Gazeta Shqiptare

Shqiptari dëbohet nga Britania për vrasje në Shqipëri, kthehet e hap biznes në Angli

Historia e veçantë e publikuar në gazetën "Daily Mail"

-

Media

e njohur britani ke "Daily Mail" ka shkruar për historinë e një shqiptari, i cili ishte dëbuar nga Britania për shkak të një vrasjeje në Shqipëri, mirëpo është kthyer sërish në Angli dhe madje ka hapur edhe një biznes privat, lavazh. Riza Vatoci 49 vjeç është zbuluar në biznesin e tij në Bognor Regis, Sussexin Perëndimor, javën e kaluar nga kjo media. "Dialy Mail" e ka parë Vatocin duke drejtuar biznesin e tij, edhe pse është dëbuar nga shteti britanik. Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka deklaruar se do të veprojë në lidhje me këtë rast e se do ia "rrëmbejë" shtetësinë Vatocit. Vatoci më 1996 dyshohet se ka vrarë një person për motive hakmarrjej­e dhe për këtë është dënuar më 1998 me 15 vjet burgim në mungesë. Pasi ka qëndruar vetëm pak kohë në burg në Shqipëri, ai ka pretenduar të ishte refugjat nga Kosova, kisha kërkuar azil dhe më në fund i ishte lejuar qëndrimi. Më 2006 i ishte dhënë shtetësia britanike, ndërsa besohet të ketë përfituar shuma të mëdha parash nga ky fakt. Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër- arrest, Vatoci u arrestua. Ai ndërmori një betejë të kushtueshm­e ligjore, duke thënë se të drejtat e tij do i shkeleshin nëse do të kthehej në Shqipëri. Riza Vatoci i kishte shpëtuar dënimit me 15 vjet burg në Shqipëri, pasi kishte argumentua­r shkëlqyer se nuk mund të vuante dënimin në bazë të ligjit shqiptar. Vatoci, që ende mban pasaportë britanike, është kthyer në Britani të Madhe ku ka regjistrua­r kompani në emrin e tij. Megjithatë, Ministria e Brendshme e Britanisë ka nisur të shohë me kujdes rastin, pasi shqiptari besohet se ka gënjyer, duke thënë se është refugjat nga Kosova. Vatoci mësohet se jeton me bashkëshor­ten dhe fëmijët ndërsa drejton autolarjen "Express" në Bognor Regis. Kompaninë mësohet se e ka të regjistrua­r së bashku me bashkëshor­ten. Megjithëse në Angli ka shumë raste kur lavazhet janë të lidhur me interesa ekonomike kriminale, në rastin e Vatocit nuk ka të dhëna zyrtare për kriminalit­et në biznesin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania