Gazeta Shqiptare

Agim Kajmaku në kërkim, shefja e protokolli­t në Vorë ndryshon dëshminë

Humbi mandatin në 1 nëntor se fshehu dënimin në Greqi. Drejtësia pritet të heqë "burgun" Gjyqtari pritet të zbusë masën për ish- kryebashki­akun

- Njoftim shitje me ankand

Zhvillime të reja për çështjen e ish- krye bashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili është i shpallur në kërkim pas urdhër- arrestit të prokuroris­ë dhe ndodhet në arrati. Më 12 nëntor Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg në mungesë për ish- kreun e Bashkisë Vorë, një ditë pasi më parë prokuroria lëshoi urdhër arrestin për të. Ndërsa më 21 nëntor Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi të njëjtën masë për ish- kryebashki­akun e Vorës, i cili u shkarkua nga KQZ- ja më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminal­izimit, duke fshehur një dënim në Greqi. Por tashmë pritet që Agim Kajmaku të "fitojë" lirinë. Kjo, pasi shefja e protokolli­t në Bashkinë e Vorës ka ndryshuar dëshminë për falsifikim dokumentes­h. Ditën e nesërme është përcaktuar seanca dhe pritet që gjyqtari Kujtim Vranici, i njëjti që ka dhënë vendimin për ishkryebas­hkiakun e Vorës të ndryshojë masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje".

Burime për "Balkanweb" bënë me dije se është përgatitur vendimi për zbutjen e masës së sigurisë ndaj tij dhe Kajmaku, i cili ndodhet në arrati, mund të jetë i lirë të mbrojë veten nga akuzat.

Prokuroria nisi hetimet për të dhe e akuzon për disa vepra penale si "Shpër

dorim detyre", sipas nenit 248 të Kodit Penal; "Falsifikim­i i formularëv­e", neni 190 i Kodit Penal dhe "Ushtrim i funksionev­e pas dhënies fund të detyrës", neni 249 i Kodit Penal. Akuza e fundit ka të bëjë me një

vendim të Kajmakut, të marrë pas shkarkimit nga KQZ- ja. Mësohet se pas vendimit të KQZ- së, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetar­ët e bashkisë, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si titullar i Bashkisë Vorë. Kryebashki­aku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratik­e se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikim­it të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e dekriminal­izimit. Akuzat e PD- së u konfirmuan edhe

nga Prokuroria e Përgjithsh­me, e cila pasi bëri verifikimi­n e shenjave të gishtërinj­ve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinj­ve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person.

Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimi­t nga prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

NJOFTIM SHPALLJE ANKANDI

 ??  ?? Ish- kryebashki­aku i Vorës, Agim Kajmaku
Ish- kryebashki­aku i Vorës, Agim Kajmaku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania