Gazeta Shqiptare

Rama i përgjigjet Haradinajt: Mallkimet tuaja nuk më bëjnë dot Esat Pashë

"Më kryqëzuat si "tradhtar", "të shitur" e "vllau i Vuqiqit"

-

Ndonëse ditë Krish tlindje, kryeminist­ri Edi Rama i është kthyer sërish debatit që ka lindur me drejtuesit e shtetit kosovar për nismën për minishenge­nin. Nëpërmjet një komenti të gjatë në rrjetet sociale, Rama i ka kthyer në mënyrë indirekte përgjigje kryeminist­rit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po gjatë ditës së djeshme në një intervistë për mediat kosovare kritikonte qeverinë e Shqipërisë për rolin që ka luajtur në rastin e taksës për Rrugën e Kombit dhe se thelbi i gjithë dasive që ekzistojnë me Ramën është pikërisht ndarja e Kosovës dhe lënia e Trepçes Serbisë. Duke iu referuar pikërisht refuzimit që Kosova i ka bërë tryezës së liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama tha se qëllimi i Serbisë është pikërisht ta mbajë Kosovën larg këtyre takimeve. "Ju kam ndjekur me keqardhje në rrekjen tuaj, për të më kryqëzuar si "tradhtar", "të shitur", "bërllog", madje "qen i keq" e bile edhe "djall" dhe çfarëdo tjetër gjuhës suaj, lëshuar pa fre i ka ardhur për mbarë. Faleminder­it! Tani një pyetje po ju bëj, si "vëllau i Vuqiqit", juve o "atdhetarë", që atdheun e dini në këto raste thikë në majë të gjuhës, për të prerë dhe mundësisht për të vrarë: Si mendoni Ju, "vëllaut tim" serb i pëlqen më shumë që Kosova të vijë në tryezë a të mos vijë? Jua them unë që mos lodheni ta mendoni: Të mos vijë fare! Sepse duke mos ardhur në tryezë Kosova nuk flet dot, nuk dëgjohet dot, nuk ndikon dot dhe as nuk fiton dot asgjë!", - shkroi Rama. Ndërsa theksoi se këtë tryezë e mbështetë si BE ashtu edhe SHBA, Rama tha se sharjet dhe etiketimet e kujtdo që është përfshirë në këtë diskutim nuk e bëjnë dot atë tradhtar. "Mua mallkimet e ofendimet Tuaja, sado Ju të hidheni përpjetë, nuk më bëjnë dot as tradhtar e as Esat Pashë, ashtu sikundër lëvdatat e kompliment­et në raste të tjera, nuk më bëjnë hiç asfare, as hero e as Ismail Qemal!", - shprehej Rama në këtë koment. Gjithashtu, ai solli në vëmendje se qëndrim

QEVERIA E RE

"Kur të krijohet qeveria e re e Kosovës dhe të ulemi në tryezë për të vijuar bashkëpuni­min, tash po e shihni vetë çka sot po jua shpjegoj e rishpjegoj më kot, duke marrë mbrapsht ato që hidhni mbi mua kot më kot. Dhe kur Kosova, herët a vonë, të ulet nesër njësoj si Shqipëria në atë tryezë, se s'ka kah shkon tjetër përveçse nga e ardhmja"

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania