Gazeta Shqiptare

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të AAK

Ish- kryeminist­ri: Kam 100 rivalë, kuvendi zgjedhor mund të mbahet në qershor "Ne kemi hapur në total garën në parti"

-

Në korrik të vitit të 2019 Ramush Hara dinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeminist­rit të vendit, dorëheqjen ka dhënë edhe nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ( AAK). Këtë veprim Haradinaj deklaron ta ketë ndërmarrë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në kuvendin e ri të AAK- së do të ushtrojë detyrën e kryetarit. "Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm, jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje", deklaroi ai. Në një intervistë për "Ekonomia Online", Haradinaj shprehet se kanë vendosur kritere të reja të organizimi­t të AAK- së, duke përfshirë edhe organizimi­n në pesë degë të veçanta në Prishtinë. Ai po ashtu thotë se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi "një delegat, një votë", me çka hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAKsë. Sipas tij, këto zgjedhje janë shumë sfiduese, pasi ka 100 rivalë. "Ne e kemi hapur votën në total. Në këtë rast nëse kandidoj, Ramush Haradinaj nuk e ka një rival, por 100. Secili prej tyre nëse ia heq votën vetes edhe unë vetes, i bie që të gjithë kemi votë të barabartë. Duhet të hyjmë në raund të dytë, në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën. Ne kemi mbajtur ditën e shtunë takimet për këshillat nismëtarë të 5 degëve të Prishtinës dhe jemi në proces e sipër që prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet nismëtare të degëve të Prishtinës dhe të punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror, me qytetarë, por edhe me autoritete me profesioni­stë që shprehin interesim. Ne kemi bërë një lëvizje të guximshme e kemi hapur garën në total në parti ' një delegat, një votë' dhe unë jam në garë me mbi 100 kolegë të mitë në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar. 100 anëtarë të këshillit drejtues, përfshirë edhe mua, nëse merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është gara më sfiduese e mundshmja", thotë Haradinaj. Ai shprehet se në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ' ex- officio' as për kandidat as për poste dhe të për gjithë personat që udhëheqin në AAK. "Megjithatë, ne e kemi lejuar që përpos zgjedhjes direkte të këshillit drejtues, se këshilli drejtues tek ne tani është votë, s'ka ' ex- officio'. As kryetari i partisë nuk është ' ex- officio'. Pra, unë kandidoj vetëm për kryetar, mirëpo çdo anëtar i këshillit drejtues dhe çdo i zgjedhur te ne është me bazë deleguese, s'ka ' ex- officio', ministra, deputetë, kryetarë komunash, të gjithë janë me bazë deleguese, delegatë e pastaj të drejtën për të vo

RAMUSH HARADINAJ

"Jam i dorëhequr që prej zhvillimit të kuvendit të fundit të punës. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje deri në zgjedhje. Ne e kemi hapur votën në total. Në këtë rast, nëse kandidoj, nuk kam një rival, por 100. Secili prej tyre nëse ia heq votën vetes, dhe unë vetes, i bie që të gjithë kemi votë të barabartë. Duhet të hyjmë në raund të dytë, në raund të tretë e ku di unë".

tuar", thotë Haradinaj. Ai deklaron se kjo mënyrë do të rrisë transparen­cën garuese, ndërsa tregon se tashmë edhe zgjedhja e kryesisë së partisë do të pësojë ndryshime nga herët e kaluara. Haradinaj shprehet se në kryesi do të fusin edhe njerëz nga jashtë, që nuk janë në struktura të partisë. "Nuk ka asnjë ndërhyrje tjetër. Bazuar në këtë, unë besoj që është mirë që e kemi lënë që kryesinë e aleancës ta propozojë kryetari i këshillit drejtues. Por nuk mundet të kalojë asnjë kryesi e propozuar prej kryetarit, nëse ata nuk janë dakord, për shkak se të gjithë janë fuqiplotë, janë njerëz të zgjedhur. Askush nuk është me funksione të deleguara, por të gjithë janë të votës. Mirëpo prapë se prapë krijimi i kryesisë është një liri për të ftuar figura të tjera, jo vetëm njerëzit e zgjedhur të procesit zgjedhor, por është lënë një hapësirë për të ftuar figura jashtë procesit zgjedhor për kryesi, por jo për këshill drejtues dhe kandidatët për kryetar ose kryetari i partisë nuk mundet të ketë bazë deleguese", thotë ai. Haradinaj beson që ky proces të ecë mirë dhe se qershor të mbahet kuvendi zgjedhor, ku do të votohet për kryetarin e ri dhe për strukturat tjera partiake. "Mendoj që ky proces do të ecë mirë. Pra, pjesa e parë do të përmbyllet deri në maj dhe në qershor do të kemi kuvendin tonë zgjedhor. Aty do të shihet rezultati, por është një proces i mirë", përfundon ai. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ( AAK), më 29 dhjetor të vitit që lamë pas shpalli zgjedhjet e reja të brendshme.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Ish- kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania