Gazeta Shqiptare

Klosi: Valbona një nga destinacio­net unike për turizmin shqiptar në 12 muaj të vitit

"Po punojmë për sistemimin e ujërave të zeza në këtë zonë"

-

Valbona

ka të gjitha mundësitë për tu bërë një destinacio­n unik për Ballkanin Perëndimor. Deklarata është bërë ditën e djeshme nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë promovimit të një albumi për Alpet të bërë nga Alket dhe inagurimit të Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar Valbonë. "Nuk kishin se si kërkonim ta mbyllnim vitin turistik 2019 më bukur se sa këtu në Valbonë në një nga destinacio­net më të njohura shqiptare dhe mendoj se i ka të gjitha mundësitë që të jetë një destinacio­n unik për gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor pasi realisht bukurinë dhe madhështin­ë

"POLI I TURIZMIT SHQIPTAR"

"Me Fondin Shqiptar të Zhvillimit ne nuk kemi vetëm këtë investim në Valbonë me Drejtues të këtij fondi dhe me bordin e tij ne kemi diskutuar gjatë për të vazhduar në kuadër të sistemimit të ujërave të zeza të kësaj zone dhe po ashtu disa investime të tjera që në kuadrin tonë të 100 fshatrave Valbona të jetë zona e cila realisht të jetë një nga polet më të rëndësishm­e të turizmit shqiptar",- u shpreh ministri.

e alpeve tona nuk i ka asnjë vend tjetër dhe jo më kotë sot ka së bashku me Rahmanion Ildën Astritin, Agjencitë Kombëtare të Turizmit dhe gjithë kolegët e

botës turistike dhe agjencitë e e promovimit të turizmit shqiptar, pasi duam të dëshmojmë që Shqipëria nuk ka destinacio­n kryesor vetëm detin dhe s'mund të ketë sukses nëse ofrojmë vetëm detin edhe rërën, por na duhet të kemi një kombinim në të 12 muajt e vitit të bukurive natyrore të vendit tonë, të promovojmë ne turizmin jo vetëm për të huajt por edhe për shqiptarët", tha Klosi. Parku Kombëtar i Valbonës është ndër parqet më të klikuara në booking. com ku dhe përshtypje­t e të huajve janë nga më të mirat. Ky park është i vizituar në të 12 muajt e vitit, duke ofruar peizazhe madhështor­e, por dhe sporte të llojeve të ndryshme. "Me Fondin Shqiptar të Zhvillimit ne nuk kemi vetëm këtë investim në Valbonë me Drejtues të këtij fondi dhe me bordin e tij ne kemi diskutuar gjatë për të vazhduar në kuadër të sistemimit të ujërave të zeza të kësaj zone dhe po ashtu disa investime të tjera që në kuadrin tonë të 100 fshatrave Valbona të jetë zona e cila realisht të jetë një nga polet më të rëndësishm­e të turizmit shqiptar. Pra, them që ky viti 2019 edhe pse nuk ka qenë një vit fare i thjeshtë për turizmin shqiptar kemi pasur disa problemati­ka gjatë këtij viti",- u shpreh ministri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania