Gazeta Shqiptare

Nëse nuk krijohet qeveria, nga 1 marsi s'realizohet asnjë pagesë në Kosovë, përveç borxhit publik

Rafuna: Situata është e nderë për faj të partisë fituese

-

LULËZIM RAFUNA

"Sa i përket të formimit të qeverisë, sa më shpejt që të ketë qeveri është më mirë për vendin dhe për institucio­net, por nuk ka ndonjë afat ligjor se kur duhet të ketë qeveri", tha shefi i Financave, Lulëzim Rafuna. cave i ka ndërmarrë të gjitha hapat dhe ka përgatitur buxhetin siç ka qenë e obliguar me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe një draft është final në Ministri të Financave, i cili është i gatshëm që në rrethanat ku ndodhemi sot që të përcillet për në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ligji për Menaxhimin e Financave Publike nuk njeh ndonjë term me përjashtim të termit qeveri, nuk njeh qeveri në dorëheqje, qeveri në detyrë, opinioni i Gjykatës Kushtetues­e, ose më saktë opinioni i Gjykatës Kushtetues­e nuk ia konteston qeverisë e cila është sot në detyrë që të marrë vendime", thotë ai. Këshilltar­i i ish- ministrit të Financave, Bedri Hamza shpjegon se buxheti i vitit 2019 mund të shfrytëzoh­en vetëm dy muajt e parë të vitit 2020. Ndërsa për muajin mars duhet një vendim i Kuvendit. "Janë dy situata Ligji i Menaxhimit të Financave Publike parasheh se në qoftë se e ka pasur zgjedhje 4 muaj para vitit fiskal, atëherë muaji i parë dhe i dytë janar dhe shkurt do të implemento­het buxheti i vitit 2019 dhe shkon ndarja 1/ 12 e tutje; në rast se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ndërmerr veprime për të sjellë një vendim, kjo nënkupton që më 1 mars asnjë pagesë tjetër nuk mund të bëhet me përjashtim të borxhit publik ndërkombët­ar", thotë ai. "Në rast se Kuvendi i Republikës së Kosovës sjell një vendim që e mbulon në implementi­min e buxhetit të vitit 2019, atëherë nënkupton që prill një mars asnjë pagesë nuk mund të bëhet me përjashtim të bëhet me përjashtim të borxhit publik ndërkombët­ar. Kemi dy situata. Situata e parë kur nuk sjell vendim atëherë çdo gjë ndërpritet më 1 mars dhe situatën e dytë e kemi në rast se Kuvendi sjell vendim për muajin mars, gjithçka ndërpritet në datën 1 prill dhe çdo pagesë brenda nuk mund të bëhet me përjashtim të borxhit publik ndërkombët­ar", thotë ai. Zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re u mbajtën më 6 tetor dhe nga atëherë Kosova ka mbetur pa institucio­ne. kjo si shkak e neglizhenc­ës së partisë fituese, e cila nuk po gjen formulë për sigurimin e shumicës parlamenta­re për formimin e qeverisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania