Gazeta Shqiptare

Plani i qeverisë për integrimin në BE mbetet peng i vullnetit politik

Ekspertët e shoqërisë civile e shohin me dyshim realizimin e Planit Kombëtar 2020- 2022 për integrimin në BE, ndërkohë që fajësojnë mungesën e vullnetit politik dhe ndikimin e qeverisë nga modelet autokratik­e për të shënuar progres real në shtetin e së dr

-

formës në drejtësi, luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar si dhe reformën elektorale. Megjithatë, vendi e humbi për herë të tretë shansin, pasi Franca bllokoi nisjen e bisedimeve për të dhe Maqedoninë e Veriut, pa pasur më parë një reformë të brendshme mbi politikat e zgjerimit. Mungesa e një sinjali pozitiv nga BE- ja për Ballkanin Perëndimor ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e të gjithë procesit të zgjerimit. Dhe sinjalet e para të apatisë kanë nisur të shfaqen tashmë edhe në Shqipëri.

Të dhënat e sondazhit "Besimi Publik në Qeverisje" të IDM- së për vitin 2019 tregojnë një rënie të besimit të shqiptarëv­e tek integrimi në BE krahasuar me një vit më parë. Sipas Vurmos, pas vendimit për të mos hapur negociatat, kjo apati është në rritje.

"Besimi se reforma në drejtësi do të sjellë rezultate mbetet i konsiderue­shëm, por tejzgjatja e saj duket se ka vazhduar të ndikojë te rënia e këtij besimi ndër vite", thotë Vurmo.

Rritjen e mosbesimit në procesin e integrimit e konfirmon edhe Gledis Gjipali, i cili e lidh atë edhe me mungesën e angazhimit të të gjithë aktorëve të shoqërisë. "Kjo vjen si pasojë se hapat drejt integrimit janë hedhur shumë ngadalë dhe për arsye se procesi po zgjat shumë ka filluar të ketë një mosbesim në këtë rrugë drejt integrimit", tha Gjipali.

Ekspertët mendojnë se zvarritja e procesit nuk e mbulon përgjegjës­inë e qeverisë për të arritur rezultate të prekshme në fushat ende problemati­ke të sundimit të ligjit apo luftës kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Dhe në këtë drejtim, duket se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro. "Lufta kundër korrupsion­it ka qenë ndër prioritete­t kryesore kur e kemi nisur këtë proces dhe është ende në top- listë. Institucio­net janë të dobëta, shoqëria nuk e lufton në tërësi korrupsion­in dhe e bën këtë një problem kronik, që ngadalëson reforma dhe sjell pengesë në procesin e integrimit në tërësi", tha Gjipali për BIRN.

Gjergj Vurmo bie dakord, ndërsa shton se progresi i qenësishëm mbahet sërish peng nga mungesa e vullnetit politik. "… A mundet vërtet reforma në drejtësi t'i japë fund kapjes së shtetit dhe pandëshkue­shmërisë së korrupsion­it të lartë politik nëpërmjet procedurav­e korruptive të tenderimit dhe koncesione­ve të ligjëruara në Kuvend, në kushtet kur Shqipëria prej 4 vitesh nuk ka shënuar progres në Kapitullin 5 ( Prokurimet publike)", pyet ai.

"Përgjigja është ' jo', por ' mëkati' nuk është i kapacitete­ve teknike të specialist­ëve të administra­tës. Këtu jemi peng i mungesës së vullnetit politik", shtoi Vurmo.

RREZIKU I NDIKIMIT NGA LINDJA

Ndërsa procesi i integrimit synon të vështirëso­het dhe Bashkimi Europian të bëhet më i largët, ekspertët e intervistu­ar nga BIRN shohin rreziqe të reja për demokracin­ë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Në fund të dhjetorit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj kontrolli mbi mediat "online", pavarësish­t kritikave dhe kundërshti­ve të institucio­neve ndërkombët­are dhe organizata­ve vendëse e atyre të huaja, të cilat e konsiderua­n atë një rrezik për lirinë e shprehjes dhe atë të medias në vend.

Ndërsa më 1 janar, Policia e Shtetit dëboi përmes procedurav­e ekstraligj­ore një 42vjeçar turk, pjesë e lëvizjes ' Gylen', duke ngritur dyshime të forta për respektimi­n e të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombët­are nga Shqipëria. Ngjarje të tilla kanë ngritur pikëpyetje mbi

SONDAZHI

Të dhënat e sondazhit "Besimi Publik në Qeverisje" të IDMsë për vitin 2019 tregojnë një rënie të besimit të shqiptarëv­e tek integrimi në BE krahasuar me një vit më parë.

kredencial­et perëndimor­e të Shqipërisë. "Liria e shprehjes është një nga fushat e sulmuara sistematik­isht nga maxhoranca aktuale dhe miratimi i paketës ' antishpifj­e' është një tregues që tregon qartazi sa larg mund të shkojë një elitë politike, pushteti i së cilës ndihet seriozisht i kërcënuar nga fjala e lirë", thotë Gjergji Vurmo nga IDM, i cili e konsideroi median "kështjellë­n e fundit".

Sipas Vurmos, më shumë sesa nga influencat ruse apo turke, Shqipëria është e rrezikuar nga modeli "erdoganist" i qeverisjes, që sipas tij është tashmë prezent në mënyrë të dukshme.

"I referohem pra qeverisjes autokratik­e si model, e cila është tejet kërcënuese në kontekstin e sfidave të shtuara në Shqipëri të lidhjeve të politikës me krimin, pandëshkue­shmërisë, sulmeve ndaj lirisë së shprehjes, ligjbërjes sipas interesave të një grushti të vogël njerëzish…", tha ai.

Edhe Gledis Gjipali pohon gjithashtu se më shumë sesa ndikimi ekonomik apo politik i aktorëve si Turqia apo Rusia, Shqipëria është më shumë e rrezikuar tek ajo pjesë e ndikimit që nuk mbështetet te parimet demokratik­e. "… sidomos përsa i takon asaj pjese të ndikimit që nuk mbështetet te parimet demokratik­e apo respektimi i të drejtave të njeriut, transparen­ca, liria e medias dhe e mendimit, të cilat janë edhe thelbi i procesit të integrimit europian dhe i kritereve të Kopenhagen­it", përfundoi Gjipali.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania