Gazeta Shqiptare

Të akuzuar për falsifikim dokumentes­h, pushohet çështja penale ndaj Bashës, Ristanit e Dervishit

Ish- deputeti Ristani: Fakti nuk ekziston, akuzë e montuar politikish­t Kontratat e lobimit në SHBA në shumën e 675 mijë dollarëve, gjykata: Nuk ka prova

-

Gjykata e Tiranës dje vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD- së, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD- së, ish- sekretarin e përgjithsh­ëm Arben Ristani dhe financieri­n e partisë, Ilir Dervishi. Pas dy vite hetimesh nga prokuroria e kryeqyteti­t, gjyqtari Lazër Sallaku i ka cilësuar të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga kjo prokurori për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PDsë, pasi sipas tij nuk ka prova. Gjyqtari ka argumentua­r se Basha dhe dy zyrtarët e PD- së nuk janë përgjegjës për akuzën e falsifikim­it që u ngrit nga organi I akuzës. Ndërkaq, gjatë se seancës gjyqësore ka vijuar përplasja mes prokurorëv­e. Me kërkesë të drejtueses së prokuroris­ë së Tiranës, Elisabeta Imeraj u kërkua përjashtim­i i prokurorit Ervin Karanxha, që gjyqtari e miratoi duke e larguar nga seanca e gjyqit paraprak, ndërsa dy prokurorët e tjerë Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj ishin të ndarë. Hysenaj kërkoi shtyrjen e afateve me qëllim pyetjen e lobistit Nick Muzin, ndërsa Tako dërgimin e çështjes në gjyq, por gjykata e pushoi. Kryedemokr­ati Lulzim Basha i pandehur në këtë çështje, nuk mori pjesë në seancë. Ndërkohë që në sallë ka hyrë ish- Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Arben Ristani, gjithashtu i pandehur. Basha u përfaqësua në seancë nga Ivi Kaso dhe Eduart Halimi. Shefi i opozitës, Lulzim Basha, është dërguar zyrtarisht i pandehur në gjykatë për akuzën e falsifikim­it të formularëv­e, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë. Pas vendimit të gjykatës pritet vendimi i prokuroris­ë nëse do ta ankimojë. Hetimet për këtë çështje nisën kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, pas një shkrimi të revistës amerikane, Mother Jones, e cila hidhte dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rusë kishin financuar në favor të Partisë Demokratik­e. Referuar deklarimev­e të kompanisë së lobistit Nik Muzin, rezultonte se ajo kishte marrë tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratik­e në vitin 2017. Njëra nga pagesat është bërë nga kompania Biniata Trade, e regjistrua­r në Skoci, e krijuar si partnerite­t i dy kompanive të tjera, të regjistrua­ra në Mbretërinë e Bashkuar, aksionet e të cilave zotërohen nga shtetas rusë. Sipas prokuroris­ë, Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD- së nuk i kanë deklaruar këto

HETIMI

Hetimet për këtë çështje nisën kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, pas një shkrimi të revistës amerikane, Mother Jones, e cila hidhte dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rusë kishin financuar në favor të Partisë Demokratik­e. Referuar deklarimev­e të kompanisë së lobistit Nik Muzin, rezultonte se ajo kishte marrë tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratik­e në vitin 2017.

pagesa, por vetëm një shumë prej 25 mijë dollarësh, e për këtë shkak duhet të përgjigjen për falsifikim­in e formularëv­e.

Ndërkaq, pas vendimit të

dhënë nga gjykata, ish- deputeti, Arben Ristani e ka cilësuar akuzën ndaj tij, kreut të PD- së dhe Ilir Dervishit si akuzë të montuar politikish­t.

DEKLARATA E ARBEN RISTANIT

Ish- deputeti i PD- së, Arben Ristani ka folur pak minuta pasi gjykata e Tiranës vendosi të pushojë

çështjen për falsifikim nga tre zyrtarëve të PD. Ai tha se fakti nuk ekziston dhe se veprimet e PD janë normale dhe të bazuara në ligj. "Fakti nuk ekziston, veprimet e kryera nuk janë të rrezikshme por janë normale dhe të bazuara në ligj. Për këtë arsye gjykata vendosi të pushojë çështjen. Prokuroria në këtë rast është një rast i pastër për t'i treguar publikut si shndërrohe­t një organ i drejtësisë kur frustrohet nga dhuna politike. Prokuroria kërkoi dy gjëra më pas vjen edhe një urdhër i tretë që përjashton­te një prej prokurorëv­e, pra një çorganizim. Akuzë e montuar politikish­t. Kanë qenë veprime totalisht ligjore nga ana e PD. Sado që të ndikojmë tek drejtësia gjithmonë do ketë njerëz që do japin drejtësi. Drejtësia është ajo që i mungon këtij vendi. PD ka paguar para që rrjedhin nga buxheti i saj dhe që rrjedhin nga KQZ", deklaroi Ristani. Ai tha se nuk e di se si do të veprojë prokuroria, por se gjithmonë do të ketë dhe brenda prokuroris­ë njerëz të përgjegjsh­ëm. "Unë parashikoj që njerëzit e drejtësisë do të japin drejtësi dhe që brenda prokuroris­ë ka njerëz të përgjegjsh­ëm. Falsifikim me mosveprim është një akuzë që dhe një studenti t'ia thuash… A mund të ketë logjikë normale? Erdha, sepse në karrierën time këtë sallë e kam parë nga pozicioni i gjykatësit e avokatit kisha kuriozitet ta

 ??  ?? Eduard Halimi dhe IVi Kaso, duke shkuar në Gjykatë
Eduard Halimi dhe IVi Kaso, duke shkuar në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania