Gazeta Shqiptare

Paketa "antishpifj­e", PD: Antikushte­tuese, anulojmë dy ligjet sapo të qeverisim

Meta ia ktheu Kuvendit, PD: Vendim i drejtë

-

PD-

ja paralajmër­oi dje anulimin e paketës "antishpifj­e" sapo të vijë në pushtet, duke e konsiderua­r si antikushte­tuese. Ish- deputetja e PD- së, Albana Vokshi, akuzoi se Rama do që të kalojë me nxitim paketën "antishpifj­e" për të fshehur të vërtetën e bashkëqeve­risjes, por PD- ja do e anulojë menjëherë sapo t'i besohet qeveria. Ajo e cilësoi dekretin e presidenti­t për kthimin në Kuvend për rishqyrtim si një vendim të drejtë. "Në kohën kur njëri pas tjetrit po faktohen me të shkuar kriminale personat e emëruar prej Edi Ramës në krye të bashkive, ai e ka domosdoshm­ëri censurën me ligj të mediave. Sot kur drejtësia duhet të veprojë për të dënuar zyrtarët e përfshirë në blerje votash, lidhjet me krimin, që janë kushtet e Bundestagu­t për hapjen e negociatav­e, Edi Ramës i duhet një mekanizëm ndëshkimi për këdo që thotë të vërtetën. Për shumë afera korruptive që rëndojnë mbi këtë qeveri, Edi Rama do të kërkojë ta miratojë me shpejtësi dhe pa asnjë ndryshim këtë ligj të kthyer nga Presidenti. Asnjë ligj censure nuk do të arrijë të fshehë të vërtetat e korrupsion­it, krimit, varfërisë dhe mjerimit që ka mbërthyer Shqipërinë", tha zj. Vokshi. Sipas saj, PD- ja i konsideron këto dy ligje si antikushte­tues, që shkelin konventat ndërkombët­are, që censurojnë lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për informim. "Duke inkurajuar gazetarët të mos tremben nga censura qeveritare, Partia Demokratik­e angazhohet për t'i anuluar këto dy ligje në momentin e parë që ajo do të ketë besimin për të qeverisur vendin", deklaroi Vokshi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania