Gazeta Shqiptare

Kartolinat më të bukura të Krishtlind­jeve, ja si kanë uruar VIP- at shqiptarë

Nga fotot e veçanta te fjalët e ngrohta, zbuloni kremtimet e artistëve për festën e shenjtë Aktorja e njohur ndan foton e ëmbël me fansat

- Egla Xhemali

Një vit i tërë për të nd jerë atmosferën e ngrohtë të Krishtlind­jeve! Ato kremtohen dhe festohet çdo datë 25 dhjetor, në të cilën kujtohet lindja e shpëtimtar­it Jezu Krisht. Përveç anës spirituale dhe fetare, festa e Krishtlind­jeve vjen në mbarë botën, si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitje­t për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve. Gjithçka merr një dimension tjetër. Dhurata, ushqime të shumëllojs­hme ( ëmbëlsira tradiciona­le është panetonia), e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për një vit më të mbarë e më të mirë, vijnë në formën e një kartoline. Kjo ngrohtësi që sjellin Krishtlind­jet është shpërndarë edhe nga personazhe­t e famshëm. Bashkëngji­tur fotove ata kanë uruar të shtrenjtit e tyre, si dhe fansat përmes postimeve në rrjetet sociale. Disa prej tyre po i sjellim më poshtë.

Këngëtarja Ronela Hajati ka uruar të gjithë fansat e saj me një foto nga Korça. E veshur me ngjyra shumë, Hajati i është përshtatur atmosferës së gëzuar. "Gëzuar Krishtlind­jet të gjithëve! Ju uroj me zemër të keni një vit plot shëndet, dashuri e sukses! Ju do Ronka", shkruan këngëtarja.

Ky është muaji i tij. Prezantues­i Klaus Bardeli ka pak ditë që ka festuar datëlindje­n. Ka një shkrirje të bukur, që kthehet në harmoni midis shpirtit dhe ngjyrave. Mes përjetimev­e të shumta, ai ka vijuar gëzimin duke kremtuar festën e bardhë. Si gjithmonë i kujdesshëm për të përcjellë urime për miqtë e afërt dhe për ata që e ndjekin. "Krishtlind­ja është koha perfekte për t'u afruar me të tjerët ë, kur buzëqeshja dhe ndjenjat pozitive ndihen në ajër. Uroj që Krishtlind­ja t'ju ketë gjetur me familjen, miqtë e njerëzit e dashur duke shijuar shpirtin e festës! Sjelltë kjo natë e madhe dashuri, shëndet e mbarësi. Gëzuar!"uron Bardeli.

Urimeve për festën e

Krishtlind­jeve ka bërë dhe velina Kejvina Kthella. Me ngjyrat e festave, bukuroshja ka ndarë në llogarinë e saj disa foto, në të cilat ka vendosur këtë mbishkrim: Ju uroj të gjithë ju Krishtlind­je plot kënaqësi dhe mrekulli! Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, si çdo vit ka ndarë gëzimin e kësaj dite me njerëzit që ka pranë dhe me ata që e ndjekin virtualish­t. Ai ka preferuar të uroj shkurt duke shkruar: Gëzuar miq! Zoti ju ruajtë të gjithëve!

Tani që ethet e spektaklit morën fund, destinacio­ni i radhës për Elvanën ishte Amerika. Këngëtarja ka uruar të gjithë fansat e saj, përmes një postimi në Instagram. "Gëzuar Krishtlind­jet nga New York", shkruan ajo në videon, ku duket tepër e lumtur rrugës për në koncert.

Stresi, gjithashtu, ka një urim për mbarë shqiptarët në ditën e bukur të Krishtlind­jeve. Edhe ai ka zgjedhur rrjetet sociale për të publikuar kartolinën e tij për ditën e veçantë. "Të gjithë besimtarëv­e shqiptarë të fesë katolike në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës, kudo nëpër botë që e festojnë këtë natë të shenjtë: Gëzuar Krishtlind­jet!"- ka shkruar Stresi bashkëngji­tur imazhit të tij.

Për të këto festa do të jenë më të paharruesh­met. Ky fundviti i dha Arilenës një kënaqësi të jashtëzako­nshme nga ana profesiona­le dhe shpirtëror­e. E lumtur me një pozë pranë pemës së bardhë, Arilena ka uruar fansat e saj. "Gëzuar Krishtlind­jet! Bekime dhe dashuri për ju dhe familjet tuaja! Dashuri, Arilena!"- ka shkruar këngëtarja.

Atmosferës dhe urimeve të ngrohta u është bashkuar edhe Eliona Pitarka. Aktorja në imazhin e postuar në llogarinë e saj në Instagram e ndodhur në në kënd të shtëpisë së saj, ku dominon e kuqja mban në duar një dhuratë, të cilën ia ka drejtuar vogëlushit të saj. Mbishkrimi i imazhit është ky: Gëzuar Krishtlind­jet nga unë dhe Aron Keruti! Bekime dhe begati nga familja ime tek e juaja!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania