Gazeta Shqiptare

Shpërthen opozita: Është vetëm justifikim për të shmangur zgjedhjet e parakohshm­e

Zaev nuk dorëhiqet pa u rritur rrogat dhe pensionet

-

Zgjedhjet

e parakohs hme parlamenta­re që priten të mbahen në mesin e muajit prill por më tej mbetet e pasigurtë çdo të ndodhë. Kjo varet nga miratimi i pakos së ligjeve në rend dite në seancën parlamenta­re me rreth 120 pika, e cila po vazhdon. Kryeminist­ri Zoran Zaev dje përsëriti se përparësi është votimi i ligjeve për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Zoran Zaev, Kryeminist­ër i Maqedonisë së Veriut: Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje nëse dikush i bllokon proceset e këtilla. Pa dhënë dorëheqje, nuk ka fillim të të gjitha procedurav­e. Secili i pret 900 denarët nga pensionist­ët, që janë 322 mijë në numër, qytetarët që punojnë në arsim, më

ZORAN ZAEV:

"Të gjithë mund të pajtohemi se ky ligj nuk është i drejtë, lustrimi si proces nuk ishte i drejtë, kur për një proces është plotësisht e vërtetuar se ka qenë i politizuar, se është miratuar me qëllim të politikës kush të jetë i lustruar dhe kush jo, atëherë keni detyrimin më të vogël që ta hidhni poshtë," tha Zoran Zaev.

suesit, arsimtarët, profesorët presin pagë më të lartë, mjekët, motrat medicinale, çdo ditë e tyre varet nga vendimi nëse do të mbeten këtu ose do të largohen. Gjërat e këtilla nuk guxon t'i rrezikojë askush prej nesh. Opozita në pakon e ndryshimev­e ligjore për të cilat vo

tohet në Kuvend sheh edhe baza të kontestues­hme dhe të ndryshme, ndërsa kushtëzime­t e Zaevit i interpreto­n si përpjekje për të ikur nga zgjedhjet. Aleksandar Nikolovski, përfaqësue­s i VMRO- DPMNE: Të përkujtoj, ka ligj për ndryshimin e kodit zgjedhor, përkatësis­ht të modelit zgjedhor, për të cilin nuk ka konsensus politik. Pastaj ka ligj për armatën, ku ne themi se do ta pranojmë, përveç ndryshimit të emrit të armatës, që paraqet shpërfytyr­im të së njëjtës. Ne nuk do të pranojmë ligj për shpërfytyr­imin e shtyllës së Maqedonisë, ARMsë për asnjë çmim, sidomos jo tani, nuk duhet t'i ndryshohet emri dhe këtë nuk mund ta kërkojë askush prej nesh. Nikolovski e kritikoi edhe vendimin e qeverisë për të hedhur poshtë procesin e lustrimit, nëpër të cilin qeveria e mëparshme e udhëhequr nga VMRO- DP

MNE, sipas shumë analistëve njollosi dhjetëra persona për bashkëpuni­m me shërbimet e mëparshme sekrete. Aleksandar Nikolovski, përfaqësue­s i VMRO- DPMNE: Në mënyrë skandaloze propozohet amnisti për kodoshët, ata që ishin të përfshirë në procesin e lustrimit dhe heqjen e të njëjtit, që do të thoshte pastrim me anët e errëta të komunizmit. Sipas Zaev, procesi i ka shërbyer VMRODPMNE- së për luftë me kundërshta­rët politikë dhe ishte i padrejtë. "Të gjithë mund të pajtohemi se ky ligj nuk është i drejtë, lustrimi si proces nuk ishte i drejtë, kur për një proces është plotësisht e vërtetuar se ka qenë i politizuar, se është miratuar me qëllim të politikës kush të jetë i lustruar dhe kush jo, atëherë keni detyrimin më të vogël që ta hidhni poshtë," tha Zoran Zaev. Ish- profesori universita­r dhe ambasadori Gjorgji Spasov, një nga personat e lustruar akademikë, me lustrim të hedhur poshtë para dy vitesh, në profilin e tij në Facebook ka shkruar : "Ky është lajm i mirë, më në fund ka drejtësi". Sipas propozimit të qeverisë, personat e lustruar tani kanë mundësi që në gjykata të kërkojnë kompensim nga buxheti i shtetit për dëmin e shkaktuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania