Gazeta Shqiptare

I vunë gjobë 21 mijë euro shokut të tyre, përfundojn­ë në pranga 2 agresorët e rrezikshëm

Gjobëvënia dyshohet për pazare droge në Itali, autorët të dënuar më parë Nikolin Fili dhe Eugen Liçi lëviznin me makinë me fenelina e sirena policie

-

Dy persona, të cilët janë emra të njohur për drejtësinë shqiptare janë arrestuar dje nga policia e Tiranës, pasi i kishin vënë gjobë prej 21 mijë eurosh një personi. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit Nikolin Fili, i njohur edhe me emrin Aldo Tafa dhe Eugen Liçi, alias Gentian Goxhaj ( Vasili) që ishin dënuar më parë. Sipas burimeve policore, këta dy persona që kishin në përdorim dy emra e mbiemra, i kanë kërkuar me dhunë shokut të tyre, Alvaro Saliaj, shumën prej 21 mijë eurosh, pasi me të kanë pasur probleme edhe jashtë shtetit. Ata kanë pretenduar se kanë tentuar të bëjnë vetëgjyqës­i, pasi Alvaro ua kishte borxh lekët, por janë zbuluar nga policia. Ndërkaq, mësohet se gjobëvënia është bërë për pazare droge që kishin të hapura në Itali. Dy personat në fjalë janë arrestuar në afërsi të Fushës së Aviacionit, ndërsa u është bllokuar edhe makina me të cilën lëviznin, e cila ishte pajisur me fenelina e sirenë policie.

ARRESTIMI

"Specialist­ët për hetimin e krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 2, pas informacio­neve të marra se dy shtetas i kishin vënë gjobë për dhënie parash një shtetasi dhe kishin lënë vendtakim për të marrë paratë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme Operaciona­le në DVP Tiranë, duke përdorur edhe metodat proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar ' TAKIMI'", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet se si rezultat i operacioni­t, në afërsi të Fushës së Aviacionit, është bërë i mundur bllokimi i automjetit me të cilin qarkulloni­n dy shtetasit e dyshuar N. F. alias A. T., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim policor nga Komisariat­i i Policisë Nr. 2 dhe E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, i kërkuar në Itali, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër- arresti për kryerjen e veprave penale "Bashkëpuni­m kriminal, me qëllim trafik droge". Ndaj shtetasit G. G., i cili ishte me masë sigurie "Arrest shtëpie" kanë nisur procedurat nga drejtësia shqiptare për njësim vendimi. Këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin i kishin vënë gjobë një shtetasi dhe kishin lënë vendtakimi për të marrë paratë. Në momentin e ndalimit të mjetit nga policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralit­ete të tjera shërbimeve të policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e policisë dhe pas verifikime­ve të kryera, rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikua­r, dy karta italiane të falsifikua­ra, të cilat i përdorte ky shtetas për t'iu shmangur identifiki­mit nga policia, si dhe një sasi parash. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: N. F. alias A. T., 37 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Durrës, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpuni­m", "Përndjekja", "Kanosja", "Vetëgjyqës­ia" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës". E. L. alias G. G.( V.), 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpuni­m", "Përndjekja", "Kanosja", "Vetëgjyqës­ia", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Falsifikim­i i dokumentev­e". Materialet e grumbullua­ra iu dërguan Prokuroris­ë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërme­ndur për veprime të mëtejshme.

AKUZAT

Nikolin Fili alias Aldo Tafa, 37 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Durrës, akuzohet për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpuni­m", "Përndjekja", "Kanosja", "Vetëgjyqës­ia" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës". Ndërsa

Eugen Liçi alias Gentian Goxhaj ( Vasili), 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, akuzohet për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpuni­m", "Përndjekja", "Kanosja", "Vetëgjyqës­ia", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Falsifikim­i i dokumentev­e".

 ??  ?? Operacioni i policisë
Operacioni i policisë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania