Gazeta Shqiptare

Shitblerja e makinave, vonesat në ndryshimin e pronësisë, gjoba deri në 40 mijë lekë

Regjistrim­i i automjetev­e do të kryhet pa penalitete deri në 28 shkurt të këtij vitit Nga data 2 mars 2020 do të fillojë aplikimi i gjobës

-

Regjistrim­i i aktit të shit- blerjes së autom jeteve do të kryhet pa penalitete deri në 28 shkurt të këtij vitit. Pas kësaj date gjoba do të jetë 10,000- 40,000 lekë. Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor bën të ditur se deri datë. 28.02 afati për regjistrim­in e akt- shitjeve të mjeteve pa penalitet. Nga data. 2.03.2019 gjobë blerësit deri 40 mijë lekë nëse përditësim­i i ndryshimit të pronësisë nuk kryhet brenda 10 ditëve nga data e akt- shitjes. Të gjithë qytetarët/ subjektet juridike që disponojnë një akt ndryshimi pronësie mjeti ( kontratë shitblerje, faturë tatimore, kontratë dhurimi, dëshmi trashëgimi­e, etj.) të cilët nuk kanë bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit brenda 10 ditëve nga data e hartimit të aktit të tjetërsimi­t, duhet t'i drejtohen sporteleve të DPSHTRR- së brenda datës 28 shkurt 2020, pasi nga data 2 mars 2020 do të fillojë aplikimi i gjobës për tejkalimin e afatit të përcaktuar në ligj!

NDRYSHIMI

DPSHTRR ka publikuar një udhëzues të posaçëm që shpjegon procedurat që duhen ndjekur, afatet dhe penalitete­t për ata që nuk respektojn­ë këtë detyrim. Të gjithë qytetarëve dhe subjekteve juridike të cilët kanë shitur ose blerë një mjet i cili ende figuron në emër të pronarit të vjetër pasi blerësi nuk është paraqitur në sportelet e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor ( DRSHTRR) për ndryshimin e të dhënave të pronësisë në sistem. Nuk është e domosdoshm­e që në sportel të jetë dhe shitësi dhe blerësi. Procedurën për kalimin e pronësisë mund ta kryejë cilido prej tyre, pa praninë e palës tjetër. Shitësi mund të paraqitet në sportel me kontratën e shitjes, faturën tatimore, kontratën e dhurimit ose dëshminë e trashëgimi­së dhe vijon me ndërrimin e të dhënave në sistem. Tarifa për këtë shërbim është 1 000 Lekë.

BLERËSI

Blerësi duhet të paraqitet në sportel me kontratën e shitjes, faturën tatimore, kontratën e dhurimit ose dëshminë e trashëgimi­së dhe nis procedurën për regjistrim­in e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshimev­e të tjera në sistem. Më pas vijohet me identifiki­min e treguesve teknik të mjetit ( kontrollin fizik), azhurnimin e lejes së qarkullimi­t dhe certifikat­ës së pronësisë në emër të blerësit. Tarifa për këto shërbime është 4 500 Lekë ( Identifiki­mi i treguesve teknik të Mjetit - 1 500 lekë; Leje qarkullimi - 1 000 lekë; Certifikat­ë Pronësie - 2 000 lekë).

SHITËSI

Pas ndjekjes së kësaj procedure shitësi nuk mbart asnjë detyrim që lind pas datës së shitjes së mjetit, e cila ësh

APLIKIMI ONLINE PËR NDRYSHIMIN E PRONËSISË

Për të gjithë qytetarët dhe subjektet juridike të cilët kanë shitur ose blerë një mjet, i cili ende figuron në emër të pronarit të vjetër, pasi blerësi nuk është paraqitur në sportelet e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor ( DRSHTRR) për ndryshimin e të dhënave të pronësisë në sistem, tashmë shërbimi është bërë on- line. "Ju mund të aplikoni në faqen zyrtare ëëë. dpshtrr. gov. al, formularin për verifikimi­n e statusit të pronësisë së mjetit. Pas aplikimit qëndroni në pritje të përgjigjes me email, ku brenda ditës informohen­i nëse është kryer kalimi ose jo në sistem. Nga data 15 janar ky shërbim fillon të aplikohet edhe pranë sporteleve rajonale.( Pas datës 15 janar) REZERVONI ONLINE takimin në sportel në Drejtoritë Rajonale Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier",- njofton DPSHTRR.

të e përcaktuar te kontrata e shitjes, fatura tatimore, kontrata e dhurimit, dëshmia e trashëgimi­së, etj. Çdo detyrim pas asaj date i takon blerësit, i cili është realisht zotëruesi dhe përdoruesi i mjetit, i cili qarkullon në rrugë. Tarifa për këtë shërbim është 1 000 lekë. Blerësi mbart të gjitha detyrimet juridike, civile dhe financiare që lindin nga data e shitjes së mjetit, e cila është e përcaktuar te kontrata e shitjes,

fatura tatimore, kontrata e dhurimit, dëshmia e trashëgimi­së, etj.

AFATI

Pas kësaj date fillon aplikimi i masave administra­tive gjobë për palën blerëse në zbatim të pikës 3 të Nenit 93 të Kodit Rrugor. Masa administra­tive varion nga 10 000- 40 000 lekë. Ndërkohë që çdo qytetar ose subjekt mund të kërkojë të pajiset me një kopje të kontratës së shitjes pranë zyrës noteriale ku ësh

të lidhur kontrata. Mjeti rezulton në pronësi të shitësit dhe disponohet nga pala blerëse, e cila nuk ka bërë azhurnimin e dokumentac­ionit sipas nenit 93 dhe nenit 109 të Kodit Rrugor, ndaj zotëruesi i mjetit ndëshkohet me masë administra­tive gjobë sipas ligjit në fuqi. Çdo qytetar ose subjekt i interesuar për ndjekjen e kësaj procedure duhet të paraqitet në Drejtorinë Rajonale përkatëse brenda datës 28 Shkurt 2020.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania