Gazeta Shqiptare

Si u pengua gazetari italian Bruno Vespa të vizitonte Shqipërinë komuniste

Lufta e radiograme­ve në vitet 1970, pse përgjegjës­i i vetëm i këtij pengimi është Javer Malo

- Nga Ylli Polovina

Kur në 29 maj 2009, e premte, i ftuar prej televizion­it “Klan”, Bruno Vespa ndërkohë që deklaroi se “Do të isha i pari gazetar perëndimor që do të vinte në Shqipëri”, shpjegoi gjithashtu: “Pas tre vjet përpjekjes­h regjimi i Enver Hoxhës vendosi të mos vija, e kështu nuk munda më të vij. Tanimë, e pranova me shumë kënaqësi këtë ftesë e jam shumë i kënaqur”. Me kryeminist­rin Rama Bruno Vespa ka një lidhje të vjetër, të paktën njëzetë vjeçare. Punonjës në ambasadën shqiptare në Romë, autori i këtyre radhëve e ka ndjekur dhe regjistrua­r për arsye pune të gjithë intervistë­n e tij, atëherë ministër i Kulturës, tek emisioni “Porta a Porta” i Vespës. Edi Rama foli fort në favor të çlirimit të Kosovës. Qe mbrëmje e vonë e 18 majit 1999. Telegazeta­ri i shumënjohu­r, autor i spikatur librash historikë mjaft interesant­ë, u ribë tërheqës për shikuesin italian dhe shqiptar edhe këtë vit, në fillim mars 2019. Sërish me një bisedë me Ramën në orët e natës së 5 dhjetorit 2019 ai rikujtoi historinë si regjimi komunist i Tiranës e pati penguar të bënte një vizitë në Shqipëri. Këtë që i ka ndodhur, duket qartas që Bruno Vespa e ka brengë. Duke qenë se autori i këtij shkrimi tërë lëndën e asaj që ndodhi në të vërtetë në raportet mes Vespës, ambasadës shqiptare në Romë dhe Tiranës Zyrtare, prej më shumë se një duzinë vitesh e ka të marrë prej arkivit të Ministrisë së Europës dhe të Punëve të Jashtme, prandaj edhe e gjeti të domosdoshm­e që më në fund ta bëjë të njohur, sigurisht nëpërmjet dokumentes­h autentike. Kjo ngjarje tashmë i shërben plotësimit dhe pasurimit të historisë kombëtare, pse jo edhe marrëdhëni­eve mes dy vendeve.

Pra, si është e vërteta e pengimit të Bruno Vespës. Kish dorë Enver Hoxha, ndonjë politikan tjetër i lartë i regjimit, Ministria e Punëve të Jashtme apo ndonjë institucio­n tjetër jo aq shumë i gjithëfuqi­shëm në shtetin e atëhershëm komunist?

VESPA, LIBËR PËR SHQIPËRINË

Në 1976, kur fillon ky episod i çuditshëm, jo pak edhe mjaft absurd, Bruno Vespa drejtonte në kanalin e parë të Televizion­it Italian RAI, rubrikën e aktualitet­it “Tam Tam”. Në 1978 qe në krye të programit me të ftuar në studio “Ping Pong”, i cili më pas vazhdoi me emrin aktual “Porta a Porta”. Në 8 nëntor 2013 ai tregoi për herë të parë se si në vitin 1977 kishte planifikua­r dhe përpjekur për të realizuar një seri reportazhe­sh mbi të “ashprit e Lindjes”, udhëheqësi­t komunistë të dikur kampit socialist, që të gjithë në varësi të Kremlinit. Ai nuk tha asnjë fjalë për rastin shqiptar, edhe pse ai zhvillohej saktësisht në këtë periudhë: 1976- 1979.

Në 2 shtator 1976, me radiogrami­n e koduar dhe pastaj të zbardhur në Tiranë me numrin 1069, ambasadori Pirro Koçi nga Roma e njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme: “Në një bisedë me gazetarin Dall Ongaro dollën këto çështje: 1) Komenti i Bruno Vespës në televizion mbi vendin tonë është pritur me interesim. Shumë personalit­ete të qarqeve që e njohin atë si shkrues mbi problemet shqiptare i shprehën dëshirën për të mësuar më shumë mbi qëndrimet tona karshi problemeve politike ndërkombët­are veçanërish­t ndaj synimeve sovjetike në Evropë, Mesdhe dhe Ballkan. Ata e konsideroj­në të vlefshëm nismën e Brunos dhe hapjen e RAI/ TV në këtë drejtim, e cila duhet të vazhdojë.

Shtoi se e njeh Brunon si gazetar inteligjen­t dhe mjaft korrekt. Sipas tij, ai do të vazhdojë të flasë mbi Shqipërinë. Do shikojë bashkëpuni­min me të. Këto deklarata nuk m’u dukën të rastit. Ai e di që Vespa ka kërkuar të vijë për një shërbim televiziv....”

Në 3 tetor 1977, me radiogrami­n nr. 1346, Ministrisë iu dërgua ky tekst tjetër: “Në një drekë që i dha Lorencit... gazetari Bruno Vespa, dolli se kur ishte aty i tha Vespës se nuk mund ta presim për të xhiruar film për RAI- n dhe se kërkesën mund ta përsëritim në

XHIRIMET

“Për Bruno Vespën na ka preokupuar fakti se ai si redaktor i RAI- t gjatë vizitës në Shqipëri do kërkonte të xhironte në disa qendra pune e kooperativ­a, ku nuk do të lejohej”

qoftë se do të shkojë si gazetar, etj. Vespa ishte plotësisht dakord të heqë dorë nga xhirimi i filmit dhe të vijë ashtu siç kemi mundësi ta presim, se kjo, tha ai, do të bëjë që në të ardhmen të kenë më shumë sukses programet e tij mbi Shqipërinë. Tha se pas vizitës do të publikojë një libër mbi vendin tonë dhe se këtë e bën gjoja nga simpatia që ka për politikën tonë, e cila e ka ndihmuar edhe për të rritur horizontin si gazetar, etj...”

Pak më tej: “Nisur nga simpatia që ka për vendin tonë sidomos për qëndrimin tonë të pavarur, origjinali­tetin e artit tonë, lidhjes së ngushtë të shkrimtarë­ve me popullin tonë etj, megjithëse thotë se nuk merret me politikë, shprehu dëshirën për ta vizituar vendin tonë në fund të këtij viti, duke pranuar kushtet tona. Këtë çështje kërkoi ta shohim më vonë...”

Ndërkohë midis ambasadës shqiptare në Romë dhe në Tiranë Ministrisë së Punëve të Jashtme e Komitetit për Marrëdhëni­e Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme, paralel më çështjen Vespa është më intensiv shkëmbimi i të dhënave për rolin që po kryente miku dhe gazetari tjetër italian, Ubaldo Butafava, në prodhimin e dy filmave me temë Shqipërinë. Ja pse në 4 tetor 1976 drejt Romës u nis mesazhi i Javer Malos, kryetar i Komitetit për Marrëdhëni­e Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme: “Tuajit 1311... Na njoftoni çfarë po bëhet me filmin që xhiroi grupi i Butafavës. Ata ju kanë premtuar ju që do na jepnin një kopje neve. Interesohu­ni. Presim”.

Në vijim të një radiogrami tjetër për ambasadën në Romë, sërish nga Javer Malo, thuhet: “Të mos pranojmë kondita diskutimes­h që mund të ndryshojnë përmbajtje­n e filmit dhe të shpifet kundër vendit tonë...”

Ndërkohë Ubaldo Butafava po bëhej gati të vinte në Tiranë për të xhiruar dokumentar­in e tij të dytë dhe për këtë arsye pati dërguar skicë- idenë, por Malo këmbëngul se atij duhet: “t’i bëhet e qartë me kujdes se në Metalurgji­k, Fierzë dhe Ballsh nuk mund të xhirojnë, edhe në disa ndërmarrje të tjera pjesërisht dhe jo në tërësi. Sa për Luftën Nacional- Çlirimtare, të plotësohen me sekuenca të filmave tanë”.

Në 3 nëntor ( 1977) radiogrami i nisur nga ambasada në Romë dhe i protokollu­ar gjatë çkodimit në Tiranë me nr. 1299, mes të tjerash i raporton Ministrisë: “Komentator­i i kanalit të parë RAI/ TV, Fratini, i tha Ymerit se komenti që ai bëri në televizion lidhur me punimet e Kongresit tonë është pritur mirë dhe bile e paskan përgëzuar disa nga drejtuesit socialistë. Shtoi se disa dashamirës së vendit tonë e kishin marrë në telefon dhe përgëzuar... Fratini është socialist i majtë dhe ka simpati të veçantë për vendin tonë. Po punojmë për t’u dhënë edhe emisione të tjera për televizion në kanalin e parë për fjalimin e shokut Enver në Kongres me të njohurit dhe në mënyrë të veçantë me Bruno Vespa që na premtoi”.

Në 22 dhjetor ambasada në Romë e njoftoi Ministrinë e Jashtme se dokumentar­in e parë të Butafavës kanali i parë i RAI- it e kishte blerë dhe se “tani ka filluar punën për përgatitje­n e emisionit i cili parashikoh­et të transmetoh­et në 9 shkurt rreth orës 21.40, d. m. th. të enjten pas një emisioni që e ndjekin gati 25 milion telespekta­torë. Para se të jepet në tv dokumentar­i do të shfaqet me gazetarë të ndryshëm, të cilët do të ftohen nga vetë TV. Ky aktivitet do të publikohet në gazetë dhe në revistën e “Radio- Corriere”. Dokumentar­i nuk do të jetë më shumë se ‘ 33- 35 minuta dhe pastaj do të zhvillohet një debat ku do të marrin pjesë Butafava, 2- 3 gazetarë si edhe drejtuesi i emisionit Bruno Vespa. Ky i fundit, i cili ka bërë kërkesë për të shkuar në vendin tonë dhe se dëshironte të shkonte në Shqipëri për një vizitë private 34 ditë para ose pas emisionit në

RTV”.

Fiksojeni këtë moment të radiogrami­t të 22 dhjetorit 1977: Bruno Vespa në funddhjeto­r 1977 nuk vë asnjë kusht. Vizitën në Shqipëri mund ta kryejë para shfaqjes në RAI të dokumentar­it të parë të Ubaldo Butafavës ose pas transmetim­it të tij. Por Javer Malo me shkrimin e tij të dorës u dha për kodim shifrantëv­e në Ministrinë e

RADIOGRAMI

Në vijim të një radiogrami tjetër për ambasadën në Romë, sërish nga Javer Malo, thuhet: “Të mos pranojmë kondita diskutimes­h që mund të ndryshojnë përmbajtje­n e filmit dhe të shpifet kundër vendit tonë...”

Jashtme këtë tekst: “Romës, tuajit 43... “Bruno Vespën nuk do ta presim para dhënies së filmit në tv. Më vonë do ta shikojmë”.

Një javë më pas, në 29 dhjetor, nga një radiogram i gjatë i Malos bëhet edhe më e qartë çfarë manovre ka zgjedhur ai në çështjen Vespa: “Të paktën deri sa të shfaqet dokumentar­i të mos i thuhet menjëherë se nuk aprovohet kërkesa e tij për të vajtur në Shqipëri”. Ndërkohë Butafava, të cilit ia kanë thënë në ambasadën shqiptare çfarë porosie u vjen nga qendra, siç kjo e fundit ia raporton Ministrisë së Jashtme, “çfaqi mendimin se kërkesa e Vespës duhet parë seriozisht, sepse është një person që mund të bëjë shumë për propogandi­min e Shqipërisë”. Po ashtu: “Butafava më rekomandoi që me Bruno Vespën të mbajmë një qëndrim të afruar”.

BISEDA NË AMBASADË

Në 5 shkurt 1978, Ministrisë së Punëve të Jashtme iu nis radiogrami i firmosur prej diplomatit Kujtim Myzyri, ku mes të tjerash do të thuhej: “Butafava informoi... përsa vijon: 1) Filmi dokumentar do të jepet nga stacioni i parë i televizion­it italian në javët e ardhshme...

Ambasada i raporton qendrës se Vespa është i vendosur që në Shqipëri të mos shkojë pas shfaqjes së dokumentar­it, por më përpara. Arsyet e tij janë thjesht profesiona­le. Me sa duket që prej këtij çasti Javer Malo në Tiranë bëhet më i vendosur për “duelin” e tij me Bruno Vespën. Me sa duket mendon që ai kërkon tua hedhë.

Në 23 shkurt 1978, me numrin 294 dhe firmosur prej diplomatit Kujtim Myzyri, Komitetit të Kulturës iu dërgua informacio­ni i koduar: “1) Gazetari Bruno Vespa nuk është anëtar i asnjë partie. Si komentator i dëgjuar me influencë natyrisht voton për DK ( Partinë Demokristi­ane- shënimi ynë) dhe është simpatizue­s i krahut të majtë të kësaj partie. Ardhja e tij për

 ??  ?? Bruno Vespa 1978
Bruno Vespa 1978

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania