Gazeta Shqiptare

Meta, thirrje për reflektim: Të ndihmojmë të prekurit nga tërmeti

Presidenti takon Janullatos­in, merr dhuratë kopjen e parë të albumit "Ngjyrat e Ortodoksis­ë" "Këto Krishtlind­je na gjetën në vështirësi"

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë dje në drekën e Krishtlind­jes të shtruar në famullinë "Zoja e Ngritur në Qiell" për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras. Në praninë e Kryeipeshk­vit Metropolit­an Tiranë- Durrës, Imzot George Frendo, primarit të famullisë Dom Altin Shabani dhe murgeshave që shërbejnë në këtë zonë që prej vitit 1992, Presidenti Meta iu drejtua familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke theksuar se: "Në këtë ditë të bekuar të Krishtlind­jes, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale". Meta përmendi se: "Këto Krishtlind­je na gjetën në vështirësi për shkak të pasojave që la tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe ju e ndjetë edhe më fort se sa shumë zona të tjera dhe për fat të keq patët më shumë dëme e humbje. Megjithatë, është një moment për të shpresuar, për të gëzuar, për të punuar të gjithë së bashku në mënyrë që Krishtlind­jet e tjera t'i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërf­shirëse. Edhe një herë faleminder­it Imzot Frendos për ftesën e tij! Ju uroj gëzuar këto Krishtlind­je dhe Vitin e Ri! Le të jenë një ogur i mirë për ju si dhe për të gjithë vendin tonë!". Presidenti i vendit, Ilir Meta, ishte i pranishëm edhe në meshën e Katedrales së Shën Palit. Meta shkruan se uron të gjithë besimtarët e krishterë për këtë të shenjtë. "I lumtur të merrja pjesë mbrëmë në meshën e organizuar në Katedralen e Shën Palit në Tiranë për të ndarë me besimtarët e krishterë urimet më të ngrohta me rastin e festës së bekuar të Krishtlind­jes!", theksoi z. Meta.

TAKIMI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi dje Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse "Ngjallja e Krishtit", ku u prit nga Fortlumtur­ia e Tij, Kryepeshko­p Anastas Janullatos dhe nga klerikët të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Meta postoi foto me

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse "Ngjallja e Krishtit", me Kryepeshko­p Anastas Janullatos
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse "Ngjallja e Krishtit", me Kryepeshko­p Anastas Janullatos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania