Gazeta Shqiptare

Me armë në brez gati për qitje, përfundon në pranga 43- vjeçari

-

SHKODËR - Policia e Shkodrës njofton ka sekuestrua­r dje një pistoletë dhe 30 fishekë ushtarakë, duke parandalua­r kështu një ngjarje të mundshme kriminale. Uniformat blu të qytetit verior njoftuan se kanë arrestuar një person, i cili lëvizte me pistoletë dhe dyshohet se do ta përdorte armën në ngjarje të rëndë kriminale. "Në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në planin e masave ' Për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për festat e fundvitit, parandalim­in e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojn­ë me armë zjarri', strukturat e Policisë së DVP Shkodër kanë shtuar prezencën e shërbimeve policore në territor duke ushtruar kontrolle të befasishme, bazuar këto edhe në informacio­net e marra nga qytetarët", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërkaq, mësohet se si rezultat i këtyre kontrollev­e dhe informacio­neve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullont­e me armë zjarri në brez, në rrugën "Isuf Sokoli", të lagjes "Kongresi i Përmetit", të qytetit Shkodër, Forcat e Posaçme "Shqiponjat" të DVP Shkodër, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë bërë të mundur lokalizimi­n, identifiki­min dhe bllokimin e shtetasit të dyshuar, konkretish­t: E. K., 43 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole gati për qitje dhe 29 fishekë të tjerë të vendosur në dy krehra. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. Në bashkëpuni­m me prokurorin­ë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, qëllimit të qarkullimi­t me pistoletë me fishek në gojë, pasi nga të dhënat e marra në rrugë operative dyshohet për përfshirje në një ngjarje të mundshme kriminale. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në ngarkim të shtetasit E. K., për veprën penale "Armëmbajtj­a pa leje".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania