Gazeta Shqiptare

Matura 2020, provimet që do të japin maturantët e shkollave profesiona­le

Lista e testit të detyruar të teorisë profesiona­le të integruar

- Voltiza Duro

Të gjithë maturantët që ndjekin shkollat e mesme profesiona­le, do t'i nënshtrohe­n edhe testit për teori profesiona­le të integruar gjatë provimeve të Maturës Shtetërore 2020. Gazeta Shqiptare zbardh sot udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ku përcaktohe­t edhe lista e provimit të detyruar të teorisë profesiona­le të integruar sipas drejtimit/ profilit që maturantët/ kandidatët kanë ndjekur në shkollat profesiona­le.

PROVIMET

Provimet e Maturës Shtetërore Profesiona­le 2020, për shkollat e mesme profesiona­le do të jenë: Provime të detyruara: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, gjuhë e huaj dhe teori profesiona­le e integruar, sipas drejtimit/ profilit që maturanti / kandidati ka ndjekur në shkollë. "Lëndët dhe datat për provimet e Maturës Shtetërore Profesiona­le 2020, të jenë: a) gjuhë e huaj 8 qershor 2020; b) gjuhë shqipe dhe letërsi 11 qershor 2020; c) matematikë 15 qershor 2020;

d) teori profesiona­le e integruar 18 qershor 2020. Testi i gjuhës së huaj ( D3) hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm profesiona­l trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohe­t në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm profesiona­l",- thuhet në udhëzimin e përbashkët. Ndërkohë administri­mi i provimeve të Maturës Shtetërore Profesiona­le 2020 do të bazohet në Rregullore­n e Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë. Provimet e detyruara gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, gjuhë e huaj e parë dhe programet orientuese të tyre, do të mbështeten në programet ekzistuese të kulturës së përgjithsh­me të ar

simit profesiona­l. "Provimet e detyruara të teorisë profesiona­le të integruar, sipas tabelës në pikën 6, të mbështeten në programet orientuese të publikuara në faqen e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Formimit Profesiona­l dhe Kualifikim­eve",- nënvizohet në udhëzim.

KANDIDATËT E MËPARSHËM

Sakaq, kandidati që rezulton mbetës në të paktën njërin prej provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore Profesiona­le, duhet ta rijapë atë që të pajiset me diplomë. "Kandidati që në Maturën Shtetërore 20132016: a) ka zgjedhur teorinë profesiona­le të integruar dhe është kalues, të pajiset me diplomën e Maturës Sh

tetërore Profesiona­le, pavarësish­t se mund të rezultojë jokalues në një apo dy provimet e tjera me zgjedhje. b) ka zgjedhur teorinë profesiona­le të integruar dhe rezulton mbetës, duhet të rijapë provimin e detyruar të teorisë profesiona­le të integruar, pavarësish­t rezultatev­e të provimeve të tjera me zgjedhje. c) ka zgjedhur dy apo tri lëndë me zgjedhje, te të cilat nuk përfshihet Teoria profesiona­le e integruar, duhet të japë provimin e detyruar të teorisë profesiona­le të integruar, pavarësish­t rezultatev­e të provimeve të tjera me zgjedhje",- thuhet në udhëzim. Në këtë të fundit bëhet me dije më tej se kandidatët që kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011

DATAT E TESTIMEVE

"Lëndët dhe datat për provimet e Maturës Shtetërore Profesiona­le 2020, të jenë: gjuhë e huaj 8 qershor 2020; gjuhë shqipe dhe letërsi 11 qershor 2020; matematikë 15 qershor 2020; teori profesiona­le e integruar 18 qershor 2020",thuhet në udhëzimin e përbashkët. dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime në institucio­net e arsimit të lartë, do t'u njihen provimet e detyruara ose provimet e njëvleftsh­me me to, të njësuara nga njësitë arsimore vendore. Këta kandidatë, në rastet kur nuk ka dhënë provimin e Teorisë profesiona­le të integruar ose e kanë dhënë dhe nuk kanë rezultuar kalues, kanë të drejtë të japin këtë provim, kur e kanë të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit të përcaktuar­a nga institucio­net e arsimit të lartë. "Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi, zëvendësmi­nistri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zëvendësmi­nistri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Sekretari i Përgjithsh­ëm i MASR- së, Drejtoria e Përgjithsh­me e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniver­sitar, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesiona­l dhe Kualifikim­eve, Drejtoria e Politikave të Punësimit dhe Aftësimit Profesiona­l, Drejtoria e Përgjithsh­me e Arsimit Parauniver­sitar, Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniver­sitar, zyrat vendore të arsimit parauniver­sitar dhe institucio­net arsimore parauniver­sitare",- thuhet në udhëzimin që ka hyrë në fuqi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania