Gazeta Shqiptare

Kasat kushtuan 46 mln euro, asnjë efekt në rritjen e të ardhurave

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 2010- 2018 gjen shkeljet Pajisjet fiskale, si u godit biznesi i vogël

-

Kontrolli i Lartë i Sh tetit ka konkluduar se përdorimi i kasave fiskale ka pasur ndikim të dobët në rritjen e të ardhurave tatimore. Përmes një raporti për periudhën 2010- 2018, KLSH- ja bën me dije se edhe pesha mesatare e TVSH- së ka pësuar rënie me 6%. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport, ku bën me dije se pavarësish­t shumës prej 46 milionë eurosh të shpenzuara për blerjen e tyre nga vetë bizneset, sërish nisma nuk ka sjellë përmirësim në të ardhurat tatimore nga TVSH- ja e brendshme apo nga Tatimi i Fitimit. Nismën e fundit të qeverisë për modernizim­in e sistemit të monitorimi­t të taksave, KLSH- ja e sheh si të rrezikshme teksa thekson se disa nga risqet konsistojn­ë në koston e shtuar që do të kenë bizneset për zëvendësim­in e kasave, por edhe në refuzimin e tyre. "Shuma prej 46.5 milionë eurosh të shpenzuara për 27 lloje të kasave fiskale në përdorim nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhurat tatimore nga TVSH- ja e brendshme apo nga Tatimi i Fitimit. Nga 155 mijë kasa të instaluara gjithsej, 3/ 4 e kasave fiskale janë të vendosura në subjektet tatimpague­se të regjistrua­ra si biznes i vogël", - thuhet në raport.

ANTIINFORM­ALITETI

Aksionin antiinform­alitet i ndërmarrë nga qeveria, që parashikon­te gjoba deri në mbylljen e aktivitete­ve në rastet e mosdeklari­mit të të ardhurave, KLSHja e sheh si joefektiv në uljen e evazionit apo në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në raport thuhet se aksioni është përqendrua­r më shumë në aspektin teknik të kasave dhe në rritjen e masave ndëshkimor­e për bizneset, por nuk ka sjellë përfitimin e pritshëm. Madje, KLSH- ja konkludon se krahasuar me vitin 2009, në 8- vjeçarin e fundit vihet re një rënie prej 6% të peshës mesatare të TVSH- së të mbledhur nga tatimet. Gjithashtu, në raport dilet në përfundimi­n se tre e katërta e kasave fiskale janë të vendosura në bizneset e vogla, ndërsa për periudhën 20172018 është rritur xhiroja e raportuar nga bizneset, por është ulur raportimi mesatar për kuponët e lëshuar. Për këtë, KLSH- ja thotë se nga institucio­net nuk ka pasur objektiva të qarta për përfitimin që duhet të sillte ky sistem si dhe nuk ka vendosur detyra konkrete për menaxhimin dhe monitorimi­n e mbarëvajtj­es së sistemit të kasave fiskale. KLSH- ja e përfundon raportin duke theksuar se mungesa e një modeli të suksesshëm për reduktimin e evazionit fiskal, së bashku me zbatimin efektiv të përdorimit të kasave fiskale që është i përhapur dhe i dukshëm do të vazhdojë të pengojë përmirësim­et e ndjeshme në rritjen e të ardhurave edhe në të ardhmen.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania