Gazeta Shqiptare

Post- tërmeti, Basha: Asnjë bonus qiraje, situata drejt falimentim­it

"5 masa urgjente për bizneset e prekura nga tërmeti"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, takoi dje ban orët e prekur nga tërmeti në Durrës, të cilët deklaruan se ndonëse 1 muaj e gjysmë pas tërmetit, nuk kanë marrë akoma bonusin e qirasë. Në një postim në "Facebook", Basha shkruan se banorët janë të detyruar të marrin borxhe dhe se askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve. "Një muaj e gjysmë pas tërmetit, banorët e Durrësit nuk kanë marrë akoma bonusin e qerasë, ndërkohë që 8.5 milionë euro kanë përfunduar në xhepat e qeveritarë­ve vetëm për afera e korrupsion, me zero shërbime të ' check up'- it. Sot ( dje) u takova me banorë të Durrësit, të cilët kanë paguar para për dokumente e kanë hapur numra llogarie në banka, por nuk u ka kaluar asnjë lek për të paguar qiranë. Banorët janë detyruar të marrin borxh, ndërsa edhe sot një muaj e gjysmë pas tërmetit, askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve, apo si do të zgjidhet problemi i strehimit për qytetarët e mbetur pa shtëpi. Në mes të dimrit, me qindra familje jetojnë ende në çadra apo makina", deklaron Basha. Kreu demokrat shprehu shqetësimi­n se qytetarët po vuajnë në mes të dimrit vetëm për shkak të paaftësisë së qeverisë dhe se nuk pranon që paratë e dhjetë oligarkëve t'ua kalojë atyre. "Dështimi dhe paaftësia e shtetit po iu kushton shtrenjtë qytetarëve që po përballen edhe me probleme shëndetëso­re, për shkak të kushteve ku po jetojnë dhe e gjitha kjo, vetëm për të mos u prekur paratë që shkojnë në xhepat e dhjetë oligarkëve. Me 150 milionë dollarë që shkojnë për ta, sot do të ishin akorduar fondet për strehimin e banorëve dhe do kishte nisur puna për riparimin e banesave të dëmtuara", theksoi Lulzim Basha.

KËRKESAT

Kreu i PD- së takoi dje edhe përfaqësue­s të biznesit, të prekur nga tërmeti tragjik, teksa përsëriti 5 masat e menjëhersh­me që duhet të marrë qeveria. Basha u njoh edhe me shqetësimi­n e pronarëve dhe punonjësve fasonë. "Ata më shprehën shqetësimi­n e tyre se situata po i çon drejt falimentim­it. Shumë punonjës ende nuk janë rikthyer në

punë, pasi janë detyruar të strehohen larg vendbanimi­t të tyre në pamundësi të përballimi­t të kostove të një shtëpie me qira apo të jetojnë në çadra. Deri tani nuk kanë marrë asnjë bonus qiraje, ndërsa i sorollatin nga njëra zyrë në tjetrën. Bizneset nuk kanë pasur asnjë mbështetje nga shteti për dëmet e shkaktuara, ndërkohë që duhet të paguajnë taksat e rritura dhe

KLAJDA GJOSHA

Ish- ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, akuzon politikën për ikjen e shqiptarëv­e nga vendi. "Papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prioriteti ynë kombëtar duhet të jetë rikthimi i shpresës nëpërmjet stabilitet­it politik dhe ekonomik. Shqiptarët i përkasin Shqipërisë dhe ata janë të vetmit që mund të sjellin ndryshim dhe zhvillim!", - tha

Gjosha.

fuqia blerëse është në nivelet minimale". Sipas Bashës, mosmarrja e masave të menjëhersh­me do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe punësimin në Durrës dhe gjithë Shqipërinë. "Edhe njëherë i kërkoj qeverisë të marrë masa të menjëhersh­me për ringritjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti duke nisur me: 1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga

të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimi­t për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura. 2. Përjashtim­in nga tatim- fitimi për të gjitha subjektet që e riinvestoj­në fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

3. Pezullimin e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re për periudhën deri në rikuper

imin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimi­t. 4. Përjashtim­in nga TVSH- ja për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimi­n e dëmeve. 5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore", shprehet z. Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës
Kreu i PD- së, Lulzim Basha me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania