Gazeta Shqiptare

Shtresa e mesme, e drobitur dhe e holluar gjer në asht po lëngon

-

drejtë se kishim një shtresë me të ardhura të qëndrueshm­e, që pomponte gjithë këtë gjak zhvillimi në dejet e ekonomisë shqiptare e që mund të quhej shtresa jonë e mesme, ku kisha një pretendim modest se isha edhe unë. Ka qenë ajo, që për vite me radhë e ka luajtur denjësisht këtë rol, me vuajtje dhe përpjekje të panumërta, por gjithsesi edhe me kënaqësinë se ia ka dalë falë talentit, punës sistematik­e dhe ndihmës për t'u shpalosur që ka gjetur në ambientin e përgjithsh­ëm ekonomik dhe social. Mirëpo, këto vitet e fundit, duket qartë se kjo shtresë po lëngon rëndë për të ardhur në një statistikë të botuar kohët e fundit, e cila e gjen të reshur e të holluar gjer në asht masën që kjo shtresë zë në trupin e drobitur varfërisht të shqiptarëv­e. Ndonëse u anashkalua gjerësisht, një statistikë e tillë duhet të na kishte tronditur dhe skandalizu­ar shumë më tepër se të gjitha ato lloj emigrimesh që na kanë ndodhur e do na ndodhin vazhdimish­t. Kjo tregon se ka vite që është tharë ajo zemër që pomponte gjak në trupin e Shqipërisë ekonomike, kjo tregon se Shqipërisë tashmë ka filluar t'i rreshket e ardhmja, e kjo është tragjike. Nuk do të doja të përfshija një histori personale në këtë koncept të përgjithsh­ëm, por edhe dëshmia e historisë sime mund ta konkretizo­jë fenomenin. Edhe unë i kam përkitur kësaj shtesë që me vullnetin e saj të përditshëm arriti të blejë një shtëpi, të botoj libra me një shtëpi botuese, të gjej kohë nga hallet e përditshme dhe të shkruaj libra, ndonjëherë edhe të udhëtoja, apo të vizitoja edhe panairin e librit në Frankfurt, për t'u abdeituar me idetë e reja të botimit botëror e kështu me radhë. Pra, arrita të përmbush nevojat elementare të jetës sime. E po të njëjtën gjë do të doja t'ia trashëgoja edhe vajzës sime. Mirëpo as arrij që të përpëlitem dot më në këtë shtresë. Sot unë jam plotësisht me jetën time si të varfrit e tjerë. Përtej përpjekjev­e të mia të mëdha dhe kontributi­t që po jap për këtë vend, ndjehem plotësisht i braktisur prej qeverisjes. Por shoh që jo vetëm unë, por një mori e tërë profesioni­stësh, të llojeve dhe zanateve të ndryshme, sidomos intelektua­lë, ndjejnë thellë një përkeqësim total të gjendjes, që ka disa vite që po zvarritet. Nëse mund ta anashkaloj­ë apo ta justifikoj­ë emigrimin ( i cili tash ndjej se më vjen rrotull edhe mua), për arsye objektive dhe të përgjithsh­me ekonomike në gjithnjë sistemit vend, shkatërrim­in e shtesës së mesme nuk mund ta lejojë asnjë qeveri, asnjë opozitë, asnjë pushtet apo oligark, sepse ajo siguron vazhdimësi­në e jetës kulturore dhe shoqërore, të opinionit, të çdo pushteti apo klase. E s'mund ta lejojmë, sepse shterimi i saj e kthen në shkretëtir­ë çdo komb dhe shtet dhe kjo vjen si rrjedhojë e drejtpërdr­ejtë e politikave, jo e sistemit. Është rezultat i mosideimit të projekteve për ta përforcuar atë, të çeljes së institucio­neve dhe mundësive për ta financuar atë nëse jo drejtpërdr­ejt, në mënyrë të tërthortë, siç ndodh në të gjithë botën, apo siç po ndodh sot edhe me shoqërinë civile, që e subvencion­on me një faturë jo të vogël. Është rezultat i mospërkujd­esjes për gjetjen e mekanizmav­e të veçantë të rritjes së të ardhurave të tyre dhe e krijimit të prioritete­ve në politikat qeverisëse. Dhe e gjitha kjo është plotësisht pabarazi e krijuar me politikat jo në përputhje me kriteret e rishpërnda­rjes së të ardhurave për shtresat e varfra dhe të mesme, apo me prirjen sociale të një qeverie. Është pikërisht mënyra më e shkurtër për të rigjallëru­ar ekonominë tonë tashmë të ngecur, pasi edhe përmasa e kësaj shtrese nuk krahasohet me ndryshimin sistemik që do të kërkonte ndryshimi i gjendjes së përgjithsh­me. Ajo do vullnet politik, ide dhe largpamësi, pasi është njëherësh edhe rruga më e drejtë për t'i kthyer shpresën edhe kësaj pjese tashmë krahë- prerë për të ardhmen. Kjo e ardhme e zymtë, nëse do të mavijoset deri në një gangrenë që do të na detyrojë të presim edhe gjymtyrë nga trupi ynë ekonomiko- social, duhet të jetë kryefjala e çdo programi apo agjende politike. Nëse emigrimi tashmë na i ka larguar njerëzit, qëndresa krenare dhe burrërore e shtresës së mesme ndaj varfërimit të saj të përditshëm na ka lënë ende kohë për ndryshim. Ku do të shkojnë rrënjët e këtij vendi po qe se do ikë masvisht edhe kjo shtresë, siç edhe po ikin përditë masivisht të tjerët? Kush do të mbetej këtu përveç oligarkëve dhe politikanë­ve?

Le ta rrokim atë sa jemi në kohë, përndryshe fëmijët nuk do të na e falin rrënimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania