Gazeta Shqiptare

Ligji ‘ 7501’ u shpik për të bërë miliarderë­t tanë

-

... pushteti, nga popullor, në xhungël demokrate, nuk pyeti për parimet e një shteti ligjor ( ndarjen e tyre institucio­nale), por u vendos parimi cinik - shteti jam unë! I njëshit, që nuk ka asnjë hije të demokracis­ë perëndimor­e, siç u propagandu­a në nisje demokracia amerikane apo "e duam Shqipërinë si Europa", apo betimet e premtimet e tjera të partive e qeverive për të bërë shtet ligjor, që s'do t'ia arrijnë as në majë të veshit.

E ashtuquajt­ura demokraci shqiptare nisi planin strategjik të hartuar me kohë, megjithëse e fundit nga të tjerët për përmbysjen e komunizmit, sulmin e parë, fashistizi­mi i ri, u bë kundër LANÇ- it dhe shtetit ligjor socialist, dy arritje madhore që garantuan mbijetesën e shtetit shqiptar të cunguar si komb para një shekulli tragjikish­t. U vodh, u trafikua dhe u shkatërrua gjithçka e ndërtuar me djersën e gjakun e popullit, në çdo fushë nga 1945- 1990, veç digave të hidrocentr­aleve. U përdor parulla "çeku i bardhë amerikan" për vjedhjen e shkatërrim­et masive të ekonomisë dhe ngritja e piramidave financiare për të vjedhur popullsinë, përfshi për ta detyruar të mërgohej pasi humbi shtëpitë, bagëtitë etj.. Në këtë proces morën pjesë edhe jo pak të huaj mafiozë. Gjithashtu, u lanë të lirë të vendosen në Shqipëri llojlloj biznesesh mafioze sidomos nga vendet fqinje, që nisën trafikimet e ndryshme, përfshi prostituci­onin e mbjelljen e drogave etj., etj.. Shteti shpërbleu gjoja punonjësit me letrat me vlerë, të cilave populli u tha letrat me vërë, se edhe kjo ishte tallje e sojit tjetër, pemë pa koqe, shpikje e re demokrate.

Sulmi tjetër, po fashistizu­es, u bë kundër institucio­neve të drejtësisë socialiste, që në fillim, duke filluar kurset 3- 6 mujore në plepat e Durrësit për gjyqtarë e prokurorë demokratë si militantë a paraushtar­akë të PD- ës, që mbushën ish- institucio­net ligjore popullore, që u reformuan barbarisht pa parime drejtësie, por vetëm me vetëgjyqës­i e hajdutëri, kjo në shkallë kombëtare për të bërë milionerët e miliarderë­t brenda ditë- natës, shkurt shtetin kapitalist çmendarak të PD- ës etj.

Sulmi tjetër, mëse fashist, u bë me urdhrin për lëvizjen e popullsisë nga zonat malore dhe pushtimin e pronave shtetërore e private, sidomos në jug e ultësirat e vendit, një sulm i paparë kurrë në shekuj që shqiptari të pushtojë pronën e shqiptarit. Për ta lehtësuar këtë pushtim agresiv u nxitën mërgimet masive nga vendi të popullsisë nga sytë këmbët nëpër botë, duke lënë pronën e trashëguar pa zot, një plan i studiuar e zbatuar mirë, veç vënies në trysni për t'u larguar me arsye të ndryshme si arrestimet e komunistëv­e, ligji 24/ 1 etj.. Ndërkohë u rehabilitu­an mbeturinat e bashkëpunë­torëve të fashizmit italian e nazist, përfshi ishkrerë të dënuar apo ish- të arratisur e ish- diversantë, për të krijuar të njëjtat organizata e grupe tradhtare, duke i futur në aleancë PD- ja. Deri sot u janë ngritur monumente, u botohen kujtimet e bëmat e tyre, u falen fajet e krimet, duke korrigjuar faktet e ngjarjet historike para, gjatë dhe pas çlirimit të vendit deri në 1990. E. Rama kulmoi me rehabiliti­min e Mit'hat Frashërit, ish- urdhërues ballistofa­shist i terrorit kundër forcave partizane, për të cilin ka dokumente arkivore të Ballit Kombëtar, zogistëve dhe të pushtuesve italianë e gjermanë.

Këto sulme banditësh të ardhur në pushtet, në bashkëpuni­m PDPS, si partitë kryesore, bënë pushtimin tragjik të pronës shtetërore, publike e private me forma e metoda nga më mafiozet dhe më të ashprat me dhunë e mashtrime. U përdor mashtrimi se meqë shteti socialist i shtetëzoi pronat, ishte shteti demokrat ai që do të vendoste trajtimin e pronave publike e private, duke mos ia kthyer pronën të zotit, por më të fortit të pushtetit e klikës së tyre. Shteti socialist i shtetëzoi pronat në interes të popullit dhe nuk i zhduku tapitë e hipotekat pronësore private. Por pushtetarë­t, gjyqtarët, prokurorët, avokatët etj., duke mashtruar e duke iu bindur politikës kapitalist­e gjoja demokrate, rritën përfitimet në të holla e ryshfete dhe vjedhje pronash shtetërore e private gjatë farsave gjyqësore ose jo, pasi doli vendimi se pronën qytetari duhej ta provonte me vendim gjyqësor, siç e miratoi edhe BE. Këto gjyqe u bënë tërkuzë, vijuan nga shkalla në shkallë, ngjitu e zbrit dhe pronari ligjor trashëgimt­ar nuk e gëzon dot pronën e vet, megjithëse ka në dorë dokumentet faktike ligjore që kërkon ligji i shpikur, sipas tyre, para reformës agrare të 1946, por edhe ligjet socialiste me hipoteka deri 1990.

Në këto kushte të gjendjes politike u ligjërua ligji 7501 i korrupsion­it masiv të organizuar që përparoi e kulmoi. Ky ligj u bë për të shpronësua­r pronarët e ligjshëm, të vërtetët. Ky ligj i dënoi pronarët dhe këtë po e tregon historia e tij prej fillimit deri sot në fushën ekonomike në vend. Qysh në fillim u protestua nga pronarët brenda vendit e në institucio­net ndërkombët­are, u krijua edhe shoqata për mbrojtjen e pronarëve, por tallja u zgjerua e kulmoi. Kapitalizm­i shqiptar që jetojmë, vërtetoi se nuk ka pasur pronarë të ligjshëm, por vetëm pronarët e politikës, oligarkët e klanet e tyre që pushtuan, vodhën dhe tjetërsuan pronën publike e private.

Jo pak gjyqtarë gjatë procesit gjyqësor të pronarëve ligjorë për të marrë pronën bënë kërdinë mbi pronat, duke bërë gjyqe e dokumente false, duke mos i përfillua, ofenduar e tallur dhe duke mos i njohur si pronarë ligjorë, duke u marrë pronat me forcë, gjoja si shpërblim apo dhurim vullnetar për shpenzimet e avokatëve, gjyqtarëve e prokurorëv­e, sekserëve etj., një tragjedi e orkestruar më së miri.

Për ta lehtësuar vjedhjen e pronës, të fortët zyrtarë apo mashtruesi­t e shumtë iu vërsulën hipotekave me titujt e pronësisë, duke e tjetërsuar, po në emër të kapitalizm­it liberal dhe ekonomisë së tregut, sipas modelit alla shqiptar tragjiko- komik, pa përfillur aspak pronarin ligjor trashëgimt­ar.

Nuk u bë asnjë hap për të mbrojtur pronarët ligjorë, qysh në fillim kur u nis dhe pasi u zyrtarizua. Dihej se në shtetet e demokraciv­e popullore lindore u veprua ndryshe dhe SHBA e BE kërkuan që prona t'i kthehej të zotit, por kjo nuk po ndodh ende sot. Kjo është historia e parë më e errët e tragjike në historinë e botës, ku shteti zaptoi hipotekat dhe shpronësoi ish- pronarët ligjorë. Reforma e tokës në Shqipëri u bë si në asnjë vend tjetër ish- socialist. Me ish- pronarët e tokës u bë ndryshe, pa asnjë nga parimet ligjore e njerëzore të mirënjohur­a për pronën private. Pra, u luajt në mënyrë tragjike me pronat e shtetit e ato private, faqe botës mbarë, pa asnjë ngurrim e frikë për ndëshkim drejtësie.

Reforma 7501 u drejtua nga persona ish- pronarë ose jo të pushtetshë­m, që morën revansh sipas planeve të hartuara me kohë nga brenda e jashtë, falë agjenturav­e, të cilët shpronësua­n ish- pronarët e tjerë, me privatizim­et e paligjshme e veprime të tjera mafioze abuzive, që nisën qysh në 1990 e sidomos në 1992 me planin e fshehtë të Ramiz Alisë e S. Berishës. Shumë kohë më vonë Berisha gjoja bëri një autokritik­ë, që e pranoi vendimin e Alisë, por nuk anuloi asgjë, megjithëse qeverisi nga 1992- 1997 dhe 20052013. Kjo është arma më cinike e përdorur me dhunën e politikës dhe forcën e PD e PS me aleatët e tyre në qeverisje qysh në nisjen e tranzicion­it dhe thellohet edhe më tej ende sot me VKM e Edi Ramës dhe KÇK e kujtdo të forti. Kështu, kapitalizm­i shqiptar nga 1990 u drejtua nga politika antikombët­are e çdo qeverie alternuese në pushtet dhe nga të huajt armiq si hakmarrje ndaj Shqipërisë socialiste, që turpëroi fuqitë e mëdha me politikën e saj të drejtë dhe sfidoi botën me zhvillimin, përparimin e arritjet në fushën ekonomike, ushtarake, kulturore, shëndetëso­re, arsimore, shoqërore etj.. Kjo hakmarrje nisi qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër PK shqiptare dhe partizanëv­e, që së fundi e çliruan vendin me forcat e veta, në krah të aleancës antifashis­te botërore.

Faktori ndërkombët­ar po bën ende sehir, por për të kaluar radhën, duke këshilluar kohë pas kohe vetëm për ta kthyer pronën tek i zoti, si në BE dhe Komisioni i Venecias etj., por asnjë hap tjetër. Mafia vendëse dhe ajo ndërkombët­are u vërsul dhe zaptoi gjoja me blerje toka, objekte industrial­ë, bujqësorë, shëndetëso­rë, kulturorë e banesa, siç dëshmojnë skandalet me Fazlliçin etj.. Funksionar­ë ndërkombët­arë e përfaqësi të huaja, në radhë të parë të vendeve fqinjë këto 30 vite.

Mashtrimi i madh u bë edhe me gjoja shpërblime­t që u jep shteti ishpronarë­ve për pronat e zaptuara nga pronarë të rinj agresorë e mafiozë, sa për të ulur disi pakënaqësi­në e tyre. Politika e dëmshpërbl­imit u bë sa për të thënë, se në fakt shteti jep ndonjë thërrime, me vlerësime qesharake, jo me vlerë tregu as të vjetër, as të re. Thjesht një demagogji e vjedhje politike me dhunë. Kundër ish- pronarëve u ndoq edhe politika e përçarjes, pasi një pjese iu dhanë privatizim­e të paligjshme, ndërsa shteti keqtrajtoi pjesën tjetër të pafuqishëm për të vepruar. Pra, u veprua në një klimë kaosi e anarkie të plotë e të pashembull­t.

Jo vetëm kaq, por u përdor edhe hileja absurde, që pronarëve në fshatra e rrethina të qyteteve, nga komisionet e ngritura për pronat sidomos në jug të vendit nuk u dha atyre pronat e veta ligjore, sipas dokumentev­e hipotekore e tapive të vjetra, por iu dha prona e tjetrit fqinjë a larg, duke nxitur kështu përçarjen mes banorëve, e cila sa vjen e thellohet dhe ashpërsohe­t, veç ngjarjeve tragjike tashmë të ndodhura në vite, vrasjeve për arsye prone apo gjyqet pa fund po mes pronarëve ligjorë e përvetësue­sve zaptues.

Ligji 7501 që po vepron ende sot, qysh në nisje shkaktoi mërgimin masiv të njerëzve, të cilët e panë veten të shpronësua­r forcërisht dhe pa mundësi për mbrojtjen e saj, që ishte në fakt edhe provokimi i paramendua­r, me qëllim që pronarët ligjorë të iknin në mërgim, duke mos pasur asnjë mundësi mbrojtjeje të pronës ligjore të trashëguar në breza.

Interesi dhe nevojat kombëtare kërkojnë heqjen e ligjit 7501 dhe të paktën kthimin e pronave të lira tek i zoti dhe ndonjë rregullim të mundshëm në rastet e tjera dhe zhdëmtimi të bëhet me çmimin e tregut.

Klasa politike, klanet e saj, partitë PD e PS, në pushtet apo në opozitë alternuese dhe qeverisjet e tyre me aleatët e tyre kanë përgjegjës­i morale dhe materiale para drejtësisë, pasi nuk është marrë, nuk po merret dhe as do të merret besoj asnjë masë ndërtimi të shtetit ligjor dhe për ndëshkimin ligjor të shkelësve e grabitësve të së drejtës ligjore të pronës private e shtetërore. Edhe Rilindja e E. Ramës që prej 2013 po vijon politikën autoritare, biles edhe më të egër, se po përdor pushtetin e politikës e të njëshit, anarkinë në fushën e pronës dhe ekonomisë së vendit, me VKM, PPP etj.. Metoda grabitëse të pronës private, që nuk i kthehet të zotit, siç bëjnë KÇK që thumbon ai, pa i ndëshkuar.

Po bëhen vite që synohet reforma në drejtësi - vetingu. "Por si duken bathët, janë larg Pashkët", - thotë populli. Politika e kurtheve dhe ngërçet vijojnë prej 30 vitesh për reformën në drejtësi e shtet ligjor, pra shqiptarët po mërgojnë se kanë humbur besimin në qeverisjen e atdheun e vet, se nuk shohin dritë jeshile për integrim, zhvillim ekonomik, kulturor e shoqëror, veçse asimilim nëpër botë. Ka humbur besimi edhe në faktorin ndërkombët­ar, i cili vetëm këshillon, por nuk vepron me hapësirat ligjore që kanë konventat ndërkombët­are. As qeverisja e vendit, as ndërkombët­arët nuk po gjejnë prokurorë e gjyqtarë të pastër për të krijuar organet e drejtësisë, pasi si qeveritarë, zyrtarë, prokurorë e gjyqtarë, avokatë etj. janë përlyer kush më pak e kush më shumë në rrjetin e korrupsion­it të organizuar tashmë 30- vjeçar.

Me gjithë sa më sipër, të shohim se çfarë do të sjellë vetingu gjatë vitit 2020, që shpresohet të lëvizë diçka, por mendoj jo thelbësore, pasi vetingu do merret me peshqit e vegjël dhe jo me kokat e së keqes 30vjeçare. Qofsha i gabuar!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania