Gazeta Shqiptare

10 klube në stadium për Kumbullën, por ai që shkëlqen është Rrahmani

Nga Junajtid te Betisi, pa harruar edhe gjigantët e Serisë A. Skautët kishin mbushur stadiumin "Bendetodi" Mediat italiane janë të sigurta, ofertë milionere për Veronën

-

Marash Kumbulla është kthyer në objektin e dëshirave të shumë skuadrave në Itali e jashtë saj. Edhe pse përflitet për një akord me Interin për transferim­in e futbollist­it, janë të shumta ekipet që vazhdojnë të monitorojn­ë nga afër mbrojtësin shqiptar, duke shpresuar që të arrijnë të nënshkruaj­në me të. Sipas mediave italiane, në ndeshjen e sotme mes Veronës dhe Xhenoas, në stadium janë 10 klube, të cilët kanë dërguar zyrtarisht skautë të tyre në tribunë për të ndjekur paraqitjen e futbollist­it shqiptar. "Sky Sport" ka siguruar listën e klubeve dhe ajo është mbresëlënë­se, pasi ka emra të mëdhenj të futbollit europian, përveç atyre italianë. Dje zyrtarisht në tribunë për Kumbullën kanë qenë Çelsi, Mançester Junajtid, Sauthempto­n, Eintraht Frankfurt, Borusia Dortmund dhe Betis Sevilja nga jashtë Italisë, ndërsa nga klubet vendëse janë përfaqësue­s të

Fiorentinë­s, Atalantës, Juventusit dhe Milanit. Ndërkohë, skuadra e Veronës fiton përsëri dhe e sheh veten në pozicion "luksi" në renditjen e Serisë A në këtë pikë të sezonit. Skuadra e Kumbullës dhe Rrahmanit, si zakonisht titullarë, ka mundur dje 2- 1 me përmbysje Xhenoan dhe është ngjitur në vendin e 8- të në renditje, duke kapërcyer skuadra si Napoli e Milani. Gjithçka ka ardhur falë një loje të mirë përballë Xhenoas, edhe pse kjo e fundit gjeti e para golin me anë të Sanabria në fundin e pjesës së parë, pas një prej të paktave gabime në rreshtimin e prapavijës veroneze. Por në pjesën e dytë të duelit, në prapavijë Verona ishte e pakalueshm­e dhe filloi të shihte gjithnjë e më shumë nga sulmi, duke barazuar me penalltinë e Verre dhe duke gjetur më pas fitoren me golin e Zakanjit. Për këtë të dytin, meritën më të madhe e ka Amir Rrahmani, i cili me një galopim mbresëlënë­s nga gjysmëfush­a e vet arriti deri në zonën kundërshta­re, ku vuri në prove reflekset e Perin. Gardiani grushtoi sferën, por e la para katërkëndo­rit ku Zakanji me shpejtësi e shtyu në rrjetë. Një tjetër konfirmim i aftësive të mbrojtësit të Kosovës, për të cilat Napoli vendo të blinte kartonin e tij duke e prenotuar për sezonin e ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania