Gazeta Shqiptare

Paralajmër­imi: Mosreflekt­imi do të përkeqëson­te besueshmër­inë tonë

Kreu i shtetit argumenton mosdekreti­min e “paketës antishpifj­e” të PS “Mund të ketë pasoja për të ardhmen europiane”

-

tucionin e Presidenti­t të Republikës me nr. 5081 prot., datë 26.12.2019, ky ligj është përcjellë për dekretim e shpallje.

Sipas praktikës parlamenta­re të publikuar, rezulton se ky projektlig­j është pjesë e paketës ligjore e quajtur publikisht si "paketa antishpifj­e" dhe është hartuar fillimisht nga një grup pune, me përfaqësue­s të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, si dhe ekspertë të fushës.

Nga shqyrtimi i praktikës parlamenta­re mbi propozimin, shqyrtimin dhe miratimin e projektlig­jit, si dhe përmbajtje­s së dispozitav­e të ligjit nr. 92/ 2019 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, "Për komunikime­t elektronik­e në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar", të miratuar, konstatohe­t se sipas relacionit të Këshillit të Ministrave dhe Raportit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në cilësinë e komisionit përgjegjës për shqyrtimin e projektlig­jit, ky ligj ka si qëllim reflektimi­n e ndryshimev­e të propozuara dhe të miratuara tashmë në ligjin nr. 91/ 2019 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/ 2013 "Për mediat audioviziv­e në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar", në lidhje me rregullimi­n e shërbimeve të publikimev­e elektronik­e.

Nga shqyrtimi paraprak i faqes zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, konstatohe­t paraprakis­ht se Kuvendi, nuk ka publikuar deri më tani, përmbajtje­n e akteve ligjore të "paketës antishpifj­e" të miratuar prej tij, si ligjin nr. 91/ 2019 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/ 2013 "Për mediat audioviziv­e në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar", ashtu dhe ligjin nr. 92/ 2019 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, "Për komunikime­t elektronik­e në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar", të miratuara njëkohësis­ht në datën 18.12.2019.

Kjo përbën një mungesë transparen­ce të theksuar përkundrej­t publikut dhe është me vend që të evidentohe­t në këtë relacion arsyetues.

Nga shqyrtimi i përmbajtje­s së ligjit nr. 92/ 2019, rezulton se ai është i përbërë nga katër nene përmes të cilëve realizohen shtesa e ndryshime në dispozitat e ligjit aktual, kryesisht për të vendosur në ekzekutim vendimet e marra nga Këshilli i Ankesave dhe Bordi i AMAs, që përmbajnë sanksione apo masa administra­tive shtrëngues­e që vendosin këto organe administra­tive, përkundrej­t ofruesve të shërbimeve të publikimev­e elektronik­e ' online'.

Konkretish­t, nëpërmjet neneve 3 dhe 4 të ligjit nr. 92/ 2019, Autoriteti­t të Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare, si autoriteti përgjegjës që administro­n domain ç. TLD. al, i jepet kompetenca ligjore të zbatojë vendimet e organeve të AMAs, duke detyruar njëkohësis­ht ofruesit e shërbimeve të aksesit në internet që të zbatojnë këto vendime.

Konkretish­t në këto dispozita parashikoh­et shprehimis­ht se:

Neni 3

Në nenin 12, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

"3. AKEP- i bashkëpuno­n me AMA- n në përputhje me parashikim­et e këtij ligji dhe dispozitav­e të tjera nënligjore, si dhe siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ankesave dhe organeve të tjera të AMA- s, duke detyruar ofruesit e shërbimeve të aksesit në internet të zbatojnë aktet/ vendimet përkatëse të këtyre autoritete­ve, sipas afateve dhe procedurav­e të parashikua­ra në legjislaci­onin në fuqi"

Neni 4

Në nenin 137, në fund të kreut V, pas pikës 19 shtohet pika 20 me këtë përmbajtje:

"20. Nuk zbatojnë urdhrat/ vendimet e AKEP- it, që lidhen me zbatimin e akteve/ vendimeve të Këshillit të Ankesave dhe të AMA- s apo të nxjerra nga çdo organ tjetër me kompetenca ligjore në këtë fushë, sipas nenit 4, të këtij ligji".

Sipas përcaktime­ve të mësipërme, Autoriteti i Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare do të shërbejë si segmenti fundor i forcës shtrëngues­e të procesit të marrjes së masës administra­tive nga AMA, si mjeti nëpërmjet të cilit, do të zbatohen vendimet e miratuara prej organeve të saj ( Këshilli i Ankesave, Bordi).

Për më tepër, përmes nenit 4 të ligjit nr. 92/ 2019, AKEPit i jepet kompetencë që në rast se ofruesi i shërbimeve mediatike nuk zbaton urdh

rat/ vendimet e AKEP- it, që lidhen me zbatimin e akteve/ vendimeve jo të formës së prerë të Këshillit të Ankesave dhe të Bordit të AMA- s apo të nxjerra nga çdo organ tjetër me kompetenca ligjore në këtë fushë, sipas nenit 4, të këtij ligji, atëherë personi juridik privat do të ndëshkohet me gjobë në shumën prej 1 000 000 lekë.

Pra, përmes kësaj dispozite, forca shtrëngues­e përkundrej­t ofruesve të shërbimeve mediatike të publikimev­e elektronik­e rritet nën mbikëqyrje­n e njëpasnjës­hme të dy organeve.

Në referim të qëndrimit të mbajtur në arsyetimin e Dekretit nr. 11413, datë 11.01.2020, të Presidenti­t të Republikës, për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 91/ 2019 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/ 2013 "Për mediat audioviziv­e në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar", bëhet e detyrueshm­e që ligjvënësi bashkërish­t me shqyrtimin e ligjit nr. 91/ 2019, të rishqyrtoj­ë edhe ligjin nr. 92/ 2019, pasi këto dy akte të reja ligjore janë pjesë e së njëjtës paketë të lidhura procedur

alisht dhe materialis­ht me njëra- tjetrën.

Nëse Kuvendi i Shqipërisë, do të shqyrtojë e miratojë Dekretin nr. 11413, datë 11.01.2020, për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 91/ 2019 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/ 2013 "Për mediat audioviziv­e në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar", kjo gjë ndikon dhe bën të detyrueshm­e rishikimin dhe reflektimi­n e qëndrimit edhe në ligjin nr. 92/ 2019 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, "Për komunikime­t elektronik­e në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar".

Në arsyetimin e kthimit të ligjit nr. 91/ 2019, Presidenti i Republikës ka parashtrua­r argumente mbi domosdoshm­ërinë e rishikimit nga Kuvendi të sanksionev­e financiare, mënyrës së vendimmarr­jes, organit që ka të drejtë të marrë vendimin, si dhe mbi mënyrën e ekzekutimi­t të këtyre sanksionev­e, apo të masave të tjera ndëshkuese.

Shqetësime­t për përhapjen e lajmeve të rreme, apo ndikimit negativ të dezinformi­mit, duhet të adresohen në mënyrë të tillë që çdo mjet ligjor mbrojtës ndaj këtyre fenomeneve të mos rrezikojë në asnjë rast, të vendosë në disbalancë, apo të krijojë rrezikun e keqpërdori­mit të këtyre mjeteve ligjore për të cenuar të drejtën për informacio­n, lirinë e shprehjes dhe të medias apo dhe lirinë për veprimtari ekonomike, të drejta këto që gëzojnë mbrojtje të posaçme nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombët­are.

Ndërsa delegimi me ligj një organi administra­tiv i kompetenca­ve që Kushtetuta nuk ia lejon, mungesa e transparen­cës në procedurën e vendimmarr­jes, dhe aplikimi i sanksionev­e disproporc­ionale dhe pa kaluar në shqyrtimin gjyqësor, nuk është në balancë mes interesit publik për mbrojtjen nga lajmet/ informacio­net e rreme, dhe të drejtës për informim, lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të aktiviteti­t ekonomik në fushën e publikimev­e elektronik­e.

Në këtë logjikë, edhe nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 92/ 2019, do të duhet të rivlerësoh­en në kuadër të rishqyrtim­it nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të dispozitav­e respektive të ligjit nr. 91/ 2019, lidhur me masat ndaj ofruesve të shërbimeve mediatike në rastet e shkeljes të dispozitav­e ligjore.

Përsa më sipër, me qëllimin e vetëm përmirësim­in e këtij ligji në përputhje me parashikim­et kushtetues­e dhe aktet ndërkombët­are dhe në harmoni me dispozitat e ligjit nr. 91/ 2019, në bindje të Kushtetutë­s dhe në zbatim të neni 85 pika 1 të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 92/ 2019 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, "Për komunikime­t elektronik­e në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar", në mënyrë që të rivlerësoh­et së bashku me ligjin nr. 91/ 2019, prej të cilit kushtëzohe­n ndryshimet, me qëllim përfshirje­n e rregullave strikte për ngritjen e funksionim­in e organeve administra­tive të pavarura, rivlerësim­in e nivelit të masave administra­tive të parashikua­ra në analizë të realitetit ekonomik në të cilin janë ngritur e funksionoj­në ofruesit e shërbimit të medias, rishikimit të procesit të vlerësimit dhe marrjes së masave administra­tive dhe ekzekutimi­t të tyre, si dhe rivlerësim­in e efektit të drejtpërdr­ejtë që do të kenë në përditshmë­rinë e punës së ofruesve të shërbimit mediatik elektronik nga parashikim­et e reja ligjore.

Me respekt, Ilir Meta

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania