Gazeta Shqiptare

"Organizatë e rrezikshme", Rama: Paketën anti-” kçk” po e diskutojmë me BE e SHBA

RENEA me "shtëpi" të re, kryeminist­ri: Armiku më i madh i policisë është krimi "Gjyqtarët dhe prokurorët të justifikoj­në pasurinë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi dje gjykatësit dhe prokurorët se 2020- ta do të jetë një vit i vështirë për ta. Sipas tij, ka ardhur koha që të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi, ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. Kryeminist­ri ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 107- vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Me një investim prej 10 milionë eurosh, 2.4 prej të cilave dhuratë e Bashkimit Europian në 107- vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, reparti RENEA do të ketë një "shtëpi" të re. Edi Rama premton se 2020- ta do të jetë viti i ofensivës ndaj krimit të organizuar. Pjesë e kësaj lufte shprehet se është dhe ligji antiKÇK, që siç lajmëron, është duke u konsultuar me partnerët ndërkombët­arë. "Për këtë arsye ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore, që jemi duke e kolauduar këto ditë që flasim edhe me partnerët tanë të pazëvendës­ueshëm, SHBA dhe BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullor­e ndaj krimit të organizuar, duke zhvilluar një aktivitet si asnjëherë më parë agresiv në terren të Policisë së Shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar, por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi, ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. Paralelish­t me ta, ne do bëjmë të mundur vendosjen me shpatulla pas murit të çdo anëtari të KÇK në prokurori apo gjykatë, që do marrë vendime në kundërshti­m me ligjin", theksoi z. Rama. Kryeminist­ri premtoi investime të ngjashme gjatë 2020ës edhe për Akademinë e Sigurisë, për repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe ngritjen e një laboratori shkencor në dispozicio­n të Policisë së Shtetit. Dhe duket se nuk do të mungojë dhe mbështetja financiare e BEja. Ambasadori Soreca lajmëron se gjatë 2 viteve të ardhshme Unioni ka parashikua­r dhënien e 19 milionë euro të tjera për të përmirësua­r rendin dhe sigurinë.

PRIORITETE­T

Kryeminist­ri Edi Rama zbardhi dje tre objektivat kryesorë që do të ketë në vijim për Policinë e Shtetit, që janë: kthimi i Akademisë së Sigurisë në një strukturë moderne në rajon, kthimi i repartit të FNSH në model dhe lab

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania