Gazeta Shqiptare

Vendimi i gjykatës së Tiranës për Bashën, reagon Taulant Balla: Teatër i turpshëm!

"Kush mendon se mund të mbyllet kështu e ka gabim"

-

TIRANË - Kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla ka reaguar pasi gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj kryedemokr­atit Lulzim Basha i akuzuar për falsifikim. Balla e quan teatër të turpshëm dhe thotë se kush mendon se kjo dosje e rëndë mund të mbyllet pa u hetuar aspak në themel dhe pa u marrë në pyetje gjithë persona e përfshirë e ka gabim. Sipas tij, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë duhet të hetojnë gabimet procedural­e me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë. "Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim. Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare. Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vetingut dhe që zbaton parimin ' kap çfarë të kapësh', shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëv­e dhe jo vetëm. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë duhet të hetojnë gabimet procedural­e me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë. Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesi­t të parave Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë", deklaron Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania