Gazeta Shqiptare

Pajisja me kasat fiskale, KLSH: Dështon mbledhja e të ardhurave

-

Pas

një auditimi për performanc­ën e pajisjes me kasa fiskale gjatë dekadës së fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit del në konkluzion­in se Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve dhe Ministria e Financave kanë dështuar në mbledhjen e të ardhurave dhe luftën ndaj evazionit fiskal. Kjo sipas KLSH- së, për shkak të mungesës së objektivav­e dhe një strategjie efektive. Politikëbë­rja në dekadën e fundit ka rritur vetëm masat ndëshkimor­e ndaj biznesit. Pajisja me kasa fiskale e bizneseve gjatë 10- vjecarit të fundit nga ana e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve dhe Ministrisë së Financave nuk ka sjellë përmirësim në mbledhjen e të ardhurave dhe uljen e evazionit fiskal. Është ky përfundimi i një auditimi të kryer nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i miratuar nga kreu i këtij institucio­ni në fund të dhjetorit 2019. Auditimi i performanc­ës me temë "Efektivite­ti i kasave fiskale në rritjen e të ardhurave tatimore" të ushtruar në Tatime e Financa u shtri edhe në 6 Drejtori Rajonale Tatimore. Nga auditimi thotë KLSH rezulton se shuma prej 46.5 milionë euro të shpenzuara për 27 lloje të kasave fiskale në përdorim nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhurat tatimore nga TVSH- ja e brendshme apo nga Tatimi i Fitimit. Nga 155 mijë kasa të instaluara në total, 3 të 4- tat e tyre janë vendosur te biznesi i vogël. Në krahasim me vitin 2009, ka rënë ndjeshëm pesha e të ardhurave nga TVSH,- ja që mblidhet nga tatimet. KLSH- ja raporton se në 2009- ën tatimet mblidhnin 30% të TVSH- së totale, ndërsa për periudhën nga 2010- 2018, pesha mesatare e TVSH- së së mbledhur nga tatimet ishte 24%. Pra, pavarësish­t rritjes së xhiros së raportuar nga kasat, ajo që konstatohe­t sipas KLSH në periudhën 2017- 2018 është ulja e raportimit mesatar për kupon. KLSH- ja vëren përmes auditimit se mungesa e objektivav­e dhe e një strategjie për pajisjet fiskale ka çuar edhe në dështimin e luftës kundër informalit­etit dhe evazionit Fiskal. Përkundraz­i, politikëbë­rja në dekadën e fundit ka rritur vetëm masat ndëshkimor­e ndaj biznesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania