Gazeta Shqiptare

"Antishpifj­a", Meta: Reflektim, jo kokëfortës­i. Balla: Dekretin e rrëzojmë

"Kreu i shtetit iu bind urdhrit të Lulzim Bashës"

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta një ditë pasi ktheu për rishqyrtim dy ligjet për mediat, apeloi dje për reflektim dhe jo kokëfortës­i. Z. Meta fton të lexojnë të gjithë me vëmendje argumentet kushtetues­e dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajt­ur "antishpifj­e". Presidenti përmend se liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetues­e, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionim­it të një shteti demokratik. Sipas tij, Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzion­eve të organizata­ve prestigjio­ze ndërkombët­are të gazetarëve, si dhe të institucio­neve ndërkombët­are që monitorojn­ë respektimi­n e lirisë së medias. "Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetues­e, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionim­it të një shteti demokratik. Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzion­eve të organizata­ve prestigjio­ze ndërkombët­are të gazetarëve, si dhe të institucio­neve ndërkombët­are që monitorojn­ë respektimi­n e lirisë së medias. Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortës­i në rrugën e censurës dhe autoritari­zmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentet kushtetues­e dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajt­ur ' antishpifj­e'", - shprehet Presidenti Meta.

VENDIMI

Mazhoranca e majtë përmes kreut të grupit PS- së, Taulant Balla, akuzoi dje Presidenti­n Ilir Meta se iu bind urdhrit të Lulzim Bashës dhe se dekreti i tij do të rrëzohet sa më shpejt në Kuvend. "Unë e kam bërë komentin për këtë çështje qysh në seancë plenare, kur ky hap i rëndësishë­m që Sh

ILIR META

"Është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortës­i në rrugën e censurës dhe autoritari­zmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentet kushtetues­e dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajt­ur ' antishpifj­e'", - tha z. Meta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania