Gazeta Shqiptare

Historia e trishtë në festën e Krishtlind­jes, apeli i gruas nga Divjaka: Më ndihmoni!

Kryetari i bashkisë, Fredi Kokoneshi premton ndihmë për nënën e dy fëmijëve "Jetoj në kushte të vështira ekonomike, burrin e kam me një dorë dhe djemtë të sëmurë"

-

Historia e trishtë e Donika Lalës është bërë dje pjesë e emisionit me "Zemër të Hapur" në "News 24". Ndonëse një ditë feste për besimtarët e krishterë, Krishtlind­jet, 48vjeçarja tregoi se jeton prej vitesh në Divjakë me familjen e saj. E pranishme në studion e emisionit, Donika tha se në moshën 25- vjeçare familja e martoi me shkuesi dhe i mbajti të fshehë problemin fizik të bashkëshor­tit, i cili nuk e ka njërin krah. Jeta mes skamjes dhe varfërisë e Donikës ka qenë dhe shkaku i dështimeve të tri lindjeve. Akoma më dramatike do të bëhej jeta e kësaj zonjë, kur djali i saj dhjetë muajsh lindi me vrimë në zemër dhe nuk mbijetoi dot. 48- vjeçarja u shpreh se jeton në varfëri ekstreme me burrin dhe dy djemtë, për të cilët tha se edhe ata kanë probleme shëndetëso­re. E lënduar në shpirt, Donika rrëfeu jetën e vështirë ekonomike dhe shëndetëso­re, duke parë vuajtjen e fëmijëve që rënkonin nga dhimbja. "Më shumë jetoja spitaleve", u shpreh nëna e dy fëmijëve me lot në sy. Ajo tha se familja e përballont­e disi jetesën falë një dyqani të vogël, në të cilin shisnin benzinë, por edhe atë nuk e ka më, pasi ia vodhën. "Erdhi një person dhe i tha babait tim që do ta marrë vajzën, do ta çoj në Divjakë, nuk ka vetëm 2

RRËFIMI I

48- VJEÇARES

"Kam bërë 3 lindje, 3 dështime. Kam hequr shumë, një fëmijë e hoqa se s'kishim kushte. Vëllezërve të mi u vjen keq, por s'kanë ç'të bëjnë, kanë familjet e tyre. Unë vij në 3 të natës në shtëpi, vetëm qaj, më dhemb koka, vetëm unë e di sa vuaj. Kam shkuar te kryetari i bashkisë, i kam qarë hallin, kam kërkuar punë për burrin e se e kam me një dorë dhe djemtë i kam të sëmurë, nuk punojnë dot. Unë fshi me kilometra rrugë, e marr turnin në 3 të natës, frikësohem se dalin lloj- lloj njerëzish të pirë, njerëz me probleme", tha Donika Lala.

gishta, po është djalë i mirë shumë. Ishte fati im të vuaja, atëherë nuk vendosje dot vetë, ç'të thoshte babai do bënim. Goca e xhajës ma bëri dhe motra ime debatoi pak me të, por e shkëputëm muhabetin pasi vendoste babai. Familja ime pyeti për familjen e tyre, erdhën edhe ata u prezantuan. Ishin familje e madhe, 6 djem pa vajza. Kam bërë 3 lindje, 3 dështime. Kam hequr shumë, një fëmijë e hoqa se s'kishim kushte. Vëllezërve të mi u vjen keq, por s'kanë ç'të bëjnë, kanë familjet e tyre. Unë vij në 3 të natës në shtëpi, vetëm qaj, më dhemb koka, vetëm unë e di sa vuaj. Kam shkuar te kryetari i bashkisë, i kam qarë hallin, kam kërkuar punë për burrin e se e kam me një dorë dhe djemtë i kam të sëmurë, nuk punojnë dot.

Unë fshi me kilometra rrugë, e marr turnin në 3 të natës, frikësohem se dalin lloj- lloj njerëzish të pirë, njerëz me probleme. Gra të tjera ka, por disa janë të shoqëruara nga burrat, po unë nuk e zgjoj se më vjen keq. Punoj deri në 5 e ca të mëngjesit, pastaj dal në 8 deri në orën 1 të plotësoj orarin, por mjeku ma ka ndaluar të punoj natën. Kam probleme edhe me kunatën në shtëpi, sepse ajo ka dorë, vjedh gjëra. Unë ia kam vënë në dukje disa herë, por s'kam ç'ti them. I mori burrit 30 mijë lekë dhe shkova bëra denoncim në polici, që atëherë nuk flas më me të", tha Donika. Ndërkaq, pjesë e emisionit është bërë edhe kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, i cili deklaroi se e njeh situatën financiare të Donikës, ndërsa premtoi se do ta ndihmonte nënën e dy fëmijëve. "Përshëndet­je! Gëzuar Krishtlind­jet! Së pari, dua të them që Donika është vërtet një zonjë model për qytetin, sepse me punën që bën është shembull i mirë i punës së bashkisë, sepse qyteti ynë është shumë i pastër. Padyshim që unë e di edhe situatën ekonomike të Donikës. Ajo e di që unë do përgjigjem për çdo hall e çdo problem që ajo të ketë. Ne do ulemi dhe do përpiqemi të gjejmë diçka, do ulemi dhe me bizneset, nuk do kursehemi asnjëherë. E siguroj Donikës përmes këtij emisioni që do jem në krahun e saj dhe të familjes së saj", tha ai.

 ??  ?? Donika Lala në emisionin me "Zemër të Hapur" në "News 24"
Donika Lala në emisionin me "Zemër të Hapur" në "News 24"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania