Gazeta Shqiptare

Ilir Meta kthen në Kuvend “paketën antishpifj­e”: Cenon Kushtetutë­n

“Krijohet mjedis arbitrar për operatorët mediatikë”

-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje "Për mediat audioviziv­e" dhe "Për komunikime­t elektronik­e". Sa i takon ligjit të parë, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshti­m me parimet themelore kushtetues­e të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcion­alitetit. Po ashtu ligji, sipas tij, bie në kundërshti­m me dispozitat kushtetues­e që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit, bie në kundërshti­m me jurisprude­ncën e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshm­e për zbatim, si dhe nuk është në harmoni me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Presidenti Meta tha se miratimi i këtyre dispozitav­e në thelb përmban elemente censuruese të drejtpërdr­ejta, që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias. "Kjo gjendje censure krijohet përmes aplikimit të masave ndëshkuese joproporci­onale që këto dispozita parashikoj­në, masa që mund të vlerësohen dhe vendosen nga organe administra­tive, të cilat në kundërshti­m të hapur me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, u jepet fuqia që t'i vënë në ekzekutim të menjëhersh­ëm këto masa, përpara se të ketë një vendimmarr­je përfundimt­are dhe të formës së prerë mbi ligjshmëri­në e tyre", - theksoi presidenti. Sipas tij, hyrja në fuqi e këtyre ndryshimev­e do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurt ndaj operatorëv­e mediatikë elektronik­ë. Qeveria ka të gjitha mundësitë të shfrytëzoj­ë këtë bazë ligjore, të ndëshkojë në mënyrë të padrejtë çdo media e cila nuk i përshtatet vullnetit politik të shumicës. "Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe autocensur­ën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronik­e, duke ndikuar drejtpërdr­ejtë në cilësinë dhe objektivit­etin e informacio­nit, ç'ka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo vetëm keqoriento­jnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por edhe në përmbushje­n e përgjegjës­ive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracis­ë", - tha zoti Meta. Një situatë e tillë, sipas tij, do e vendoste vendin në kufirin e një autoritari­zmi, që do të përbënte rrezik për të ardhmen dhe integrimin e Shqipërisë, si edhe ekzistencë­n e vetë demokracis­ë funksional­e në vend. Nëpërmjet mekanizmav­e ndëshkues dhe organeve vendimmarr­ëse që mund të vendosin këto sanksione ndëshkuese, tenton vendosjen nën kontroll politik të operatorëv­e mediatikë, veçanërish­t medias elektronik­e, gjë e cila do të përbënte cenim të rëndë të së drejtës për t'u shprehur dhe për informim. Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin "Për komunikime­t elektronik­e", Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimor­e që merr AKEP ndaj mediave.

"Delegimi me ligj te një organ administra­tiv i kompetenca­ve që Kushtetuta nuk ia lejon, mungesa e transparen­cës në procedurën e vendimmarr­jes dhe aplikimi i sanksionev­e disproporc­ionale dhe pa kaluar në shqyrtimin gjyqësor nuk është në balancë mes interesit publik për mbrojtjen nga lajmet/ informacio­net e rreme dhe të drejtës për informim, lirisë

së shprehjes dhe zhvillimit të aktiviteti­t ekonomik në fushën e publikimev­e elektronik­e. Masat ndaj lajmeve të rreme nuk duhet të cenojnë të drejtën për informim, lirinë e shprehjes dhe të medias apo dhe lirinë për veprimtari ekonomike, të drejta këto që gëzojnë mbrojtje të posaçme nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombët­are".

Kryeminist­ri Edi Rama ka deklaruar në parlament

REAGIM

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka përshëndet­ur vendimin e Presidenti­t të Republikës Ilir Meta për të kthyer në vend dy ligjet për të ashtuquajt­urën “paketa anti- shpifje”.

Në një reagim të UGSH thuhet se kjo paketë u refuzua gjatë nga gazetarët si dhe nga organizata­t më prestigjio­ze ndërkombët­are dhe se vendimi i kreut të shtetit konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatë­s në këtë kauzë".

se këto ndryshime ligjore janë dakord 100 për qind me OSBE- në, por përfaqësue­si për mediat i kësaj organizate, Harlem Desir, është shprehur se asnjëherë nuk është arritur një dakordësim i plotë dhe për një kohë të gjatë po bashkëpuno­het që projekti të afrohet me standardet ndërkombët­are. Ndërsa shefja e zyrës së medias e

OSBE- së në Shqipëri, Irina Radu, është shprehur gjatë dëgjesave në parlament se, "OSBE mendon që AMA ka shumë kompetenca të gjera për dënimin e mediave, po ashtu edhe përmasat e gjobave ndaj gazetarëve dhe mediave janë të larta. Po ashtu, duhet ndarë qartë se çfarë janë kritikat politike dhe çfarë janë shpifjet". Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe UNDP kërkuan rishikimin e variantit të tretë të projektlig­jeve, ose rifillimin e punës nga e para për ligjet me ndikim mbi mediat. Bashkimi Europian është shprehur se paketa antishpifj­e nuk është në përputhje me standardet dhe kërkesat europiane për lirinë e medias dhe duhet bazuar në parimin e vetërregul­limit të mediave. Edhe Këshilli i Europës deklaroi se projektlig­jet nuk janë në përputhje me standardet dhe praktikat e Këshillit të Europës. "Këshilli i Europës rekomandon që ligjvënësi­t shqiptarë t'i lënë mënjanë këto propozime dhe të nisin hartimin e një strategjie të re për përmirësim­in e cilësisë së gazetarisë ' online' dhe ' offline'", - tha zonja Arkanda Bujari, e Këshillit të Europës.

Organizata­t ndërkombët­are këmbëngulë­n që shumica socialiste të mos e miratojë paketën antishpifj­e, pa përfshirë rekomandim­et e tyre, medias, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit. Paketa antishpifj­e u është nënshtruar ndryshimev­e të shumta që prej një viti kur u propozua, pas shqetësime­ve të vazhdueshm­e të shprehura nga organizata­t e gazetarëve dhe shoqëria civile në Shqipëri, si dhe nga presioni i organizata­t ndërkombët­are, përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Europës dhe vetë OSBE- në. 14 organizata shqiptare dhe 7 organizata ndërkombët­are të medias i kërkuan qeverisë shqiptare të tërheqë projektlig­jet, sepse sipas tyre, nuk mund të ketë regjim rregullimi administra­tiv për median "online" dhe se një institucio­n administra­tiv si AMA nuk mund të zëvendësoj­ë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtje­s së një publikimi.

DEKRET

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 92/ 2019

"PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008, ' PËR KOMUNIKIME­T ELEKTRONIK­E NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË', TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutë­s,

Dekretoj

Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 92/ 2019, "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, "Për komunikime­t elektronik­e në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar", me qëllim rishikimin sipas arsyetimit bashkëlidh­ur këtij dekreti.

Nr. Dekreti 11414 Tiranë, më 11.01.2020 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 92/ 2019

"Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, "Për komunikime­t elektronik­e në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar" Të nderuar deputetë, Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 18 dhjetor 2019, ka miratuar ligjin nr. 92/ 2019 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, "Për komunikime­t elektronik­e në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar".

Me shkresën nr. 4490 prot., datë 26.12.2019, të Kuvendit, administru­ar në Insti

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania