Gazeta Shqiptare

Batutat e Ramës: Shqiptarët janë si Shën Thomai, po nuk të prekën nuk besojnë

-

Familja

Zela në Vaqarr u bë me shtëpi të re për Krish tlindje. Kryeminist­ri Rama së bashku me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj dhe aktorin Gaz Paja, ishin dje në familjen Zela që u fut në banesën e rindërtuar. "Shtëpia e re e familjes Zela, që u godit keqas nga tërmeti i shtatorit, çel dyert në ditën e bekuar të Krishtlind­jeve bashkë me urimin për shëndet, mbarësi e jetë të lumtur familjare" shprehet Rama. E ndërsa u dha dhuratat fëmijëve të familjes bashkë me Veliajn, kryeminist­ri kishte vetëm një kërkesë. "Si e kishe atë shtëpinë tjetër copë- copë, shiko këtë tani, nuk ke justifikim, dhe nuk po të kërkojmë të bësh ndonjë punë, por të na sjellësh ca 10- ta në shtëpi. Kur i sjell ti 10- tat, a di si janë për mamin? Si ato çokollatat atje, kur i sjell 8- ta janë si qepë" tha kryeminist­ri. Gjatë bisedës me kryebashki­akun për shkollat dhe godinat e tjera të dëmtuara nga tërmeti, Rama nuk kurseu batutat. "Shqiptarët e kanë po nuk të prekën nuk besojnë, nuk janë të Krishtit, janë të Shën Thomait, po ta prek, ta besoj"- tha z. Rama. Po dje Kryeminist­ri drekoi për Krishtlind­je në një familje në fshatin Gjormë të Laçit. Gjatë vizitës, Rama shkëmbeu shumë batuta, ndërsa premtoi se në festat e fundvitit tjetër, të gjitha familjet që janë prekur nga tërmeti do të jenë në shtëpi të reja. "Dua të uroj Gëzuar Krishtlind­jen të gjithëve, pa dallim feje se i festojmë të gjithë. Edhe Krishtlind­jet, edhe Bajramin e festojmë të gjithë. Një urim sidomos për të prekurit nga tërmeti. Vitin tjetër Krishtlind­jet iu gjejnë në shtëpinë e re. Do të ngrihen komplekse, me projekt, ku do të strehohen të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti. Do të bëhet Laçi qytet mjaft interesant", tha z. Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania