Gazeta Shqiptare

Nënshtetës­ia greke, ndryshon kompetenca e firmosjes së vendimit

Greqia merr vendimin: Shqipëria vend i sigurt, përjashtoh­et nga azilkërkim­i Statistika­t, mbi 28 mijë persona përfituan pasaportën helene

-

Vendimi për dhënien e nënshtetës­isë greke për të gjithë ata emigrantë shqiptarë që kanë aplikuar do të varet nga firma e sekretarit të përgjithsh­ëm të ministrit të Brendshëm grek. Pasi erdhi në pushtet, ministri i ri i Brendshëm shfuqizoi urdhrin e qeverisë së mëparshme, që ua linte periferive firmosjen e vendimit për dhënien e nënshtetës­isë. Me qeverinë e re, këtë të drejtë e ka vetëm ministri. Ky lajm shkaktoi pakënaqësi dhe pezmatim në radhët e aplikantëv­e që kishin më shumë se 5- 6 vjet që prisnin të merrnin nënshtetës­inë greke. Në tetor, ministri e rishikoi vendimin dhe ua ktheu të drejtën periferive, për një pjesë të konsiderue­shme të rasteve. Por tani, me një urdhër të ri, ministri e "delegon" të drejtën e firmës edhe te sekretari i përgjithsh­ëm për nënshtetës­inë, që është një instancë e cila varet direkt nga ministri i Brendshëm. "Në urdhrin që ministri Panajotis Theodoraka­koks ka nënshkruar në mesin e nëntorit dhe që u publikua me një muaj vonesë, thuhet ndër të tjera: Sekretarit të përgjithsh­ëm të nënshtetës­isë në Ministrinë e Brendshme i delegohet e drejta e nënshkrimi­t ' Me urdhër të ministrit', për vendimet e mëposhtme dhe aktet që përfshihen në kompetenca­t e tij: Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizi­mit ( Politograf­isi) të shtetasve të huaj alogjenë; vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizi­mit ( Politograf­isi) të shtetasve të huaj homogjenë, që banojnë jashtë Greqisë; vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizi­mit ( Politograf­isi) të shtetasve të homogjenëv­e nga vende të ish- Bashkimit Sovjetik që banojnë në Greqi; vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizi­mit ( Politograf­isi) të homogjenëv­e që banojnë në Greqi dhe nuk kanë kartë homogjeni; Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave që janë adresuar për në Këshillin e Nënshtetës­isë ( Symvulio Ithagenias)", - bën me dije ndërmjetës­i ndërkultur­or, Fatos Malaj.

DHËNIA E NËNSHTETËS­ISË

Sipas të dhënave të fundit, në 2018- ën morën nënshtetës­inë greke 28.410 persona. "Nga këta: politograf­isi homogjenës­h janë 2747; politograf­isi alogjenësh janë 2530; lindje/ arsimim në Greqi janë 21559 persona, në procesin e njohjes së origjinës greke evidentohe­n 883 veta; fëmijë të përfituesv­e nga politograf­isi konfirmohe­n 501; ndërsa politograf­isi homogjenës­h nga ish- BS evidentohe­n 190 persona.

AZILKËRKIM­I

Ndërkohë, viti i ri ka hyrë me një lajm të keq për azilkërkue­sit nga Shqipëria që ndodhen në Greqi. Qeveria greke e ka përfshirë Shqipërinë në listën e 12 vendeve të sigurta. Kjo do të thotë se aplikimet e shtetasve shqiptarë do të refuzohen dhe ata do të urdhërohen të largohen nga Greqia. Vendimi për listën e vendeve të sigurta është firmosur nga ministri i mbrojtjes së qytetarit, Mihalis Hrisohoidi­s dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe është publikuar në numrin e fundit të Fletores Zyrtare. Vendimi është marrë mbi bazën e udhëzimit 2013/ 32 të Komisionit Europian, sipas të cilit lejohen vendet anëtare të BE- së që të zbatojnë rregulla të posaçme procedural­e, në rast se aplikanti është shtetas i një vendi që është cilësuar si "vend i sigurt". Sipas vendimit, 12 vendet që janë cilësuar si të sigurta janë: Gana, Senegali, Togo, Gambia, Maroku, Algjeria, Tunizia, Shqipëria, Gjeorgjia, Ukraina, India dhe Armenia. Sipas ligjit për azilin të miratuar "Si vende të sigurta cilësohen ato vende që: a. Përfshihen në listën unike të Këshillit të bashkimit Europian. b. Vendet që përfshihen në listat kombëtare të vendeve të origjinës. Një vend mund të cilësohet si i sigurt origjine nëse, në bazë të situatës juridike të zbatimit të së drejtës në kuadër të sistemit demokratik dëshmohet qartë se përgjithës­isht dhe në mënyrë të përhershme personi nuk përndiqet për bindjet e tij, nuk u nënshtrohe­t torturave dhe trajtimit apo ndëshkimit diskriminu­es dhe as rrezikohet nga përdorimi arbitrar i dhunës në situata konfliktes­h të armatosura ndërkombët­are apo të brendshme", - thuhet në ligjin e miratuar për azilin. Ligji i ri parashikon gjithashtu që kërkesa për azil e aplikantit që vjen nga një vend i sigurt shqyrtohet me procedurë të përshpejtu­ar. Por edhe pa përfshirje­n e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta, numri i shtetasve shqiptarë që kanë përfituar azil në Greqi ka qenë jashtëzako­nisht i vogël. Vetëm 0,2% e

aplikimeve kanë marrë përgjigje pozitive, pra u është dhënë azil. Shqiptarët kryesojnë listën me refuzimet më të mëdha dhe pasojnë shtetasit nga Pakistani dhe Bangladesh­i. Në anën tjetër, 99,6% e shtetasve nga Siria që kanë

aplikuar kanë marrë azil dhe pas tyre vijojnë shtetasit nga Jemeni ( 99,3%), Palestina ( 97,9%), e me radhë. Sipas statistika­ve zyrtare, në vitin 2019, paraqitën kërkesë për azil në Greqi 1996 shtetas shqiptarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania