikë për Krishtlind­je në kishën e Shën Mhillit në Laç
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje me besimtarët katolikë për Krishtlind­je në kishën e Shën Mhillit në Laç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania