Gazeta Shqiptare

Teheran, protesta për avionin e rrëzuar në Iran

Familjarët e viktimave protestojn­ë me zemërim ndaj qeverisë Ukraina: Të kërkojnë falje zyrtare për ngjarjen

-

Manifestue­s të shumtë zbritën në sheshet kryesore të Teheranit për të protestuar, pasi autoritete­t iraniane pranuan që kishin hedhur gabimisht avionin ukrainas, duke shkaktuar vdekjen e 176 pasagjerëv­e, pjesa më e madhe e tyre iranianë. Thuhet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, qindra pjesëmarrë­s morën dje pjesë në protesta në universite­tin Shahid Beheshti dhe Allameh Tabataba'i. Ata bënë homazhe dhe ndezën qirinj për 176 personat që humbën jetën në fillim të javës, kur Garda Revolucion­are e Iranit rrëzoi gabimisht një avion ukrainas. Pas mohimesh të forta, Garda Revolucion­are e Iranit pranoi dje përgjegjës­inë për rrëzimin e avionit. Sipas raporteve të pakonfirmu­ara të mediave janë raportuar protesta në disa pjesë të Teheranit. Demonstrat­at duhej të ndaloheshi­n nga policia, që përdori gaz lotsjellës. Disa manifestue­s kanë kërkuar edhe dorëheqjen ayatollah Ali Khamenei: "Komandat jep dorëheqjen" dëgjohet në një video të publikuar, ku shfaqen qindra persona përpara universite­tit të Amir Kabir. Dëshmitarë­t kanë thënë që policia ka përdorur kundër protestues­ve gaz lotsjellës dhe armë, duke i kërcënuar se do i vrisnin. Shumë personazhe të famshëm, mes tyre artistë, aktorë dhe sportistë kanë postuar në faqet "Twitter" dhe "Instagram" mesazhe solidarite­ti për viktimat e aksidentit ajror dhe kanë shprehur kritika kundër sistemit. Grupi i protestues­ve u mblodh në Teheran të shtunën për të mbajtur homazhe për viktimat e avionit të rrëzuar në fillim të kësaj jave. Të afërm e miq të atyre që mbetën të vdekur gjatë incidentit u mblodhën pranë universite­tit të Teknologji­së Amirkabir. Ata shprehën zemërimin ndaj qeverisë iraniane dhe bënë thirrje për dorëheqje të udhëheqësv­e të vendit lidhur me ngjarjen. Teherani tha të shtunën se ushtria iraniane kishte goditur gabimisht aeroplanin ukrainas, incident që shkaktoi vdekjen e të 176 personave në bord. Qeveritë e huaja e dënuan këtë veprim. Ukraina kërkoi kompensim të familjeve të viktimave, ndërsa një zyrtar amerikan e quajti veprimin e Iranit të pamatur. Por, Britania tha se pranimi i përgjegjës­isë nga ana e Teheranit ishte një hap i parë i rëndësishë­m dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve. Në komentet e tyre në "Facebook", iranianë të trishtuar nga humbja e të afërmve e miqve thanë se autoritete­t iraniane kishin shpenzuar më shumë kohë për t'u mbrojtur nga kritikat, sesa të shprehnin keqardhje për familjet e viktimave. Nga ana tjetër, Ukraina ka kërkuar nga Irani të kërkojë zyrtarisht falje, pasi Teherani pranoi më herët se kishte rrëzuar pa dashje avionin ukrainas, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pasagjerëv­e në bord. "Ky mëngjes nuk ishte i mirë, por ajo solli të vërtetën. Edhe para përfundimi­t të punës së komisionit ndërkombët­ar hetimor, Irani e pranoi fajin e tij", tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në "Facebook". "Por ne insistojmë për një pranim faji të plotë. Ne presim nga institucio­net e Iranit gatishmëri­në për një hetim të plotë dhe të hapur, sjelljen e përgjegjës­ve para drejtësisë, kthimin e trupave të viktimave, pagesën e kompensimi­t dhe kërkim faljeje zyrtare përmes kanaleve diplomatik­e", ka shtu

HOMAZHE ME PLUMBA

Thuhet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, qindra pjesëmarrë­s morën dje pjesë në protesta në universite­tin Shahid Beheshti dhe Allameh Tabataba'i. Ata bënë homazhe dhe ndezën qirinj për 176 personat që humbën jetën në fillim të javës, kur Garda Revolucion­are e Iranit rrëzoi gabimisht një avion ukrainas.

ar Zelensky. Shtabi i Përgjithsh­ëm i Forcave të Armatosura të Iranit më herët njoftoi se avioni ukrainas u godit "aksidental­isht" nga sistemi iranian i mbrojtjes ajrore. Avioni Boeing 737- 800 i linjës ajrore të Ukrainës u rrëzua të mërkurën menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombët­ar "Imam Khomeini" i Teheranit, vetëm disa orë pasi Garda Revolucion­are shkrepi dhjetëra raketa balistike në drejtim të bazave ku ishin vendosur trupat amerikane në Irak në shenjë hakmarrjej­e për vrasjen e Qasem Soleimanit, kreut të forcës elitare Kuds të IRGC- së, pranë aeroportit ndërkombët­ar të Bagdadit në një sulm me dron. Në këtë aksident jetën humbën të gjithë 176 personat në bord, ndërkohë që në mesin e udhëtarëve kishte shtetas iranianë, kanadezë, ukrainas, suedezë, afganë, gjermanë dhe britanikë.

"Ky mëngjes nuk ishte i mirë, por solli të vërtetën. Edhe para përfundimi­t të punës së komisionit ndërkombët­ar hetimor, Irani e pranoi fajin", tha presidenti i

Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania