Gazeta Shqiptare

Zbardhen pasuritë e KLGJ/ Shtëpi në Tiranë e bregdet, toka e garazhe

Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron, vlerëson e transferon gjyqtarë të të gjitha niveleve Erjon Muharremaj, 2 shtëpi në kryeqytet, një në Durrës e një në Himarë

-

Bardhen pasuritë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Prona në Tiranë e bregdet, shtëpi të parë, të dytë e të tretë, garazhe, makina në pronësi, të ardhura nga paga e honorare janë të ardhurat që disponojnë të zgjedhurit e institucio­nit kushtetues, i cili u krijua me Kushtetutë pas ndryshimev­e të bëra në vitin 2016 si pjesë e paketës ligjore për reformën në drejtësi. Të dhënat janë marrë përmes aksesit në informim në deklarimin të bërë pranë Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe janë publikuar nga "Open Data Albania". Bie në sy fakti se anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe familjarët e tyre zotërojnë deri në 13 llogari bankare në euro, lekë e dollarë. Në listën e KLGJ- së ka edhe anëtarë që nuk kanë prona të patundshme, por jetojnë vetëm të ardhurat nga paga. Këshilli përbëhet nga njëmbëdhje­të anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë i zgjedh Kuvendi nga radhët e juristëve jogjyqtarë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ushtron funksione të emërimit, vlerësimit, ngritjes në detyrë dhe transferim­it të gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Gjithashtu, ky këshill vendos masa disiplinor­e ndaj gjyqtarëve. Ky këshill drejton dhe kujdeset për mbarëvajtj­en e punës në administra­tën e gjykatave, me përjashtim të mbarëvajtj­es së strukturav­e të teknologji­së së informacio­nit në gjykata, e cila rregullohe­t me vendim të Këshillit të Ministrave. Këshilli propozon dhe administro­n buxhetin e tij dhe të gjykatave dhe informon publikun e Kuvendin për gjendjen e sistemit gjyqësor. Në deklaratat e pasurive bie në sy rritja progresive që kanë pësuar asetet e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor në harkun kohor të 10 po 12 viteve të fundit. "Gazeta Shqiptare" publikon deklaratat e pasurisë në vitin e parë kur subjektet janë bërë objekt deklarimi dhe deklaratën e fundit që kanë dorëzuar në ILDKP- i, në bazë të ligjit për funksionar­ët e shtetit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania