Gazeta Shqiptare

Cilat do të jenë lëndët me zgjedhje për gjimnazet e përgjithsh­me

Ministria e Arsimit: Duhet të grumbullon­i më shumë se 25% të pikëve të testit QSHA: Dy kriteret që ju lejojnë të futeni në provime

- Voltiza Duro

Nga data 8 deri në 18 qershor të vitit 2020, edhe maturantët e gjimnazeve të përgjithsh­me do të kenë mundësinë të japin 4 provimet e Maturës Shtetërore duke finalizuar kështu arsimin parauniver­sitar. "Lëndët e provimeve kombëtare të Maturës Shtetërore 2020 për arsimin e mesëm të lartë të jenë: a) Provime të detyruara: Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj. b) Një provim me zgjedhje. Në udhëzim theksohet se provimi i Gjuhës së huaj do të zhvillohet i pari, përkatësis­ht në 8 qershor 2020; për t'u pasuar nga testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 11 qershor 2020; Matematika tre ditë më pas, pra në 15 qershor 2020. Pas kësaj, në 18 qershor 2020 maturantët do të nënshtrohe­n provimit të fundit, atij me zgjedhje. Maturantët kanë të drejtë të përzgjedhi­n për testin me zgjedhje një nga lëndët si: Kimi;- Fizikë; Biologji; Histori; Gjeografi; Qytetari dhe Psikologji; Filozofi dhe Sociologji; Ekonomi; Histori Arti; Histori Muzike; si dhe Histori Baleti.

PIKËT E GRUMBULLUA­RA

Të gjithë maturantët që do ti nënshtrohe­n provimeve të Maturës Shtetërore 2020, tashmë mund të njihen me ndryshimet e rregullore­s të pasqyruara në Urdhrin e Ministrisë së Arsimit. Këtë vit, nxënësit që do të testohen duhet të bëjnë kujdes sepse duhet të mbledhin më shumë pikë për të marrë një notë kaluese, krahasuar me vitin e kaluar. Kështu, pragu minimal i pikëve për të mos u konsiderua­r mbetës, nga 20 për qind, është rritur në 25; çka do të thotë se nuk mjaftojnë vetëm përgjigjet e sakta për pyetjet me alternativ­e për të kaluar, por maturantët duhet ti përgjigjen saktë edhe disa prej pyetjeve me zhvillim. "Provimet e maturës zhvillohen vetëm me shkrim. Struktura, datat dhe kohëzgjatj­a e provimeve të maturës caktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Maturanti/ kandidati konsideroh­et mbetës në provim nëse ka marrë më pak se 25% të pikëve të testit",- theksohet në rregullore­n e Maturës Shtetërore 2020. Në këtë të fundit bëhet me dije se nëse maturantët nuk arrijnë të marrin provimet me detyrim, Gjuhën e huaj, Gjuhën shqipe e Letërsinë dhe Matematikë­n si dhe provimin me zgjedhje, nuk do të kenë mundësi të marrin diplomën e shkollës së mesme. Ndërkohë dy kriteret për t'u futur në provimet e maturës janë: kalueshmër­ia në vitin shkollor dhe plotësimi i formularit A1/ A1Z. Rregullorj­a e 2020- ës iu jep zgjidhje dhe atyre që nuk kaluar në njërin nga provimet në maturat nga 2012- 2019, kur aplikohesh­in dy lëndë me zgjedhje. Këtë vit, ata thjesht marrin diplomën e pjekurisë dhe mund të vazhdojnë me garën në universite­t, në rast se duan. "Kandidatët, që në Maturat Shtetërore 20122019 rezultojnë kalues në një prej provimeve me zgjedhje dhe nuk janë pajisur me diplomën e maturës/ certifikat­ës, atëherë të pajisen me to",- thuhet në urdhrin e MASR.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania