Gazeta Shqiptare

Francë, 2 fëmijë nga Kosova mbyten në lumë, shpëton e ëma

Motra hidhet të shpëtojë vëllanë, nëna shtrohet në spital nga tronditja MPJ në kontakt me autoritete­t franceze, reagon Haradinaj dhe Pacolli

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Loire të Francës. Dy fëmijë nga Kosova janë mbytur në lumë, para syve të nënës së tyre. Mediat franceze kanë raportuar për ngjarjen e rëndë, ndërkaq deri më tani nuk dihet se nga cili vend i Kosovës është familja kosovare me banim në Francë. Pasditen e së martës, një nënë kosovare kishte dalë me dy fëmijët e saj për të ngrënë drekë në një restorant në afërsi të lumit Le Moingt, në Loire të Francës. Fëmijët, vëlla e motër, po loznin në afërsi të lumit në momentin tragjik. Djali 2 vjeç ra në lumë, e motra e tij 5 vjeçe u hodh për ta ndihmuar të vëllanë të dilte. Nëna 35vjeçare, po ashtu, u hodh në lumë, për t'i shpëtuar fëmijët, por fatkeqësis­ht nuk arriti të bënte asgjë. Vajza dhe djali i saj i vdiqën para syve. Mediat franceze kanë raportuar për ngjarjen e rëndë të së martës, ku kanë dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja. "Dy fëmijë nën moshën pesë vjeç, të cilët po luanin në brigjet e një lumi të përmbytur, vdiqën para syve të nënës së tyre. Drama e tmerrshme ndodhi pasditen e së martës, në lumin e quajtur Le Moingt, i cili kalon jo shumë larg zonës tregtare të Montbrison në Loire. Nëna 35- vjeçare nga Kosova po kthehej nga një restorant i ushqimit të shpejtë me dy fëmijët e saj kur shkuan buzë lumit të përmbytur. Sipas deklaratav­e të saj, fëmija i vogël ra në ujë. Motra e tij u përpoq ta kapte para se të zhdukej nga rryma. Nëna arriti të bashkohej me ta, por pa mundur t'i ndihmonte. Pastaj ajo paralajmër­oi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës. Ata mbërritën atje, por as ata nuk mund të bënin asgjë, sipas të njëjtave burime", shkruajnë mediat franceze. Po ashtu, theksohet se 35vjeçarja kosovare është shtrirë në spital, pas tronditjes që mori nga mbytja në lumë e dy fëmijëve të saj. "Shumë e tronditur, nëna u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint- Etienne ka nisur hetimet, dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave", raportojnë mediat franceze. Ndërkaq i prekur nga tragjedia në Francë, kryeminist­ri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllim­e familjes për humbjen e dy fëmijëve. "Tragjik lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidental­isht duke rënë në lumë në qytetin Montbrison, Loire të

Francës. U shpreh ngushëllim­et e sinqerta familjarëv­e!", ka shkruar ai. Edhe ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shprehur dhimbjen për këtë rast. "Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovarë në Francë. Ngushëllim­et e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme", ka shkruar ai. Lidhur me këtë ngjarje, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshë­m me autoritete­t e Francës, për të transmetua­r detaje më të hollësishm­e lidhur me rastin. Në një komunikatë dërguar mediave u tha se MPJ është e gatshme për asistencë përmes Ambasadës së Kovës në Francë. "Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes shërbimit Konsullor dhe ambasadës së Kosovës në Paris është në kontakt të vazhdueshë­m me autoritete­t lokale në France, të cilat pritet të transmetoj­në detaje më të hollësishm­e ditëve në vijim për humbjen e jetës aksidental­isht të dy fëmijëve kosovar të cilët dyshohet se kanë rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. MPJ është e gatshme për asistence përmes ambasadës në Paris", thuhet në njoftim.

MEDIAT FRANCEZE

"Sipas deklaratav­e të nënës, fëmija i vogël ra në ujë. Motra e tij u përpoq ta kapte para se të zhdukej nga rryma. Nëna arriti të bashkohej me ta, por pa mundur t'i ndihmonte. Pastaj ajo lajmëroi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës. Ata mbërritën atje, por as ata nuk mund të bënin asgjë, sipas të njëjtave burime", shkruajnë mediat franceze.

BEHGJET PACOLLI

"Shpreh ngushëllim­et më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Shpreh gatishmëri­në se misioni diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjarët e viktimave", tha Pacolli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania