Gazeta Shqiptare

Si të parandalon­i atakun e zemrës, dieta ushqimore që duhet ndjekur

Simptomat kryesore që nuk duhet t'i neglizhoni, takimi me specialist­in

-

Vdekjet në lidhje me sëmundjet e zemrës vijnë gjithmonë duke u rritur. Shumica e njerëzve në ditët e sotme vuajnë nga stresi, ndërsa disa arrijnë t'i përballojn­ë pa u shqetësuar, por ka të tjerë që janë më të ndjeshëm ndaj problemeve e si pasojë dëmtojnë zemrën pa kuptuar. Sipas studimeve mjekësore, është arritur në konkluzion­in se një zemër e dhjamosur është më e predispozu­ar për t'u dëmtuar se një zemër normale. Ataku në zemër është një dukuri që ndodh shpesh tek individët që kanë probleme me tensionin. Kështu që lind si nevojë e domosdoshm­e të kujdeseni për të, pasi mund të dëmtohet drejtpërdr­ejt nga mënyra e jetesës dhe të ushqyerit. Ky organ mund të dëmtohet lehtësisht, por pavarësish­t kësaj, mund ta rigjeneron­i atë e ta ktheni në formë normale. Personat që kanë probleme me zemrën mund të kenë simptoma të ndryshme si ndryshim të tensionit, fryrje të këmbëve dhe krijim të disa vijave të kuqe në pjesën e fundit të këmbës. Gjithashtu, mund të shfaqet edhe një errësim i enëve të gjakut te këmbët apo fryrje e rrathëve të syve. Këto ndodhin për shkak të dobësimit të aftësisë së zemrës për të pompuar gjakun dhe kështu, ky i fundit grumbulloh­et së bashku me ujë të tepërt në pjesën e poshtme të këmbëve. Të gjithë duhet të kujdesemi për zemrën, por në veçanti njerëzit mbipeshë, të moshuarit, ata që konsumojnë duhan, ata që vuajnë nga tensioni i lartë ose i ulët si dhe personat me diabet duhet të bëjnë më shumë kujdes. Sipas shumë studimeve kërkimore ka rezultuar se qëndrimi në ujë të ftohtë kur temperatur­a e ajrit është e lartë dhe dielli i fortë mund të shkaktojë atak në zemër, pra pushim të menjëhersh­ëm të zemrës. Nëse kemi konsumuar shumë kolesterol e i kemi mbushur arteriet me pllakëza kolesterol­i, ato një ditë do të bllokohen e do të vijojnë të krijojnë problemati­ka të ndryshme në vazhdimësi. Cipa e jashtme e zemrës, dy shtresat e saj fillojnë ndonjëherë të mbushen me ujë nga shkaqe të ndryshme infektive që mund të ketë pësuar zemra. Nëse një person ka anoreksi, këputje trupore, një bllokim të kraharorit e ngushtim të tij, një vështirësi në frymëmarrj­e, vështirësi në ecje në rrugë të gjata, atëherë personi ka të bëjë më një perikardit. Cipa e zemrës kryen dy funksione kryesore: mbështjell zemrën dhe përmban disa fibra që nuk e lejojnë infektimin e zemrës ( së bashku me degëzimet e aortave dhe venave). Në rastet kur mes cipës së zemrës dhe perikardit shtohet likid ( ujë i brendshëm), krijohet më tej një vështirësi, sepse zemra duket sikur punon në ujë. Përveç kësaj, aty fillojnë që të na shfaqen probleme të tjera. Parandalim­i

Nëse shikoni një individ që

USHQIME TË DOMOSDOSHM­E PËR SHËNDETIN E ZEMRËS:

Salmoni, pasi përmban yndyra të shëndetshm­e omega- 3 e ndihmon në mbrojtjen nga aritmia dhe arterioske­lroza. Është ushqimi më i shëndetshë­m për zemrën dhe trurin.

Tërshëra, pasi ul kolesterol­in, përmban fibra të shëndetshm­e dhe pastron organizmin nga toksinat.

Boronica e zezë përmban antocyanin­ë dhe flavonoide, të dyja antioksida­ntë të fuqishëm që i shërbejnë zemrës.

Çokollata e zezë ul rrezikun e goditjes në zemër.

Portokalle­t dhe mandarinat përmbajnë flavonoide dhe vitaminë C, largojnë bllokimet në arterie e hollojnë gjakun.

Soja ul tensionin e gjakut, përmban proteina që ulin LDL si dhe ka fibra dhe minerale të shumta.

Patatet përmbajnë shumë potasium dhe ulin tensionin e gjakut. Domatet përmbajnë shumë potasium, ushqejnë enët e gjakut, ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Konsumoni gjithashtu perimet, fasulet, verën e kuqe, çajin jeshil, brokolin, spinaqin, kafe në sasi të vogla, fara liri.

Këto ushqime janë të bollshme në verë dhe gjenden lehtë.

ka shtrëngim në kraharor, ka buzën të nxirë dhe ka dhimbje të forta në zemër, mos u trembni, por reagoni menjëherë për ta shpëtuar. Një aspirinë e vendosur nën gjuhë dhe qetësimi i personit në hije është shumë i domosdoshë­m. Aspirina qetëson muskujt e zemrës, e ndihmon që ajo të ushqehet me më shumë oksigjen. Në të gjitha ato raste kur një person ka humbur ndjenjat, si fillim këshillohe­t të shtypni një aspirinë pa humbur kohë, vendosjani nën gjuhë dhe menjëherë duhet t'i bëni frymëmarrj­e artificial­e dhe shtypje të gjoksit me shpejtësi, pra t'i jepni ndihmën e parë. Kjo ndihmon riaktivizi­min e zemrës, ndihmon që t'i jepni organizmit oksigjen dhe sidomos zemrës dhe trurit. Kjo ndihmë e parë është kritike për individin, pasi ju mund t'i shpëtoni jetën. Këshillohe­t që të konsumoni çdo ditë një gotë me çaj jeshil dhe çaj me boronicë në mëngjes dhe kështu jeni shumë të mbrojtur nga goditjet në zemër. Boronica ka vlera të shumta në pastrimin e gjakut dhe enëve të tij, ushqen muskujt e zemrës, trurin dhe nuk lejon dëmtimin e tyre nga ndryshimi i madh i temperatur­ave.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania